28 Shkurt 2020

Kriza ekonomike, kronikë e një dëshprimi të paralajmruar

Shkruar nga Fatjon Nanaj

“Kreditimi dhe kapitalet tregtare janë rritur shumë shpejt, me shumë pak transparencë dhe llogari.Përgatituni për një shpërthim që do të shkundë themelet e sistemit financiar perëndimor”.

Peter Warburton - analist financiar Britanik dhe fitues i disa çmimeve për parashikimet e tij financiare.

Kriza e fundit ekonomike që po përballin vendet më të fuqishme të botës por që me shumë mundësi shumë shpejt do të shndërrohet nga një stuhi në një uragan i cili do të shkarkojë fuqinë e tij mbi vendet e varfra dhe pa mundësi financiare për ti bërë ballë, na tregon në mënyrë të përsëritur deri në patetizëm për fatkeqësinë që sistemi financiar egzistues përfaqëson për njerëzimin.E gjithë bota qëndron në majë të një ndërtese themelet e të cilës janë të shtrembërta, ndërkohë që siguria e vetme që kjo ngrehinë ofron janë fitimet e pallogaritshme të atyre që kontrollojnë sistemin.Pangopshmëria e bankiereve për të fituar sa më shumë për përiudha kohe sa më të shkurtra tregon se edhe ato e kanë kuptuar se sistemi që ndërtuan nuk do të mund të qëndrojë në këmbë edhe për shumë kohë.Ky vrapim i shfrenuar drejt fitimeve kolosale dhe efektet e tij ngjajnë me grahmën e fundit të një të vdekuri të pandërgjegjshëm për ç’farë e priste deri në castin kur ajo(vdekja)e paralajmeruar e thirri.Te mjerët janë ato që mbeten peng të këtij sistemi i cili gllabëron të ardhmen e fëmijeve, e për më keq shpresën e tyre.Ky sistem i padrejtë e rrjepës ngjan me shitësin e drogës, “shpëtimtarin” që të zgjat jetën duke të shitur helm.Të varfërit (shtete dhe individë) janë viktimat e sistemit financiar me bazë interesin.Këto, ashtu si i droguari nuk kanë rrugë tjetër shpëtimi përvecse të bëhen edhe më të varur.Rrethi vicioz i ngritur për të mos lënë rrugdalje të tjera vazhdimisht ngushton rrezen tij duke kufizuar edhe ato hapsira që deri më dje ishin të lira për tu shfrytëzuar.

Efektet shkatërruese të një sistemi të tillë financiar me bazë interesin janë të shumta dhe shtrihen në të gjitha planet ku ekonomia operon, duke e korruptuar atë nga një ekonomi zhvilluese dhe me prespektivë e që mundëson mirqënie, në një mjet për pasurimin e disave në kurriz të të tjerëve.Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë do të paraqesim disa nga efektet shkatërruese që një sistem finaciar i bazuar në interesin paraqet për cdo shoqëri në përgjithësi dhe për shoqëritë e varfëra në veçanti.

Huatë me shpërblim kanë tendencë pasuruese në favor të të pasurve përkundër interesave të njerzëve të zakonshëm.Ato ushtrojnë efekte negative si në prodhim dhe në alokimin e burimeve ashtu edhe në ndarjen e pasurisë.Disa nga këto efekte janë edhe këto në vijim:

(a) Efektet shkatërrimtare në alokimin e burimeve

Kreditë në sistemin e sotëm bankar janë kryesisht në favor të atyre që me pasurinë që kanë mund të ofrojnë garanci të kënaqshme për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin prej tyre.Dr .Omer Chapra(kryekëshilltar në agjensine monetare të Arabisë Saudite)i përkufizon efektet e kësaj praktike në këtë mënyrë:

“Kreditë tentojnë të shkojnë drejt atyre që në fakt janë me “fat”, në vend të atyre që janë të zgjuar dhe të meritueshëm.Sistemi bankar si rrjedhim tenton të forcojë shpërndarjen e pabarabartë të kapitalit.Edhe Morgan Guarantee Trust Company , banka e gjashtë më e madhe në SHBA ka pranuar se sistemi bankar ka dështuar në finacimin e kompanive të vogla në forcim e sipër, si dhe të sipërmarrjeve kapitaliste, megjithëse sistemi pluskon në fonde.Sistemi bankar është i shkurajuar në lidhje me financimin konkurrues dhe e ka përqëndruar këtë financim tek kompanitë më të pasura kryesisht në kesh.Si rrjedhim ndërkohë që depozitat vijnë nga shtresat e gjëra të popullsisë përfitimet e tyre i shkojnë kryesisht të pasurve”.

Vëzhgimi i bërë më lart është lehtësisht i verifikueshëm nërpërmjet statistikave dhe të dhënave që ofrojnë bankat kombëtare të shteteve të ndryshme.Nga këto të dhëna pikërisht fakti se një përqindje e vogël e klientëvë të bankave zotërojnë apo kryejnë pjesën më të madhë të transaksioneve në vlerë, të bie në sy.

