19 Prill 2024

Kosova ende me qeveri në ikje

Shkruar nga Albert Ramadani

Kabineti i qeverisë në ikje po i vazhdon mbledhjet të drejtuara nga kryeministri në dorëheqje. Ky kabinet që nga rrëzimi i qeverisë ka mbajtur disa mbledhje dhe ende po vazhdon t'i mbajë.

Ky ekzekutiv me mandat të kufizuar edhe sa kohë do të udhëheq qeverinë në dorëheqje? Edhe sa kohë do të shkojë deri në formimin e qeverisë së re? Por, pse po ndodhë kjo zvarritje?. Por, pse asnjë qeveri nuk po arrin ta përfundojë mandatin katërvjeçar? Pse në Kosovë, qeveritë lokale po arrijnë ta përfundojnë mandatin e plotë, a në anën tjetër ekzekutivi nuk po arrin ta çojë asnjë mandat deri në fund, shpeshherë madje duke e shkarkuar vetveten.

Krejt kjo vjen si pasojë e mungesës së lidershipit të vendit. Në Kosovë nuk ka lidership për t'i çuar çështjet përpara, por ka vetëm liderë të papjekur në politikë dhe vendimmarrje dhe papjekuria e lidershipit e dëmton gjithë zhvillimin dhe përparimin e vendit. Kur themi dëmton nga papjekuria në politikë, kemi parasysh kur një lidership është mirë i pjekur në politikë, atëherë ai lidership nuk lë posoja dhe nuk lë hendek, por i jep vendit zhvillim.

Po e  marrim si shembull vetëm rënien e qeverisë, ku vendi  shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje ndodhën dhe të gjitha zgjedhjet që po ndodhin janë krejt në mungesë të pjekurisë së lidershipit. Vetëm zgjedhjet e fundit të 11 qershorit, Kosovës i kushtuan mbi pesë milionë euro, por pesë milionë i duhen edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Nëse lidershipi jonë nuk tregon vullnet për ta gjetur një zgjidhje për t'i formuar institucionet, shumë lehtë vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat mund të mbahen në të njëjtën datë me ato të zgjedhjeve lokale dhe nëse vendi shkon prapë ne zgjedhje do të thotë vendit do t'i kushtojnë këto dy palë zgjedhje, mbi dhjetë milionë euro.

Zgjedhje mund të mbajmë sa të duam, por zgjidhje nuk mund të bëjmë për aq kohë sa nuk do të kemi lidership të pjekur dhe me vullnet për t'i dhënë vendit zgjidhje. Zgjidhja e vetme për t'i dhënë vendit zgjidhje është dhe mbetet pjekuria politike e lidershipit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)