03 Mars 2021

Kosova nuk duhet të dorëzohet përpara ndërmjetsuesve

Shkruar nga Skender Berisha

Nuk je patriot vetëm se të luftosh për atdheun. Kontributi që mund t'i japësh vendit apo shoqërisë bëhet edhe në mënyra të tjera.

Ka momente kur mendon se të gjithë e duan vendin ashtu sikur ti. Por, ndonjëherë kur ske qëndrim stabil dhe e vë në dyshim qëndrimin tënd, këtë smund t'a thuash për të tjerët.

Gjithsesi edhe po ta urresh, nuk është fryma e fundit e këtij vendi.
- JO.
Nuk ka mbetur fati i Kosovës në duart tua, të atij, apo të atij që fshikullon duart.
Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me qytetarët e saj.

Fatkeqsisht lufta nuk qe një leksion për ne që të vazhdojmë të qëndrojnë bashkë.
- Qytetarët i ndau politika.
Menjëanë ata, menjëanë këta, dhe të gjithë kishin një refren "E përparuam këtë vend".

Zhvillimet politike në vend i kanë bërë konfuz qytetarët e vendit.  Dinamika e qështjes së bisedimeve ka marrë një kthesë. Zgjedhjet në BE, pastaj pandemia patën ndikim në këtë drejtim.

Këtë hendek e shfrytëzuan ShBA, duke emërtuar një emisar z. Grenell për zgjidhjen e problemit të Kosovës, të provojë të mbyllë këtë qështje të hapur mes dy shteteve Kosovë-Serbi.

Siq duket proceset brenda BE-së dhe deklarimet e tyre rreth kundërshtimit për ndryshimin e kufijve patën ndikim në këtë proces.

Gjithashtu zhvillimet në BE dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën kanë qenë direkt determinues në jetën sociale dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet vendeve respektuese që e kanë njohur Kosovën është lënë anash nga politika kosovare, duke mos e shfrytëzuar kapacitetin e tyre për të qenë partnerë në shumë fusha, si dhe lobimi i tyre në vendet që se kanë njohur Kosovën të jetë më i madhë dhe më domethënës.

Politika kosovare vazhdimisht është deklaruar për ruajtjen e substancës dhe integritetit teritorial, si dhe rendit të brendshëm kushtetues. Edhe pse ishin deklarata populiste shpresojmë të mos dorëzohen.

Në këtë proces të dialogut, që duket se ka ardhë në fillimin e fundit të saj, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për të qenë unike dhe të ketë qëndrimin e saj.

Tani është nevoja të lëvizet çdo gurë, që kjo qështje të përfundojë në favor të Kosovës dhe ruajtjes së teritorit dhe integritetit të saj kushtetues.

Fuqia e presionit duhet të hiqet nga Kosova, ajo duhet të përqëndrohet në shtetin serb, dhe reciprociteti të jetë përfundimi i bisedimeve që do të thotë njohje reciproke mes dy vendeve.

Përndryshe një marrëveshje historike në dëm të Kosovës, për gjeneratat e ardhshme do të jetë një problem i ngrirë me mundësi e zgjerimit të problemit edhe në shtetet e rajonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)