28 Mars 2024

Kosova ishte fëmiu jashtëmartesor i Titos

Shkruar nga Arben Dërmaku

E debatova idenë  e titullit të  këtij reflektimi me një  mik timin dhe më  sugjeroi se është  i ashpër ky titull megjithatë  kur ja shpjegova bërthamën e reflektimit u pajtua se ja vlen të  shikohet Kosova edhe nga një  perspektivë  e tillë.

Ekziston një  analogji e logjikshme në  mes të  zhvillimit të  Kosovës nëpër etapa që  nga viti 1945 e këtej me statusin e një  fëmiu jashtëmartesor.

Unë  do të  mundohem të  shkruaj reflektimin tim nga vështrimi i dyanshëm i atij të  fëmisë  jashtëmartesor dhe fatit të  Kosovës në  anën tjetër.

Dihet fakti se çdo fëmijë  jashtëmartesor nuk është  i lumtur me statusin legal dhe praktik që  ka në  raportet familjare, gjithashtu dihet se çdo fëmijë  jashtë martesor nuk është  pyetur nëse ka miratuar lindjen e vet në  këto rrethana.

Edhe fati i Kosovës nuk është  varur nga vullneti i saj por nga rrethanat e krijuara të  fuqive të  mëdha në  atë  kohë  dhe apetiteve gllabëruese të  ish-Jugosllavisë  në  periudhën e pasluftës së  dytë  botërore.

Se Kosova është  një  nocion i huaj në  Jugosllavi flet fakti se popullsia e saj ka qenë  gati se absolutisht sllave përveç popullsisë  së  Kosovës e cila ka pas atribute të  veçanta gjuhësore, kulturore etj.

 Ky veçim i tipareve të  Kosovës e bënë  të  kapshëm analogjinë  me fëmiun jashtëmartesor i cili nuk ka tipare të  njëjta me fëmijët martesor apo me rregullimin federativ të  Jugosllavisë  së  atëhershme.

Sigurisht se po të  vendoste Kosova ku dëshiron të  ketë  përkatësi ajo do të  drejtohej nga Shqipëria e jo nga Jugosllavia.  

Se sjellja e Titos ndaj Kosovës ka qenë  e përzier me një  reflektim negativ dhe rrallë herë  pozitiv flet statusi i Kosovës në  kuadër të  Jugosllavisë .

Ky status avancohej me një  dinamik të  ngadalshme dhe jo reflektuese me kërkesat e shqiptarëve që  jetonin nën tutelën e Titos.

Tito ka qenë  i prirur të  avancoj ideologjinë  e tij shoqërore edhe në  republikat dhe krahinat e atëhershme fakt ky që  jep të  kuptojmë  se edhe popujt tjerë  nuk kanë  qenë  të  kënaqur me këtë  rregullim.

Megjithatë  problemet e shqiptarëve në  Jugosllavi nuk kanë  qenë  vetëm të  karakterit ekonomik dhe politik por edhe ekzistencial, kjo shihet qartë  nga numri i të  burgosurve shqiptar në  Jugosllavi të  cilët kishin kërkesa legjitime të  trajtimit të  barabartë  me popujt tjerë  sllav.

Kjo situatë  është  e njëjtë  me fëmijët jashtë martesor që  vazhdimisht luftojnë  për të  legjitimuar ekzistencën e tyre.

Dihet se fëmijët jashtë martesor në  rrethanat e ndarjes së  pasurisë  së  prindit gëzojnë  të  drejtat e njëjta me fëmijët martesor.

Këtu qëndron edhe thelbi i reflektimit se Kosova ka pasur të  drejtë  në  trashëgimi me të  drejta të  barabarta me republikat tjera jugosllave.

Kjo është  arritur falë  sakrificave të  shqiptarëve përgjatë  sundimit jugosllav-serb në  Kosovë  dhe trojet shqiptare në  Maqedoni, Serbi, Mal të  zi.

Sigurisht se në  kuadër të  këtyre sakrificave duhet veçuar të  rënët që  nga viti 1945 e tutje deri te lufta e vitit 1998-1999. Nuk mund të  mos përmendim edhe ilegalistët dhe legalistët që  luftuan për këtë  çlirim dhe rolin e diasporës të  cilët dhanë  kontribut të  çmuar në  sensibilizimin e zyrave euroatlantike dhe ndihmuan me financa zhvillimet në  Kosovë  Ishte gjykata ndërkombëtare në  Hagë  që  dha verdiktin e vet për legjitimitetin e pavarësisë  së  Kosovës pikërisht e njëjtë  me pjesëmarrjen e barabartë  të  fëmijëve martesor e jashtëmartesor në  ndarjen e trashëgimisë .

Në  përfundim mund të  themi se ndërtimi i shtetit të  Kosovës është  obligim ndaj të  gjithë  atyre të  rënëve për këtë  qëllim dhe obligim ndaj atyre që  ne i quajmë  e ardhmja e këtij vendi-rinisë  e pse jo edhe ndaj atyre që  do të  kenë  fatin të  lindin në  këtë  vend.  

(Autori ka përvojë menaxheriale-UP,UKZ dhe këshillldhënëse -MASH) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)