(b) Efektet shkatërrimtare në prodhim

Përderisa në një sistem me bazë interesin fondet sigurohen kundrejt garancive të forta dhe qëllimi i përdorimit të tyre nuk përbën kriterin bazë për akordimin e financimit, njerëzit inkurajohen të jetojnë përtej nevojave të tyre.Të pasurit nuk huazojnë vetëm për projekte prodhimi ,por edhe për të kënaqur tekat magallomane të tyre.Po ashtu edhe qeveritë nuk huazojnë vetëm për programe transparente zhvillimi, por edhe për harxhime luksi dhe projekte të motivuara nga ambicjet politike në vend të projekteve të bazuara në vlersime ekonomike të shëndetshme dhe reale.Huatë e pabazuara në projekte kanë ndihmuar vetëm në rritjen e borxheve shtetërore në masë të paimagjinueshme.Në kohët e sotme një zë gjithmonë e më të madh në buxhetet e shteteve përbën edhe borxhi shtetëror qoftë ky i jashtëm apo i brendshëm.Ky paradoks është aq i madh sa në disa shtete të varfra apo të ashtuquajtura në zhvillim borxhet ja kalojnë edhe shumave të parashikuara për investime në fusha imediate dhe jetike si në shëndetësi ,arsim, apo edhe infrastrukturë.

(c) Efektet shkatërrimtare në ndarjen e pasurisë

Aty ku biznesi financohet në bazë të interesit egziston një rrezik për padrejtësi si për huamarrësin, në rastet kur ky pëson humbje, ashtu edhe për financuesin, nëse huamarrësi përfiton shuma të cilat më pas nuk mundet ti shlyejë.Edhe pse të dy rastet e humbjeve kanë probabilitet të njëjtë në një sistem me bazë interesin dhe ka shumë raste kur pagimi i interesave ka sjellë shkatërrim total për tregtarë të vegjël, akoma në sistemin bankar egzistues padrejtësitë që i vijnë financuesve janë shumë më tepër të artikuluara dhe shqetësuese për shpërndarjen e drejtë të pasurisë.

Në kontekstin e kapitalizmit modern janë bankat që u vënë në dispozicion industrialistëve dhe tregtarëve paratë e depozituesve.Pothuajse të gjitha bizneset gjigande janë kryesisht të financuar nga banka apo institucione financiare.Në shumë raste fondet e nxjerra nga xhepat e sipërmarrësve të fuqishëm janë shumë pak në krahasim me fondet e huazuara nga njerzit e zakonshëm përmes bankave dhe institucioneve financiare.Nëse një sipërmarrës që ka vetëm 10 milionë të vetat huazon nga banka 90 miljonë duke ngritur një biznes përfitues kjo do të thotë që 90% e projektit është krijuar nga paratë e depozituesve, ndërsa vetëm 10% është gjeneruar nga parate vetjake.Nëse një projekt i tillë gjigand sjell përfitime të mëdha, vetëm një pjesë e vogël ( e interesit që normalisht në vende të ndryshme varion nga 2% në 10%) do tju shkojë depozituesve, inputi i të cilëve ishte 90% ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër do tu garantohet sipërmarrësve kontributi real i të cilëve ishte jo më shumë se 10%.Edhe kjo pjesë e vogël që u jepet depozituesve sërish nuk ju mbetet atyre sepse ju merret nga këto sipërmarrës të mëdhenj të cilët interesat që i detyrohën bankës i përfshijnë në koston e produkteve të tyre cka rezulton në rritjen e cmimeve.Rezultati neto në këtë rast është se i gjithë fitimi i këtyre sipërmarrjeve të mëdha shkon tek personat, inputi financiar i të cilëve është jo më shumë se 10% e investimit total, ndërkohë që personat që kontribuan financiarisht me 90% marrin asgjë në terma realë, sepse shuma e interesit që u jepet ripaguhet për cmimet e ngritura të produkteve dhe në disa raste kjo shumë kthehet në bilanc negativ në terma realë.

Tani cdokush e ka më të lehtë të imagjinojë , sesa ky sistem me bazë interesin ka kontribuar në pabarazinë e tmerrshme në sistemin e shpërndarjes së pasurisë dhe sa e madhe është padrejtësia e sjellë nga interesi tregtar modern për të gjithë shoqërinë, në krahasim me interesin e ngarkuar në huatë e vjetra të konsumit të cilat preknin vetëm disa individë.

Mënyra sesi sistemi i sotëm i bazuar në interes vepron në favor të të pasurve duke vrarë të varfrit shpjegohet qartazi nga James Robertson në vijim:

“Shtrirja e interesit në sistemin ekonomik rezulton në transferimin sistematik të parave nga ato që kanë më pak tek ato që kanë më shumë.Sërish ky transferim i burimeve nga të varfërit tek të pasurit na është bërë i qartë në mënyrë shokuese nga kriza e huasë e vendeve të botës së tretë.

