06 Qershor 2020

Kosova është jashtë agjendave ekonomike dhe investive globale

Shkruar nga Gurakuç Kuçi

The Ecomonomist Intellegence Unit (EIU), është një institut që bënë po ashtu matjen e indeksit të demokracisë në botë, ky institut që është pjesë e ‘The Economist Group’ nga del edhe revista britanike me renome globale ‘The Economist’, bënë matjen e indeksit të demokracisë në botë në 165 vende të pavarura dhe dy territore.

Ky institut ka një rëndësi të madhe pasi indeksi i demokracisë që dal nga matjet ndikon shumë në orientimin e investimeve globale, mirëpo ky institut nuk bënë matje fare për Kosovën, gjë që Kosova është krejt jashtë listës së investitorëve globalë.

 Ky institut bënë matjen e demokracisë në procesin elektoral zgjedhor dhe pluralizmin e saj, funksionimin qeverisës, pjesëmarrjen politike, kulturën politike dhe liritë civile.

Matjet e saj bëhen edhe me kërkesa të klientëve të saj ku konsultohen për të bërë matje edhe në kujdesin dhe sigurinë shëndetësore të një vendi, politikat publike dhe në kuadër të këtyre bënë analizat e vendeve që përfshijnë parashikime të hollësishme politike dhe ekonomike, analizat e rrezikut për të ndihmuar klientët dhe investitorët, analizat e industrisë ku hyjnë parashikimet pesë vjeçare.

Pra, Kosova është krejt jashtë agjendave ekonomike dhe investive globale, që rrjedhimisht është në agjendat linçuese politike pasi duke mos pasur asnjë rëndësi ekonomike nuk ofron peshë politike.

Kjo nuk është një gjë e rastësishme, sepse kjo revistë shkruan për Kosovën ku pjesë e këtij grupi është edhe Tim Judah. Por arsyet që ky grup nuk e fut Kosovën në listën e saj janë si më poshtë:

- Kosova nuk ka dëshmuar që është një shtet ku ekzistenca e tij është e sigurt sepse ne vazhdimisht kemi japë mesazhe se Kosova është e gatshme për ndryshime strukturore territoriale si ajo e bashkimit me Shqipërinë dhe ajo e ndarjes së Kosovës.

-  Kosova nuk ka dëshmuar që ofron siguri për investitorët e huaj, pasi ka dëshmuar se nuk funksionon ligji, gjykatat dhe haraqi është evident në çdo rast.

- Kosova nuk ka treguar funksionalitet ekonomik në asnjë lëmi dhe industria e saj është zero.

- Kujdesi shëndetësor dhe politikat publike janë të organizuara jo për të mirën publike por vetëm sa për shfrytëzimin e buxhetit.

- Funksionimi qeverisës, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile, janë vetëm të fasaduara dhe komplet nën kontrollin uzurpokrat dhe edhe kritika është e kurdisur.

Dallimi ndërmjet Freedom House dhe të EIU, është se e para me renditjen e saj si një OJQN të ofron benifite që ndihmojnë në për debate politike të brendshme apo të jashtme dhe të kihet parasysh si faktor për integrime si ato evropiane.

Mirëpo, matjet që bëhen nga EIU janë matje që merren direkt nga investitorët ndërkombëtar të cilët janë të interesuar të investojnë në vende të ndryshme dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit, gjë që Kosovë nuk plotëson asnjë kriter dhe madje është krejtësisht jashtë agjendave.

Kjo tregon që gjendja është më se shqetësuese për Kosovën dhe regresi është i madh. Në të vërtet demokracia në Kosovë është kamoflazh dhe ne jemi një vend autoritar.

 Komenti se në Kosovë ka liri të shprehjes është fallc sepse një liri e shprehjes periferike dhe pa ndikim në opinionin publik apo vendimmarrje dhe procese është e krahasueshme me atë të regjimeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, dhe ajo që konsiderohet opinion publik realisht është kurdisje nga uzurpokracia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)