15 Shkurt 2019

Kosova synon të arrijë marrëveshje në Ballkan

Shkruar nga Hashim Thaçi

Këtë vit Kosova festoi 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Është kohë e përshtatshme për festë dhe reflektim për popullin tonë dhe aleatët tanë.

Kosova është një demokraci e re, e qëndrueshme dhe e begatë, që synon të bashkohet me BE-në dhe NATO-n si shumica e fqinjëve dhe partnerëve të saj. Por, rruga përpara është e gjatë dhe e mbushur me pengesa.
 
Ne besojmë që Kosova është treguar një partner i besueshëm ndaj BE-së. Ne i ndajmë të njëjtat qëllime. Jemi angazhuar në mënyrë aktive në dialog me Serbinë, një proces që unë jam krenar që e udhëheq për shumë vite.

Atyre që u kujtohen luftërat e tmerrshme të viteve 1990, do ta kuptojnë rëndësinë e kësaj përpjekjeje. Kosova ka qëllime dhe pritshmëri të qarta nga përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Dialogu duhet ta çojë Kosovën dhe Serbinë drejt njohjes formale të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të plota diplomatike me njëra-tjetrën. Kosova duhet të ketë një rrugë të qartë, të barabartë dhe të papenguar të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.
 
Kosova do ta ruajë sistemin e tanishëm politik si një republikë unitare. Ajo është efektive në integrimin e të gjitha komuniteteve dhe siguron se ata mund të udhëheqin jetën e tyre të përditshme. Ne nuk do të shqyrtojmë eksperimente që do të bënin rrëmujë nga rendi kushtetues.
 
Deri sa Kosova dhe Serbia të zgjidhin dallimet e tyre, ne nuk do të jemi në gjendje t’i bashkohemi BE-së. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për mua që të arrijmë një traktat ligjor të detyrueshëm të paqes me Serbinë.

Njerëzit e Kosovës do të kenë një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë si pjesë e familjes së madhe euroatlantike.
 
Për Kosovën nuk ka alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne nuk kemi një Plan B, as nuk jemi duke e kërkuar një të tillë.

Dritarja e mundësisë për të arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e hapur, por ajo është duke u zvogëluar. Potenciali për të tjerët për të përfituar nga vakumi dhe paqartësitë është i madh.

Për këtë arsye unë jam angazhuar sërish me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të kërkuar në mënyrë aktive zgjidhje kreative që do të sjellin një marrëveshje të drejtë dhe përfundimtare.

Ne kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme që mbulon dy dallimet aktuale dhe pikat potenciale të konfliktit të ardhshëm. Ne nuk do të pranojmë marrëveshjet e përkohshme apo vazhdimin e status quo-s.
 
Një çështje tensioni mbetet kufiri midis dy vendeve tona. Është shkruar shumë për këtë javëve të fundit. Disa prej tyre edhe gjëra të panevojshme nxitëse. Dëshiroj të qartësoj këtu diçka. Historia e Ballkanit nuk është ajo e marrëveshjeve, por e mosmarrëveshjeve. Ne kemi një shans për të ndryshuar këtë kurs.
 
Ashtu siç i kemi vendosur kufijtë tanë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të duhet të adresojë kufijtë tanë shtetërorë. Duke vepruar kështu, ne besojmë se çdo korrigjim kufitar duhet të bazohet në parimet e forta të ligjeve ndërkombëtare dhe vlerave tona të përbashkëta.
 
Së pari dhe më kryesorja, një korrigjim kufitar nuk duhet të bazohet në parimin e ndarjes etnike. Ne nuk duam të ndajmë dy popujt tanë. Është e panevojshme të thuhet se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të shoqërohet me garanci të forta për mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të të gjitha komuniteteve që mbeten në vendet tona përkatëse, duke përfshirë ruajtjen e monumenteve fetare.
 
Së dyti, ne nuk po kërkojmë të krijojmë kushtet për ndryshimin e kufijve kudo në rajon, si shembull me Shqipërinë, pavarësisht asaj që disa thonë. Kosova kurrë nuk ka qenë precedent.

Ajo do të mbetet si një rast Sui Generis. Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane. Ligji ndërkombëtar i lejon shtetet sovrane të përcaktojnë kufijtë e tyre, siç ato e shohin të arsyeshme, dhe vendimet tona nuk kanë asnjë ndikim ndaj ndonjë shteti tjetër.
 
Aktualisht, tensioni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i lartë. Historia e BE-së tashmë ka treguar se kufijtë e rënë dakord së bashku me një vizion të përbashkët të një të ardhmeje paqësore dhe bashkëpunuese mund t’i bëjnë kufijtë shtetërorë më pak të rëndësishëm. Ne duam që ky model të funksionoj edhe për ne.

Një kufi i pranuar reciprokisht, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë përfundimtare, do t'i lejojë Kosovës dhe Serbisë të hedhin themelet për një marrëdhënie më të hapur dhe një të ardhme më paqësore.

Ky editorial i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është botuar në „Financial Times“.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 shkurt 2019 - Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Hanit të Elezit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Hani i Elezit, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit te 49-të vjetorit të themelimit të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare. (Hotel Swis Diamand, ora 9:30)

- Kryetarit i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e krytarit Haziri, ora 9:45)
 
- Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Licencimin e institucioneve private shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizren ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Shkolla “Abdyl Frashëri”, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollet e Borxheve Publike për periudhën 2009-2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes Projektit për Siguri në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, do të lansojnë projektin "Lufta kundër Krimit Kibernetik në Kosovë". (Rezidenca e ambasadorit norvegjez në fshatin ndërkombëtar, ora 10:30)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Kaçanikut  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.(DKA, Kaçanik, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Gjilanin, ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, me të cilin do të bisedojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban koferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me MMPH-në mbjell njëmbëdhjetë drunjë dekorativ për nder të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ora 11:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut mbajnë fushatën për dhurimin vullnetar te gjakut. (Kampi Vrella, tek pjesëtarët e Njësive Speciale të PK-së, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli” si dhe çmimet tjera vjetore në letërsi. (Kabineti i ministrit. ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga fëmijët e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Përballë Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ora 11:30)

- Mbahet manifestimi qendror për 49-vjetorin e themelimit të Universiteti i Prishtinës. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të inspektojnë vazhdimin e punimeve në lumin “Mirusha” në Gjilan. (Pjesa në Dardania 2, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Ferizaj, ora 13:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila i dedikohet një rasti të suksesshëm policor si dhe prezantimit të disa raporteve statistikore në fusha të ndryshme policore. (Stacioni policor “Qendra” në Prishtinë, ora 14:30)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Vitisë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Viti, ora 15:00)

- Në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  Komuna e Gjilanit organizon program Festiv nga Gjimnazi  “Zenel Hajdini”. (Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, 15:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Kamenicë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA,Kamenicë, ora 15:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Armata, ora 17:00)

- Hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe të kuruar nga Eliza Hoxha. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 18:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton klubin e basketbollit Prishtina me rastin e kualifikimit historik në garat përfundimtare të FIBA-s. (Klubi i basketbollit Prishtina në Pallatin e Rinisë, ora 19:00)

- Mbahet mbrëmje Festive në Hotelin “Kristal” nga Gjimnazi” Hydajet Lezha” dhe “Zenel Hajdini” në Gjilan. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 20:00)