Megjithatë kjo krizë është universale.Ajo është pjesërisht rezultat i faktit se ato që kanë më shumë para për të dhënë hua, marrin më shumë në interesa se ato që kanë më pak; pjesërisht sepse ato që kanë më pak shpesh kanë nevojë të huazojnë më shumë; dhe pjesërisht sepse kostoja e pagesave të interesave tani përbën një element substancial në koston e mallrave dhe shërbimeve, ndërkohë që të mirat dhe shërbimet e nevojshme përvijohen shumë më të mëdha në financat e të pasurve.Kur shikojmë sistemin e parave në këtë mënyrë dhe kur fillojmë të mendojmë, sesi ai duhet rindërtuar që të përmbushë funksionet e tij me drejtësi dhe efektivitet si pjesë e një ekonomie të përshtatshme dhe të mbrojtur, argumenti për një sistem monetar pa interes dhe pa inflacion bëhet i vështirë për tu pranuar për shekullin e njëzetë.”

I njëjti autor në një libër tjetër thotë:

“Transferta e të ardhurave nga të varfërit tek të pasurit, nga vendet e varfera tek ato të pasura përmes parave dhe sistemit financiar është sistematike...Një shkak i transfertës së pasurisë nga të varfërit tek të pasurit është mënyra sesi pagesa dhe marrja e interesit vepron në ekonomi”.

(d) Ekspansioni i parave artificiale dhe inflacionit

Derisa kreditë nuk kanë lidhje specifike me prodhimin aktual, financuesi pasi ka siguruar një garanci të qëndrueshme, normalisht nuk është i shqetësuar për mënyrën sesi fondet përdoren nga huamarrësi.Paratë e marra nga bankat dhe institucionet financiare nuk kanë lidhje me të mirat dhe shërbimet e prodhuara.Kjo krijon një çkoordinim serioz mes rezervave në para dhe prodhimit të të mirave dhe shërbimeve.Ky është padyshim një nga faktorët themelorë që shkakton ose nxit inflacionin.

Ky fenomen është rënduar deri në një shtrirje të frikshme si pasojë e karakteristikës së mirënjohur të bankave moderne zakonisht të emërtuar si “krijimi i parave”.Edhe librat elementarë të ekonomiksit shpesh me vetëkënaqësi shpjegojnë sesi bankat krijojnë para.Ky funksion magjik në dukje i bankave shpeshherë trajtohet si një nga faktorët që përkrah prodhimin dhe sjell prosperitet.Por iluzioni që fshihet pas këtij koncepti rrallë është zbuluar nga kampionët e sistemit modern bankar.

Bankat moderne janë duke krijuar para nga asgjëja.Ato lejohen të japin kredi në shuma dhjetë herë më të mëdha sesa depozitat që ato kanë.Monedhat dhe kartmonedhat e emetuara nga qeveritë si para të vërteta dhe të pangarkuara me interesa zënë sot një pjesë të parëndësishme në shumën totale të parave në qarkullim, pjesa më e madhe e të cilave janë para artificiale të krijuara nga huatë e lëshuara nga bankat.Sasia e parave të vërteta të emetuara nga qeveritë është zvogluar në mënyrë konstante ndërkohë që sasia e parave artificiale të krijuara nga bankat prej asgjësë ka ardhur në rritje të vazhdueshme.Spiralja e huave e ndërtuar mbi huatë, përbën tani pjesën më të madhe të rezervave në para.Duke marrë shembullin e Britanisë së Madhe, në bazë të statistikave të vitit 1997 sasia tërësore e parave në vend ishte 680 bilion paund, prej të cilave vetëm 25 bilion ishin emetuar nga qeveria në formën e monedhave dhe të kartmonedhave.E gjithë pjesa tjetër prej 655 bilion paund ishin krijuar nga bankat.Kjo do të thotë që para të vërteta jo në formën e borxheve mbeten vetëm 3.6% e tërë rezervës ndërsa 96.4% nuk janë vetëm se një flluckë e krijuar nga bankat.Gjatë dy dekadave të fundit përqindja e parave të krijuar nga bankat është rritur me shpejtësi galopante.Ky fenomen zbulon dy të vërteta.E para, ai tregon që 96.4% e rezervës së parave është e formuar nga borxhet, pra janë borxhe dhe jo para të vërteta dhe vetëm 3.6% janë para të vërteta të cliruara nga cdo lloj borxhi.Cdokush mund të imagjinojë sesi e gjithë ekonomia është projektuar nga borxhet.Së dyti, kjo do të thotë që 96.4% e shumës totale të parave në qarkullim në këtë vend nuk është asgjë tjetër, përvec shifrave të krijuara nga kompjuterat pa asnjë lidhje me botën reale.

Situata në SHBA është pothuajse e njëjtë.Patrick S.J Carmack dhe Bill Still e vëzhgojnë kështu këtë problem:

“Si ka mundësi që jemi në borxhe deri mbi kokë?Sepse ne po punojmë nën një sistem monetar të bazuar tek borxhi, në të cilin të gjitha paratë tona krijohen paralelilsht me një sasi ekujvalente borxhi që është projektuar dhe kontrollohet nga banka private për përfitimet e tyre.Ato krijojnë dhe huazojnë para me interes , ndërsa neve na ngarkohet borxhi...

