20 Prill 2024

Krenar që isha pjesë e luftës së shenjtë të UÇK-së

Shkruar nga Albert Bucolli

Lufta e shenjtë e UÇK-së ishte një luftë e një populli, që kërkonte LIRI dhe ka pas vetëm një qëllim, Çlirim nga okupatori fam keq Serb.

Prandaj, nuk mund të denohet dhe nuk do të mohohet, sepse këtë e kanë bërë dhe do ta bëjnë të gjithë popujt e okupuar!

Asnjë gjykatë nuk do të mund të vendos dhe gjykoj çlirimtarët, të cilët luftuan spastrimin etnik dhe represionin shekullor.

Ushtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së kanë dëshmuar, që ata kishin të drejtë, prandaj edhe çdo akuzë do të përfundoj më liri për çlirimtarët dhe për këtë jam i bindur.

Ju do të dilni faqebardhë si në çdo sfidë tjetër dhe unë jam krenar që isha bashkëluftetar dhe bashkarisht kemi bërë kthesen historike të popullit dhe kombit tonë, mbi të cilën luftë dhe sakrificë është krijuar shteti i Kosovës.

Fatëkeqësisht për këto akuza të pabaza kanë kontribuar edhe disa të ashtuquajtur shqiptarë, të cilët për interesa personale, që i shijojnë sot nepër vende të ndryshme të Evropës, kanë shpifur dhe krijuar raste të paqena, vetëm për të përfituar dokumente (leje qëndrim) dhe kanë krijuar dëshmi fallco.

Për shpifje ndaj UÇK-së duhet hetuar dhe dënuar shpifësit të cilët nuk po dëmtojnë vetëm individë, por luftën e shenjtë të liri dashësve.

Në fund, sëcilit shqiptarë që i gëzohet akuzave ndaj çlirimtarëve qoftë i turpëruar, sepse falë luftës edhe ata gëzojnë lirinë.

Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!

/Autori është ish Ushtar i UÇK‘s/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)