28 Tetor 2020

Kosova, atdhe i bijve të ISIS-it

Shkruar Gani Qarri

 Mbrëmë, nga Siria, me aeroplan u sollën mese 110 gra, fëmijë dhe xhihadistë nga toka e "shamit" në Kosovë! Kështu edhe një yll melez dhe i paqenë deri më tani, po vuloset përfundimisht në flamurin multietnik të shtetit tonë të brishtë të udhëhequr nga kriminelët.

Falë imamëve ekstremist të cilët i nxitën mbi 350 të rinj shqiptarë të shkojnë e ti bashkohen organizatës terroriste të ISIS-it, në Siri dhe Irak, tani pas shkatërrimit të kësaj organizate terroriste dhe rrëzimit fizik të të ashtuquajturit "kalifat" islamik, Kosova u dashka ti atdhesojë edhe fëmijët e ISIS-it?!

Përveç asaj që shteti ynë nuk u kujdes me kohë që të burgoste hoxhallarët salafisto-vehabist dhe parandalonte nxitjen nga ana e tyre, e  të rinjve tanë që tu bashkohen terroristëve, tani në kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare, kthen edhe fëmijët melez të terroristëve të vrarë arab, pa autorizimin e askujt, të shtetit ku ata kanë lindur, të organeve lokale apo qoftë edhe miratimin gojorë të bashkëfamiljarëve të terroristëve arab.

Asokohe, ky vend me në krye Hashim Thaçin qeveria, policia dhe të gjitha institucionet përgjegjëse shtetërore, lejuan edhe hapjen e "kampeve të zeza" në Debellde, ku për muaj me radhë, të rinjtë tanë janë indoktrinuar dhe trajnuar ushtarakisht për Xhihad, nga imami Zekerija Qatzimi, për dërgimin e tyre në luftërat ndër-arabe, me mashtrim e premtime të pa arritshme në këtë botë, që ti bashkohen ISIS-it në Siri dhe Irak.

Madje shtëpitë e kampit ku u përqendruan ushtarët e rinj të ISIS-it, u përdorën pa asnjë problem dhe as nuk pati nevojë që të kamuflohen pothuajse fare, ndaj dhe u emërtuan vetëm, “sa për sy e faqe” si; "shtëpi pushimi", në të cilat rreth 370 të rinj shqiptar, për muaj me radhë, para hundëve të mbi 8 mijë policëve që kishte Kosova dhe 2-3 mijë tjerë të EULEX-it, ushtronin dhe përgatiteshin për xhihad,por ata nuk deshën kurrë ta dinin se ekzistonte ky kamp, përderisa erdhi një televizion nga Italia, që tu tregonte atyre dhe neve se ç`po ndodhte vërtetë në Kosovë.

Sipas shifrave zyrtare, të institutit CTC (Combatting Terrorism Center), që nga viti 2011, mbi 300 kosovarë kanë shkuar në Siri dhe Irak.

Për aq më keq, përqindja e regrutëve të ISIS,nga Kosova me 16 luftëtarë për 100.000 banorë, jo vetëm se është më e madhja në Ballkan por është edhe 8 herë më e madhe sesa nga vet shteti i Frances, që ka miliona arab dhe konsiderohet si furnizuesi më i madh i xhihadistëve në Evropë.

Për çudi edhe nga Bosnja e cila territorialisht është shumë afër me ne dhe ka më shumë banorë musliman se Kosova, personat që iu bashkuan ISIS-it,nga ky vend, janë shumë më pak se nga Kosova.

Imamët radikalë të Kosovës, më shumë se 80% të xhihadistëve shqiptar i dërguan në Siri dhe Irak përmes lidhjeve me imamët shqipfolës të Maqedonisë.

Përveç burrave në Sri dhe Irak, atyre u shkuan pas edhe disa nga gratë, të cilat atje lindën fëmijë edhe me terroristët arab.

Dhe siç u njoftua mbrëmë opinioni nga tv-dhe media, sapo zbarkuan 110 prej tyre me aeroplan nga Siria në Kosovë.

Por kjo nuk është e gjitha, fatkeqësia qëndron në faktin se, me "birësimin" anti-ligjor të këtyre fëmijëve të huaj, në Kosovë po zë rrënjë edhe gjenerata e parë e xhihadistëve me gjak puro-arab, të cilët kanë për etër, terroristët e ISIS-it.