....Kështu që edhe pse bankat nuk krijojnë para, ato krijojnë blloqe ceqesh të barazflefshëm me paratë dhe depozita duke formuar huadhënie.Ato për më tepër i investojnë një pjesë të këtyre parave të krijuara.Në fakt mbi një trilion dollarë prej këtyre parave të krijuara në mënyrë private janë përdorur për të blerë obligacione në treg të hapur, cka i siguron bankave afërsisht 50 bilion dollarë në interesa pa llogaritur interesat që ato i paguajnë disa depozituesve.Në këtë mënyrë bankat krijojnë rreth 90% të parave duke shkaktuar po ashtu rreth 90% të inflacionit.”

Edhe pse teoria e sasisë konvencionale të parave sygjeron disa mjete për të kontrolluar rezervat e parasë përfshi kontrollin e përqindjes së interesit nga qeveria, këto ndreqje nuk janë kura për këtë lloj sëmundjeje.Këto janë masa të përkohshme që për më tepër kanë edhe ato efektet anësore që e nënshtrojnë ekonominë ndaj tronditjeve të cikleve të biznesit.Michael Rowbotham me saktësi ka vërejtur se :

“ Qeveria e bën menaxhimin monetar duke ulur ose rritur shkallën e interesit.Kjo sipas rastit inkurajon ose shkurajon huamarrjen duke shpejtuar ose ngadalsuar krijimin e parave dhe rritjen e ekonomisë...Fakti që përmes kësaj mënyre njerzit dhe bizneset me borxhe të papaguara mund të goditen në mënyrë të papritur në borxhet e tyre, thjesht si një mjet për të shkurajuar apo frenuar huamarrësit potencialë, është një padrejtësi tërësisht e humbur në një bindje thuajse religjioze që rrethon këtë ideologji...

...Kjo mënyrë e kontrollimit të bankave, inflacionit dhe rezervave në para sigurisht funksionon; ajo funksionon si një hanxhar që punon për të gdhendur roston e pulës.Një ekonomi që varet nga huamarrja për të garantuar rezervat në para, e mbështetur në një sistem financiar në të cilin si borxhet dhe rezervat në para janë logjikisht të lidhura mes tyre drejt ngritjes, është e dënuar për shkak të huamarrjeve që është detyruar të marrë përsipër.Shumë huamarrës të mëparshëm janë katandisur deri në gjendje falimentimi: shtëpitë janë tjetërsuar, bizneset janë shkatërruar dhe milionat kanë dalë jashtë përdorimit sepse ekonomia është zhytur në recension.Derisa inflacioni dhe zhvillimi shumë i shpejtë nuk mendohen më si rrezik, huamarrja shkurajohet dhe ekonomia kthehet në një det stanjacioni plot me mjerim njerzor.Sigurisht, jo shumë shpejt nga kjo vijmë te fakti që problemi është pamjaftueshmëria e kërkesës kështu që duhet të ulim shkallën e interesit dhe të presim që të rikthehet besimi i konsumatorit dhe klima pozitive për të investuar.Cikli i biznesit fillon i gjithi nga fillimi – Nuk mund të ketë pranim më të madh të papërshtatshmërisë absolute të ekonomiksit modern për të kuptuar dhe rregulluar sistemin financiar përvecse përmes këtij kurthi që vepron në masë dhe që pasohet nga goditje të të gjithë ekonomisë.Është një politikë e cila kortezhon paligjshmërinë po aq sa thyen moralin, në mënyrën arrogante me të cilën kontrata financiare e huasë efektivisht rishkruhet, përmes fuqisë për të mbledhur interesa pafundësisht variabël.”

Për më tepër paratë pa bazë të krjuara nga bankat dhe institucionet financiare tanimë janë subjekt i tregtisë spekulative në formën e derivativëve nëpër tregjet ndërkombëtare.Kjo do të thotë që nëse në fillim pretendimet mbi paratë janë trajtuar si para, tani pretendimet mbi pretendime janë duke u trajtuar si të tilla.Sipas vlerësimeve mbi 150 trilionë dollarë të vlerësuara në derivativë qarkullojnë në botë, nderkohë që GDP e përbashkët e 188 shteteve të botës është vetëm rreth 30 trilionë dollarë.Pothuajsë 80% e kësaj tregtie zotërohet nga dy duzina bankash të mëdhaja apo fonde investimesh.Si rrjedhim e gjithë ekonomia botërore është kthyer në një tullumbac gjigand i cili fryhet cdo ditë nga hua dhe transaksione financiare të reja që nuk kanë lidhje me ekonominë reale.Ky tullumbac gjigand është krejtësisht vulnerabël ndaj tronditjeve të tregjeve dhe mund të pëlcase në cdo kohë.Kjo në fakt ka ndodhur disa herë në të kaluarën e afërt.Kur Tigrat e Azisë arritën në buzë të kolapsit total efektet e këtij shoku u ndjenë në të gjithë botën në masë të tillë sa media filloi të bërtasë se ekonomia po jep frymën e fundit.Edhe një herë po i rikthehemi James Robertson i cili në veprën e tij ekselente “Transformimi i Jetës Ekonomike:Një Sfidë e Mijëvjecarit”komenton si vijon në lidhje më këtë cështje:

