20 Gusht 2019

Kosova me 600.000 banorë me 2022

Shkruar nga Seremb Gjergji 

Në shkurt, 46.000 të rinj, me viza pune janë larguar nga Kosova. Deri me 30 qershor do të largohen rreth 127.000 veta. Kjo vjen në mungesë të PERSPEKTIVES që shteti i Kosovës nuk u ofron të rinjve.

Krejt bota i ruan Resurset Njerëzore – Ne i ndjekim. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës 73% e popullsisë janë nën moshën 35 vjeçare. Grupmoshë kjo që mese paku sheh perspektivë në Kosovë.

Menaxhimi i Resurseve njerëzore të Kosovës është problem thelbësorë i udhëheqjes politike – kur dihet se shumica e të punësuarve janë me shumë pak edukim e edhe më pak edukatë.

Këtu i shtojmë edhe friken nga kërcënimet e komandantëve – edhe ata që dinë, nuk u epet mundësia.

Parlamenti i Kosovës thërret “SEANCA”, të cilat janë më shumë ofenduese dhe qesharake; por mbi të gjitha nuk ofrojnë zgjidhje as afatshkurta e as afatgjata.

Madje disa “politikan të ndershëm”, e korisin veten me deklarata të pamatura të cilat nxisin dhe irritojnë pjesën me të madhe të te rinjve të Kosovës, që nuk shohin asnjë perspektivë.

Griffith College me seli në Angli, në studimin e tyre të Menaxhimit të Resurseve Njerëzore (botuar me 17 korrik 2018), theksojnë rëndësinë e Rrolit të Ri në Menaxhimin e Resurseve Njerëzore, kur dihet se interneti u ka mundësuar të gjitha kompanive dhe shteteve të zgjedhin më të mirët.

Ruajtja e Resurseve njerëzorë është elementi krucial/thelbësor i një Shteti. Ne as që tentojmë.

Nëse llogarisim që edhe Liberalizimi i Vizave do të ndodhë sivjet nga muaji korrik, atëherë deri në dhjetor të vitit 2022, në Kosovë do të mbetën rreth 600.000 banorë; nga 1.5 milion që besohet se aktualisht jetojnë në Kosovë. Numër ky që do të krijoi standard të ri të te gjithë jetesës.

Nga perspektiva e biznesit, tashmë kanë filluar të hetohen mungesat. Në Prizren nuk ka të rinj për të kryer punët e kamerierit dhe shërbimeve të shpejta.

Në fushat e Rahovecit nuk ka punëtor që t’i punojnë tokat. Çmimi i pagesave të punëtorëve ditor është rritur. Ndërsa, të gjithë ata që sadopak e dinë një gjuhë të huaj – ecin nga Kosova.

Besoj se ky largim është më mijëra herë më i mirë se largimet e përparshme. Tash nëpër institucione të ndryshme evropiane kemi njerëz që zënë pozita të rëndësishme dhe të fuqishme.

Në largimet e mëparshme – ne kemi zënë vend në fund të zinxhirit të punës – nuk konsideroheshim as vrimë në kavall. Tash është situatë krejt ndryshe dhe shumë përparimtare.

Politikat reformuese duhet të ndodhin sot. Të punojmë që t’i mbajmë, mundësojmë dhe krijojë perspektivë të paktën për 600.000 banorët e mbetur.

Por, politikanët aktual, nëse nuk vdesin apo burgosen, edhe 20 vjet, një numër i madh i tyre, do të jenë në pushtet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)