19 Mars 2024

Kosova 10 vjet shtet, ëndërra e cila u bë realitet

Shkruar nga Shpëtim Morina


Kosova  është  një vend i cili  gjendet në Evropën  Juglindore. Kosova  si  shtet  kufizohet  me  Shqipërinë në  jugperëndim, me  Maqedoninë  në  juglindje,  me Serbinë  në veri dhe në lindje, dhe  me  Malin e Zi në perëndim. 

Ka  një  sipërfaqe  prej  10.908 km²  me  një  popullsi  prej  1.8  milion  banorësh.  Kosova  ka  kryeqytet  Prishtinën,  si  qyteti  me  i  banuar  në  vend.

 Si  vend  ballkanik  u  përball  me  një  histori  të  rëndë  dhe  të  dhimbshme.  Rrugëtimin  e  vështirë  për  një  vend  të  pavarur  dhe  sovran,  Kosova  e  kishte  filluar  qysh  herët  në  vitin   1968. 

Duke  vazhduar  me  protestat  e  studentëve  në vitin 1981  ku shpërtheu  flakadani  i  parë  i  pakënaqësisë  së  qytetarëve  nga  regjimi  i kaluar.  Vitet 1990-1999  ishin  vitet  më  të  vështira  për  popullin tonë.  Kjo  kohë  shënoj  ndërrimin  e  kahjes  se  historisë  së  Kosovës.

Duke pasur në konsideratë  luftën e Ushtrisë  Òªlirimtare  të  Kosovës  në  njërën  anë  dhe  lëvizjen  paqësore  të  presidentit  historik  dhe  emblematik  të  Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova  i  cili  e  bëri  të  njohur  problemin  e  vendit  të  tij  në  të  gjitha  zyret  diplomatike  të  vendosjes  duke  kërkuar  ndihmën  e  shteteve  më  të  fuqishme  të  botës,  u  arrit  liria, e  në  vitin  2008  pavarësia  e  vendit  e  cila  ishte  edhe  ëndërr  e  presidentit  Rugova.

Kosova  nga  2008  filloj  një  fazë  të  re  të  ndërtimit  të  saj.  Pakoja  e  presidentit  Ahtisari  ishte  një  udhërrëfyes  i  gjerë  për  shtetndërtimin  e  Kosovës  pas  shpalljes  së  pavarësisë.  Kjo  pako  konsistonte  se  opsioni  i  vetëm  i  mundshëm  ishte  pavarësia  e  Kosovës  që  për një  periudhë  fillestare  do  të  mbikëqyrej  nga  bashkësia   ndërkombëtare  (pa e theksuar kohëzgjatjen e kësaj periudhe).

Konsolidimi  i  institucioneve  qendrore  ishte  prioritet  parësor  i  partnerëve  ndërkombëtar.  Nën  mbikëqyrjen  e  këtyre  partnerëve  këto institucione  janë  konsiliduar  dhe  po funksionojnë  në  mënyrë  të  pavarur  dhe  pa ndikime.

Kosova  shtet  i  pavarur  sovran  tani  në  10  vjetorin  e  shpalljes  së  pavarësisë  ka  një  mori  arritjesh  në  të  gjitha  sferat  e  jetës.  Mirëpo  përveç  këtyre  arritjesh  po  ballafaqohet  edhe  me  sfida  të  ndryshme. 

Nëse  marrim  parasysh  që  si  shtet  kemi  një  përvojë  mjaftë  të  mangët  në  shumë  fusha  e  sidomos  në  fushën  e  sundimit  të  ligjit,  këtu  kemi  sfidën  më  të  madhe.  Brishtësia  e  institucioneve  qendrore  gjithashtu  paraqet  sfidë  për  shtetin  e  ri.  Shkalla  e  lartë  e  korrupsionit  duke  u  bazuar  në  raportet  e  organizatave  ndërkombëtare  siç  është  Transparency international  paraqet  një  sfidë  tjetër  që  është  ballafaquar  shteti ynë. 