“Imperativi < Paratë duhen shtuar >është ekologjikisht shkatërrues... Ai gjithashtu rezulton në shmangien masive të përpjekjeve, nga prodhimi i të mirave dhe shërbimeve të dobishme për tek bërja e parave nga paratë.Të paktën 954 bilionë nga bilionat e dollarëve që transferohen cdo ditë përqark botës janë transaksione të pastra financiare dhe pa lidhje me transaksionet e ekonomisë reale.

Njerëzit gjithmonë e më shumë po përjetojnë funksionimin e parave , bankave dhe sistemit financiar si joreal, të pakuptueshëm, të papërgjegjshëm, të pashpjegueshëm , të shfrytëzuar dhe jasht kontrolli.Pse duhet ato të humbin shtëpitë dhe punët si rezultat i një vendimi financiar të marrë në kahun tjetër të botës?Pse duhet që paraja kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe sistemi financiar të përfshijë transferimin sistematik të pasurisë nga njërëzit e varfër tek të pasurit dhe nga vendet e varfëra tek ato të pasura?Pse dikush nga Singapori mundet të luajë kumar në bursën e Tokios dhe nga kjo të vijë kolapsi i një banke në Londër?...Pse të rinjtë që tregtojnë dervativë në Londër marrin bonuse vjetore më të mëdha se buxheti vjetor i shkollave fillore?A na duhet vërtetë një sistem financiar i tillë?Edhe financieri George Sores ka deklaruar(“Capital Crimes”, Atlantic Monthly, January, 1997) që “ intensifikimi i pandërprerë i kapitalizmit pa ndërhyrje dhe zgjerimi i rolit të tregut në të gjitha fushat e jetës po rrezikon shoqëritë e hapura dhe demokratike.Armiku më i madh i shoqërive të hapura , besoj unë, nuk është më komunizmi por kërcënimi kapitalist.”

E gjithë kjo situatë tmerruese me të cilën përballet e gjithë bota është rrjedhojë logjike e dhënies së një fuqie të pafre një sistemi financiar të bazuar në interes.A mundet akoma ndokush ti qëndrojë mendimit se interesi tregtar është një transaksion i “pafajshëm”.Në fakt terrori ndërkombtar i shkaktuar nga interesi tregtar është shumë më i madh se huatë me kamatë që prekin vetëm disa individë.

Aspektet e trajtuara janë vetëm disa nga efeket shkatërruese të sistemit financiar me bazë interesin.Edhe pse bota vazhdon të përballet me një problem të tillë aktualisht, në fakt ky është një problem i lashtë i cili ka shoqëruar njerzimin nga koha kur filloi shkëmbimi i mallrave mes njerëzve për të përballuar nevojat e tyre të vecanta.Interesi në marrdhëniet financiare ka gjetur trajtim të vecantë edhe në kushtetutën e Islamit apo në Kur’anin famëlartë.Padyshim që një cështje e tillë që afekton kaq shumë shoqërinë nuk mund të mbetej jashtë fokusit të librit i cili vendos bazat e moralit dhe të drejtësisë në shoqërinë njerzore.Ne Kur’anin famëlartë cështja e kamatës(në arabisht riba)përmendet në disa ajete që i përkasin sureve të ndryshme.Kura’ni në mënyrë graduale ka kaluar nga përmendja e kamatës si një vepër që nuk ngre peshë tek zoti i botëve, në një vepër që përbën mëkat dhe së fundi në ndalimin e aplikimit të saj në shoqëri.

Kamata fillimisht përmendet në suren Er-rum, një sure mekase ku thuhet:”Dhe cka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerzëve, ajo nuk do të shtohet tek Allahu..” (Er-rum 30:39)Sikurse kuptohet nga përmbajtja e ajetit, fillimisht kamata konsiderohet si një veprim që mundëson përfitime, por këto i përkasin vetëm kësaj bote dhe nuk luajnë rol pozitiv tek përfitimi që njeriu ka prej zotit të tij.

Verseti i dytë i përket sures El-nisa ku termi kamatë(riba) përmendet në kontekstin e një akti mëkator të praktikuar prej Hebrenjëve në këto fjalë:

“Dhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar...” (Al-nisa 4:161)

Në versetin e tretë të sures Ali-Imran ndalimi i kamatës përmbahet në fjalët që vijojnë:

“ O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e)Allahut ashtu që të gjeni shpëtim.”(Ali-Imran 3:130).Ky është ajeti ku përfundimisht besimtarëve ju ndalohet praktikimi i kamatës ndërkohë që nënvizohet fakti se kjo është rruga e shpëtimit.