Me këtë fillim të mbrapsht, ndoshta pa kaluar shumë kohë, ata që sot zbritën nga ajri në tokën e Kosovës, nesër të indoktrinuar nga lidhjet e xhakut që kanë me kriminelët nga shtetet arabe, mund të ngritin në ajër themelet e shumë objekteve dhe institucioneve jetike duke shkaktuar edhe qindra vdekje të pafajshme në Kosovë.

Ndaj, domosdo lind pyetja se si ndodhi,nga kush dhe cili ishte ai që mundi ta marrë të drejtën "prindërore", pa asnjë diskutim publik, për përvetësimin e këtyre fëmijëve të terroristëve arab me shtetësi siriane, turke, irakiane etj, si dhe autorizimin për rritjen dhe kujdestarinë antiligjore ndaj tyre.

Kush janë ata që pa e ditur askush në vend, paskan autorizim "ligjore" të atësisë së fëmijëve arab; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Shefqet Krasniqi, Zekerija Qazimi, Enes Goga,Mazllam Mazllami,Irfan Salihu apo cilido tjetër nga salafisto-vahabistët ekstremist, që ti birësojnë këta fëmijë me xhak të huaj, këtu në Kosovë?!

Kush dhe në bazë të cilit ligj, nen apo alineje, mundi ta marrë mbi vete të drejtën për mbajtjen e këtyre fëmijëve larg shtetit të vet Sirisë, në një vend që është i huaj për ta, si Kosova.

Ky akt mund të cilësohet edhe si kidnapim ani-ligjor i fëmijëve të huaj me origjinë të dy-tre fishtë dhe prejardhje e shtetësi, nga Siria dhe Iraku, për çka Kosova mund të paditet edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut, për të Drejtat e Njeriut dhe dënohet rëndë nga kjo Gjykatë.

Madje Hashim Thaçi pa fije turpi, bën thirrje publike që të vijnë dhe ti marrin familjet?!...

Cilat familje dhe kënd duhet ta marrin, ato që kanë mundësi, mund ti marrin vetëm bijat e tyre, por jo edhe fëmijët arab.

Kjo është e ndaluar edhe me ligj.

Nuk mund as guxon të përvetësohen fëmijët e huaj, pa lejen e etërve, kush e di çfarë janë; sirian, turq, irakian, afganistanez, musliman rus, apo bashkëfamiljarëve të tyre në arabi dhe autorizimin e shtetit të Sirisë dhe Irakut ku ata kanë lindur dhe kanë kaluar edhe disa vite jete, atje.

Ndaj ky problem, përveç frikës aktuale, me këta fëmijë melez e jashtëligjor dhe të tjerët si këta që pritet së shpejti të aterrojnë në Kosovë, prej sot dhe në të ardhmen, do ti shkaktojnë Kosovës, kokëçarje të mëdha dhe probleme të pafund, kur dihet fakti se Hashim Thaçi & CO,  edhe pa "banorë" të tillë, e kanë kthyer Kosovën në kazermë rekrutimi për ushtarë të ISIS-it, në Irak dhe Siri, pasojat e të cilëve, shihet se nuk do të marrin fund kurrë dhe do i vuajmë tash e përgjithmonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2020

- Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin pesë ditor “Krejt Ka Pak V - Me Zemër Ngat” me aktivitete të ndryshme. (Hapësira e Termokissit, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të  Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të  “Muajit të mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara”, që është muaji tetor, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, do të vizitojnë personat me aftësi të kufizuara që janë të angazhuar në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton para Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim lidhur me raportin e punës së ministrisë, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me problemet që është duke u ballafaquar ministria në përgjithësi, në veçanti për prodhuesit dhe transportuesit vendor për CEFTA si dhe për subvencionet e ndara për biznese gjatë pandemisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, ora 14:00)

- Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci përmbyllë Projektin “Akademia për Lidership”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Ambasada e Gjermanisë bashkë me Asociacioni për Evropën Juglindore dhe Instituti Aspen Gjermani organzojnë konferencën digjitale “Të rinjtë, migrimi dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”. (Onlne, ora 16:00)