07 Dhjetor 2021

Krimi serbo-sllav dhe heshtja e drejtësisë ndërkombëtare

Shkruar nga Adem Lushaj

Edhe pas njëzet e dy viteve, drejtësia vendore e ndërkombëtare, po hesht për krimin e kryer në Irzniq dhe Beleg të Deçanit. Njëzet dy vite pritje dhe ankth, për shumë familje që kanë humbur më të dashurit e tyre. Edhe pas këtyre viteve, asnjë i arrestuar. Kryerësit e këtij krimi, kanë emër dhe mbiemër. Thonë: "drejtësia vonon, e dikur do vepron"!

Çfarë kishte ndodhur me 29 dhe 30 mars 1999!

Pas dështimit të bisedimeve ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, në Konferencën e mbajtur në Rambuje të Francës (ngase pala serbe nuk kishte pranuar të nënshkruan marrëveshjen me palën kosovare), më 24 mars të vitit 1999, Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s, kishin filluar bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë, sikurse edhe në Serbi dhe Mal të Zi.

Njëjtën kohë, luftimet mes forcave të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe dhe luftëtarëve të lirisë, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdonin pa ndalë. Kështu që më, 28  mars 1999, në fshatin Pozhar, ishte zhvilluar “Beteja e Pozharit”, e ku në altarin e lirisë kishin rënë, Elez Gecaj nga Lluka e Poshtme dhe Maxhun Berisha nga Prapaçani.

Në këtë betejë, forcat serbo-sllave, kishin pësuar humbje të mëdha. Mirëpo, forcat serbe në shenjë hakmarrje kishin ndërmarr një ofensivë të egër ndaj popullatës civile që ishin strehuar në Irzniq dhe Beleg.

Kështu që, më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, forca të shumta policore, paramilitare dhe ushtarake serbo-sllave, nuk kishin kursyer askënd, as fëmijët, e as gjininë femërore.

 Nuk e kishin kursyer, as 17 vjeçarin, F. V. Nuk e kishin kursyer as moshatarin e tij, J. M, kufomën e të cilit e kishin hedhur në bunar. Kriminelët, duke dashtë të fshehin krimin, kishin djegur kufomat e dhjetëra qytetarëve.

Plaku (tashmë i ndjerë), Ahmet Dervishaj, në dëshminë e tij të dhënë më 06 gusht 1999, kishte rrëfyer për ofensivën vrasëse të ndërmarr në familjen Dervishaj dhe Dacaj.

 “Edhe në varr do më kujtohet tmerri i asaj dite. Ishte data 29 mars 1999, kur kriminelët serbo-sllavë, me gjuajtjet e tyre të njëpasnjëshme, na detyruan që të largoheshim nga fshati ynë. Unë, nuk arrita të largohem, ngase më kapën forcat serbe. Ata, më dërguan në shtëpinë e Himë Dervishaj, kushëririt tim.''

''Aty, në korridorin e shtëpisë së tij, e gjeta Himën e vrarë. Nuk vonuan shumë, kur e sollën edhe vëllain e tij (Tahirin) të vrarë. Unë, isha fshehur pas derës së një kthine të vogël (çarranik), kur e sollën kufomën e Tahirit, afër të Himës.''

''Ua futën zjarrin që t’i djegin kufomat. Pasi që serbët u larguan, duke mos më vërejt pas derës, shkova dhe e shuajta zjarrin, duke mos lënë që kufomat e tyre të digjen”, kishte deklaruar, Ahmet Dervishaj, në dëshminë e tij të dhënë për ICG.

Njëri nga dëshmitarët e kësaj ngjarje është, Mehmet  Mazrekaj, nga Dranoci, dëshminë e tij e kishte dhënë në Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, në rastin kundër Millosheviçit dhe të tjerëve.

Ai, kishte dëshmuar për ngjarjen e ndodhur në Beleg, ku ishin tubuar qytetarë të Belegut, Dranocit, Sllupit, Hulaj, Hereq, Gllogjan, Irzniq, Loxhë, etj. Mehmet Mazrekaj, ka rrëfyer hollësisht për rastin, ku janë vrarë dhe zhdukur, mbi 40 persona.

“Ishim tubuar në fshatin Beleg, së bashku me bashkëqytetarët e fshatit Drenoc dhe fshatrave tjera të Deçanit, Pejës dhe Gjakovës. Ndërkohë, forca të shumta ushtarake, paramilitare dhe policore serbo-sllave, të maskuara në forma të ndryshme, kanë ardhur në Beleg, duke na maltretuar, plaçkitur, vrarë, dhe ende kemi dhjetëra qytetarë të zhdukur”, ka treguar Mazrekaj, të cilin "Zoti e kishte shpëtuar nga xhelatët".

Në Irzniq, janë vrarë:

Zeqë Dervishaj
Tahir Dervishaj
Himë Dervishaj
Hajdin Dervishaj
Shkurte Dervishaj,
Tahir Dacaj dhe
Hajdar Dacaj

Ndërsa, në Beleg janë vrarë dhe zhdukur:

Daut Aliçkaj,  
Naim Vishaj,
Nezir Vishaj,
Hysni Binakaj,
Gëzim Vishaj,
Qazim Hulaj,
Ali Kadrijaj,
Shaban Kadrijaj,
Jetmir Mazrekaj,
Shaqë Binakaj,
Malë Vishaj,
Mujë Vishaj,
Zymer Binakaj,
Fatmir Vishaj,
Faton Vishaj,
Zenel Vishaj,
Hamit Zukaj,
Rexhep Neziraj,
Brahim Zukaj,
Hazir Zukaj,
Ramë Kilaj,
Smajl Ukëhaxhaj,
Hajdar Mazrekaj,
Nekë Binakaj,
Sahit Mazrekaj,
Sundim Mazrekaj,
Hasan Mazrekaj,
Misin Tolaj,
Xhevat Tolaj,
Isa Tolaj,
Shaban Nitaj,
Mehmet Tolaj,
Haxhi Kadriaj,  
Arif Mazrekaj,
Afrim Haderxhonaj,
Bashkim Haderxhonaj,
Muhamet Haderxhonaj,
Xhevdet Haderxhonaj,
Ali Mazreaj,
Beqir Dervishaj,  
Tafë Dinaj dhe
Ragip Morina

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2021 - Zyra e Rregullatorit për Energji organizon konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës ku edhe do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bën lansimin e Raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  "Heronjtë e Kosovës" në Hoçë të Vogel. (Fshati Hoçë, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera feministe organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial, si dhe projektligji për patentat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe  planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)