Një cështjë tjetër e parashtruar në Kur’an është edhe pretendimi i disave se në fakt huaja me shpërblim apo kamata, nuk është vecse një marrdhënie normale shit-blerjeje që përfshihet në kuadrin e tregtisë.Përgjigjja që Kur’ani jep në lidhje me këtë është :

“Ata që e hanë kamatën,ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i cmenduri nga të prekurit e djallit.Këtë ngase ata thanë:”Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse kamata!” e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën.Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe ceshtja e saj mbetet te Allahu, e kush e përsërit (pas ndalmit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar.Ska dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.O ju që besuat, kinie frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë pre asaj që ka mbetur nga kamata.E në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të dërguarin e tij.E nëse jeni penduar, atëherë juve u takon kryet e mallit tuaj, askë nuk dëmtoni, as vetë nuk dëmtoheni.Po në qoftë se ai (broxhliu) është në gjëndje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një clirim.E t’ja falni (borxhin) në emër të lëmoshës,ajo, nëse e dini, është shumë më mirë për ju.Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.” (El –bekare 2: 275-281)

Pikërisht bazuar në versetet Kur’anore të cituara më lart juristi dhe filozofi i famshëm i historisë islame, imam Gazaliu (ka jetuar 9 shekuj më parë) ka arritur të kuptojë efektet shkatërruese të kamatës pa pasur nevojë të analizojë dhe të shqyrtojë njohuritë e ekonomiksit të akumuluara shumë më vonë dhe për më tepër të përjetojë praktikën moderne të sistemit financiar me bazë interesin.E bukura qëndron në faktin që arsyetimet e propozuara nga imam Gazaliu tingëllojnë aq aktuale saqë të duket sikur studiuesit e sotëm vetëm regjistrojnë atë pjesë të historisë ekonomike që dikush e kishte paralajmëruar me kohë.Imam Gazali ka parashtruar mendimin e tij në lidhje me natyrën e parasë në një kohë kur teoritë perëndimore mbi paratë ishin inekzistente.Ai thotë:

“Krijimi i dirhemeve dhe dinarevë(parave) është një dhuratë e Allahut...Ato janë gurë që nuk kanë përdorim ose dobishmëri të brendshme(në thelb), por të gjithë njerëzit kanë nevojë për to, sepse cdo person ka nevojë për një numër të madh artikujsh për tu ushqyer,veshur etj, dhe shpesh ky person nuk ka atë që i nevojitet por ka dicka që nuk i nevojitet...Si rrjedhim transaksionet e shkëmbimit janë të paevitueshme.Por duhet të ketë një masë në bazë të cilës cmimi mund të përcaktohet, sepse artikujt e shkëmbyer nuk janë as të të njëjtit lloj as të të njëjtës masë prej së cilës mund të përcaktohet se cila është sasia e drejtë e një artikulli për tu shkëmbyer kundrejt vlerës së një artikulli tjetër.Për këto arsye të gjitha këto artikuj kanë nevojë për një ndërmjetës që të gjykojë vlerën e tyre të saktë...Për këtë arsye Zoti i gjithëfuqishëm ka krijuar paranë si gjykues dhe ndërmjetës mes të gjithë artikujve, kështu që të gjithë objektet pasurorë maten përmes tyre...dhe qënia e tyre si masë për vlerën e të gjithë artikujve bazohet në faktin që ato(paratë) nuk janë qëllim në vetvete.Sikur të ishin qëllim në vetvete, dikush mund të kishte një synim të posacëm për ti mbajtur ato, cka mund tu kishte dhënë atyre vlerë më të madhe në përputhje me synimin e tij, ndërsa dikush që nuk e kishte këtë synim nuk do tu kishte dhënë një rëndësi të tillë dhe si pasojë i gjithë sistemi do të trazohej.Kjo është arsyeja pse Allahu i ka krijuar ato, që të mund të qarkullohen nëpër duar dhe të shërbejnë si një gjykatës i drejtë mes artikujve të ndryshëm dhe si një mjet për të përvetësuar sende të tjera...Kështu që, ai që zotëron ato është njësoj sikur të zotëronte cdo gjë, përkundrazi ai që zotëron një rrobë, për shkakun se ai zotron vetëm një rrobë, nëse i nevojitet ushqim, zotëruesi i ushqimit mund të mos jetë i interesuar të shkëmbejë ushqimin e tij me rroba, sepse mund ti duhet një kafshë për shembull.Prandaj nevojitej një gjë që në aparencë është asgjë ndërsa në esencë gjithcka.Kjo gjë që nuk ka një formë të vecantë, mund të ketë forma të ndryshme në marrdhnënie me gjëra të tjera, si një pasqyrë që nuk ka ngjyrë por i reflekton të gjitha ngjyrat.Ky është pikërisht rasti i parave.Ato nuk janë qëllim në vetvete por janë një instrument për të përmbushur të gjitha qëllimet...

Prandaj një person që përdor paranë në një mënyrë që vjen në kundërshtim me qëllimin e saj bazik,shpërfill bekimin e Allahut.Për këtë arsye kushdo që i grumbullon(krijon rezerva) paratë është duke bërë padrejtësi ndaj tyre dhe po shkatërron qëllimin e tyre real.Ai i ngjan atij që mban të burgosur një sundimtar...

