23 Prill 2024

Kryeministër mësuesit kanë pritur mesazhe mobilizimi nga ju e jo ofendime

Shkruar nga Rrahman Jasharaj

Kryeministër nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb  në vitet më të vështira të Kosovës.

Kryeministër shkollat në  Kosovë nga jashtë janë mjaft të bukura, por nga brenda janë tepër të thata sepse në to mungojmë mjetet elementare të punës. Mësuesi ynë ende punon vetëm me shkumës, shpuzë e tabele dhe në këto kushte arritjet në arsimin tonë janë të mira.

I nderuari Kryeministër punëtorët e arsimit në  Kosovë kishin pritur me entuziazëm  ardhjen tuaj  në krye të Qeverisë  me shpresën se ju do të dërgoni te ta mesazhe mobilizimi në shërbim të një arsimi edhe më të mirë.

Ata kanë pritur që ju do të uleni vazhdimisht dhe do të bashkëbisedoni me SBASHK-un, që është sindikata e tyre, dhe do të gjeni rrugëdalje për të gjitha shqetësimet.

Në vend të kësaj Ju kryeministër në disa  paraqitje publike  lënduat figurën e mësuesit  dhe zhvleftësuat punën e tyre nëpër dekada e vite duke deklaruar, pa bërë analiza nga ekspertët, se gjendja në arsim është shumë e keqe e duke shkuar më tutje se gjoja ata vetëm luajnë shah apo i bëjnë nxënësit e dy a tri ndërrimeve bashkë sa për të thënë se po punojnë, apo edhe se këtë mësuesit nuk kanë qenë nxënës e as studentë të mirë.

Kryeministër  nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb  në vitet më të vështira të Kosovës. Si ilustrim po kujtojmë    vrasjen nga pushtuesi serb  të mësuesit Halit  Geci.

Pas varrimit të tij mësuesit nuk ikën nga fshati po të nesërmen  vazhduan mësimin  duke mbajtur gjallë shpresat për liri e ardhmëri të Kosovës. 

Apo po kujtojmë vdekjen nga torturat e pushtuesit të drejtorit Haki Povataj dhe vazhdimin e punës në shkollën e tij dhe në të gjitha shkollat kudo në Kosovë.

I nderuari Kryeministër  nuk është mirë që të deklaroheni se nuk mërziteni për paralajmërimet për greva nga SBASHK-u.

Në vend të kësaj është më mirë të bisedohet me ta dhe me sindikatat tjera sepse kundër rritjes 4 % janë mësimdhënësit, po se po, por edhe gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe kjo është artikuluar përmes sindikatave të tyre në BSPK.

I nderuari Kryeministër  ua kemi thënë edhe të tjerëve e po ua themi publikisht edhe Juve se asgjë në arsimin e Kosovës  nuk mund të bëhet pa pajtueshmërinë e punëtorëve të arsimit dhe sindikatës së tyre.

 Ju mund t’i injoroni  kërkesat e Mësimdhënësve të artikuluara  përmes SBASHK-ut, por në këtë mënyrë po i dërgoni ata drejt grevave.

SBASHK-u është unik dhe di të bëj greva i nderuari Kryeministër, por atyre u ka ikur shpesh duke i dhënë përparësi zgjidhjes së çështjeve të ngritura përmes dialogut. 

Kryeministër shkollat në  Kosovë nga jashtë janë mjaft të bukura, por nga brenda janë tepër të thata sepse në to mungojmë mjetet elementare të punës.

Mësuesi ynë ende punon vetëm me shkumës, shpuzë e tabele dhe në këto kushte arritjet në arsimin tonë janë të mira.

Shteti duhet të financojë në arsim dhe të krijojë shkolla të shekullit 21  dhe të shtojë mobilizimin për punë përmes  bashkëbisedave me respekt e këshilla mobilizuese e jo me diktate e vlerësime ofenduese ndaj mësuesit dhe profesionit të tij të shenjtë. 

Kryeministër nga tani e tutje nga ju, në vend të deklaratave që lëndojnë, presim mesazhe  respekti  dhe  mobilizimi  në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsimin  e  Kosovës.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)