Një  problem  tjetër  që  ballafaqohet  shteti  ynë  është  edhe  papunësia  e  madhe  sidomos  e  rinisë  sonë  e  cila  është  e  shkolluar  pra  ka  një profesion  dhe  që  nuk  i  është  dhënë  hapësira  dhe  në  këtë  mënyrë  perspektivën  e  tyre  e  kanë  parë  jashtë  Kosovës.     

 Përfundimisht  10  vjetori  Kosovën  po  e  gjen  si  një  vend  me  synime  të  qarta  për  të  ardhmen.  Si  vend  ka  shënuar  progres  në  shumë  fusha  dhe  në  fusha  të  tjera  duhet  të  bëhet  më  shumë  ku  ka  ngecje. 

Duke  pasur  parasysh  që  Kosova  si  vend  doli  nga  lufta  me  afër  12000  viktima  nga  lufta,  dëme  të  mëdha  materiale  pra  një  vend  i  shkatërruar. 

Periudha  prej  10  vjetësh  ka  shënuar  një  ndryshim  të  madh  në  gjendjen  e  përgjithshme  në  vend.  Pavarësia  e  Kosovës  solli  një  ndryshim  rrënjësor  në  stabilitetin  e  vendit  dhe  të  rajonit. 

Tashmë  vendi   ynë  ka  trasuar  rrugën  e  saj  drejt  integrimeve  evropiane,  ku  me  ndihmën  e  partnerëve  janë  bërë  hapa  të  mëdhenjë. 

Mirëpo  vendi  ynë  po  përballet  edhe  me  sfida  që  janë  jetike  për  popullin  e  saj  ku  mirëqenia  e  qytetarëve  të  vendit  tonë  me  theks  të  veçantë  rinisë  sonë  është  jetike.

Vendi  ynë  ka  fatin  e madh  që  ka  një  rini  të  tillë  të  edukuar  dhe  të  arsimuar  që  kërkojnë  hapësirën  e  duhur  që  të  japin  kontributin  e  tyre  në  bazë  të  aftësive  të  tyre. 

Duke  punuar  së  bashku,  Kosova  pritet  që  në  të  ardhmen  të  jetë  një  vend  shumë  atraktiv  duke  marrë  parasysh  edhe pozitën  e saj gjeografike  pastaj  fuqinë  punëtore  dhe  një  vullnet  që  të  ndryshohet  ky  vend  në  kontekstin pozitiv.

 Republika  e  Kosovës  si  shtet  me  një  jetëgjatësi  prej  10  vjetësh  tashmë  ka  hyrë    fuqishëm  në  agjendat  e  BE-së  dhe  të  NATO-s, ku  pritshmëritë  e  popullit  të  saj  janë  të  mëdha  që  për  një  të  ardhme  të  afërt  të  jemi  një  shtet  stabil  që  të  jetë  produktiv  besimi   i  madh  që  i  është  dhënë  vendi  tonë.

Partneriteti  me  vendet  e fuqishme duhet  të  kultivohet  gjithmonë  dhe  në  vendime  të  mëdha  ata  duhet të  jenë  këshilluesit  më  të  mëdhenjë  të  vendit  tonë. 

Pra  në  vitet  e ardhshme  vendi  ynë  duhet  që  të  stabilizojë  gjendjen  ekonomike  dhe  që  sidomos  sektorët  jetik  siç  janë: arsimi, shëndetësia, policia, të  ketë  përkrahjen  maksimale  nga  qeveria  e  vendit  që  ardhmëria  jonë  të  jetë  në  duar  të  sigurta. 

Përfundimisht  Kosova  ka një  të  ardhme  premtuese  për  rininë  ku  tashmë  shtigjet  janë  të  hapura  pasi  që  Kosova  është  shtet i  pavarur, sovran  dhe  me  drejta  të  barabarta  me  të  gjithë  qytetarët  e  shteteve  tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)