Dhe kushdo që kryen transaksione me interes me paratë, gjithashtu është duke shpërfillur bekimin e Allahut dhe po shkakton padrejtësi sepse paraja është krijuar për gjerat e tjera dhe jo për vetveten.Ai që filloi të bënte tregti me vetë paranë e ka bërë atë një objektiv të kundërt me urtësinë që qëndron pas krijimit të saj sepse është padrejtësi të përdorësh paranë për një qëllim të ndryshëm nga ai për të cilin ajo u krijua...Nëse lejohet të tregtohet vetë paraja ajo do të bëhet qëllim i fundëm dhe do të mbetet e burgosur në rezervat që njerzit krijojnë.Dhe të burgosësh një sundimtar apo të ndalosh një postier që të shpërndajë mesazhet e tij nuk është tjetër vetëm se padrejtësi.”

Kjo analizë e përmbledhur dhe gjithpërfshirëse mbi natyrën e parasë e bërë nga imam Gazaliu rreth 9 shekuj më parë pranohet si e vërtetë nga ekonomistët që erdhën shekuj më vonë.Që paraja është vetëm një mjet shkëmbimi dhe matëse e vlerës është pranuar universalisht nga thuajse të gjithë ekonomistët e botës, por fatkeqsisht një numër i madh i këtyre ekonomistëve kanë dështuar të kuptojnë përfundimin logjik të këtij koncepti, aq qartë të shpjeguar nga imam Gazaliu: që paraja nuk duhet trajtuar si një mall me të cilin mund të bëhet tregti.

Sendet klasifikohen në 2 grupe, në ato të grupit të parë që emërtohen si “sende konsumi” dhe sendet e grupit të dytë apo grupit më të lartë që emërtohen si “ sende prodhimi”.Derisa paratë nuk kanë vlerë të brendshme ato nuk mund të përfshihen në grupin e parë apo në “sendet e konsumit” prandaj shumë ekonomistë duke mos pasur alternativë tjetër i kanë përfshirë ato në grupin e dytë pra në “sendet e prodhimit”, megjithëse është e vështirë të parashtrohen argumenta të shëndetshme për të mbështetur këtë pikëpamje.Ludvig Von Mises, ekonomisti i mirënjohur i shekullit të kaluar ka trajtuar në detaje këtë temë.Ai thotë:

“Natyrisht që nëse marrim për bazë ndarjen e dyfishtë të sendeve si shteruese, na duhet të kënaqemi duke e vendosur paranë në njërin apo tjetrin grup.Ky ka qënë qëndrimi i shumicës së ekonomistëve; dhe derisa ka qënë tërësisht e pamundur që paraja të quhej një send konsumi, alternativa e vetme e mbetur ka qënë që të quhej send prodhimi.Është e vërtetë që shumica e ekonomistëve e përfishijnë paranë mes sendeve të prodhimit.Megjithatë, argumentat nga kushdo autoritet janë të pavlerë, e vërteta e një teorie qëndron në arsyetimin e saj, jo në mbështetesit e saj, dhe me gjithë respektin për të gjithë mjeshtrit, duhet thënë që ato nuk e kanë justifikuar në mënyrë të themeltë qëndrimin e tyre në lidhjë me cështjen.” Në fund ai thotë:

“Nisur nga ky këndvështrim ato sende që përdoren si para janë në të vërtetë sic i ka cilësuar Adam Smith ‘ rezervë e vdekur... që prodhon asgjë .”

Ky autor mbështet teorinë e Kienit sipas të cilit paratë nuk përfishihen në asnjërin grup; ato janë një mjet shkëmbimi.Rezultat logjik i këtij qëndrimi duhet të ishte përfundimi që paratë nuk duhet të konsiderohen si një instrument që lind para të tjera, as një send i tregtueshëm, kur shkëmbehet me një tjetër pare të së njëjtës vlerë, sepse pranimi se paraja nuk është as një send konsumi dhe as një send prodhimi por thjesht një mjet shkëmbimi nuk lë vend për ta bërë atë objekt të një tregtie fitimprurëse.Imam Gazali ka pranuar konceptin e “mjetit të shkëmbimit” si një qëndrim logjik.Ai konkludon se kur paraja shkëmbehet me para të së njëjtës vlerë ato nuk duhet të shndërrohen në mjet që gjeneron fitim nga ky shkëmbim.Ky qëndrim i imam Gazalit që e ka bazën në Kur’an dhe thëniet e profetit Muhamed a.s është pranuar edhe nga disa dijetarë realistë në shoqëritë ku dominon interesi.Shumë prej tyre pasi janë përballur me pasojat e rënda të sistemeve financiare të bazuara në tregtinë e parave kanë pranuar se rrënimi i ekonomive të tyre është shkaktuar inter alia edhe si rrjedhojë e faktit që paraja është përdorur jo në funksionin e saj primar si mjet shkëmbimi.

Gjatë depresionit të madh në vitin 1930 një “Komitet i Krizës Ekonomike” u krijua në Dhomën e Tregtisë në Sauthempton.Komiteti përbëhej nga dhjetë antarë dhe kryesohej nga z.E. Dennis Mundy.Në raportin e tij komiteti ka sqaruar shkaqet thelbësore të krizës në nivel të tregtisë kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka sygjeruar disa masa për të tejkaluar krizën.Pasi shpjegon disa nga grackat e sistemit financiar egzistues njëri nga rekomandimet e komitetit është :

“ Për të garantuar që paraja të përmbushë funksionin e saj parësor dhe të vërtetë si një mjet shkëmbimi është e dëshirueshme që ajo të pushojë së tregtuari si një mall.”

Natyra e vërtetë e parasë që duhet të ishte vlerësuar si princip bazë e sistemit financiar ka mbetur e shpërfillur për shekuj, por sot ajo po njihet nga ekonomistët modernë.Prof. John Gray(i universitetit të Oksfordit)në veprën e tij të fundit False Dawn(Fillim i gabuar) vëren sa më poshtë:

“Në mënyrë kuptimplotë, ndoshta transaksionet e shkëmbimit me jashtë kanë arritur tani shumën mahnitëse prej rreth 1.2 trilion dollarë në ditë , mbi pesëdhjetë herë më shumë se niveli i tregtisë ndërkombëtare.Rreth 95% e këtyre transaksioneve janë me natyrë spekulative, shumë prej të cilave konsistojnë në instrumenta financiarë derivative të rinj dhe kompleksë të bazuara në ‘future’ dhe ‘options’.Sipas Michael Albert, volumi ditor i transaksioneve të shkëmbimit në tregjet e jashtëme të botës arrin në 900 bilionë dollarë – shumë e barabartë kjo me GDP- në vjetorë të Francës dhe 200 milion më e madhe se rezerva në monedhë të huaj e bankave qëndrore të botës.Kjo ekonomi financiare dhe virtuale ka një fuqi të tmerrshme përçarëse ndaj shtrirjes së ekonomisë reale,sic u pa edhe në kolapsin e bankës Earings në vitin 1995, banka më e vjetër në Angli.”

Pasojat shkatërruese të një tregtie të tillë të panatyrshme janë shpjeguar sërish nga imam Gazali në një tjetër pasazh ku ai thotë:

“Interesi (ribaja) është e paligjshme sepse ajo i frenon njerëzit nga sipërmarrja e aktiviteteve të vërteta ekonomike.Kjo për arsye sepse kur një person lejohet të fitojë para në bazë të interesave qoftë në transaksione të kryera aty për aty apo të shtyra në kohë, kjo mundëson fitime të arritura lehtësisht pa u shqetësuar të riskojë dhe të angazhohet në aktivitet të vërtetë ekonomik.Kjo shkon përkundër interesave reale të njërzimit, sepse interesat e njerzimit nuk mund të sigurohen pa aftësi të vërteta tregtare, pa industri dhe ndërtim.”

Duket që imam Gazali në kohë të hershme kishte kuptuar fenomenin e faktorëve monetar që mbizotërojnë ndaj prodhimit, duke krijuar një boshllëk të madh mes rezervave në para dhe furnizimeve në mallra cka po shfaqet sot si shkaktar kryesor i inflacionit, pothuajse i njëjtë me “potencialin e tmerrshëm” të të bërit tregti me para sic është shpjeguar më lart me ekstraktet e John Grey dhe James Robertson.Paraja si një mjet shkëmbimi dhe si masë vlere nuk mund të konsiderohet si një “send prodhimi” që sjell fitim sic prezumohet nga teoritë e interesit.Paraja është një ndërmjetës dhe duhet lënë të luajë rolin e saj eskluziv.Ta bësh atë objekt tregtie më qëllim fitimi do të thotë të cënosh të gjithë sistemin monetar dhe të rrezikosh mirëqënien dhe moralin e të gjithë shoqërisë.

Janë pikërisht argumentat e paraqitura më lart që na bëjnë të pranojmë se kriza nuk lindi sot ashtu, papritur.Se ajo është projektuar në kohë përmes praktikave kriminale që vjedhin me ligjin në krah.Akoma më e papranueshme është rruga e propozuar për zgjidhje.Qeveritë po subvencionojnë bankat apo kusarët me paratë e viktimave.Po a ka rrugë tjetër?Në një kohë kur vetë qeveritë janë kredimarrësit më të mëdha përfshi këtu edhe qeverine më të fuqishme në botë SHBA-të që ka gjithashtu një sasi borxhi mjaft të madh, zgjidhjet nuk janë të lehta.Një gjë është e sigurtë,që subvencionimi nuk është zgjidhje.Ai vetëm zgjat jetën e këtij sistemi të korruptuar në thelb, që është i pamundur të ofrojë vec krizave dhe padrejtësisë.



Autori eshtë student i Fakultetit të Drejtësisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)