11 Gusht 2020

Korrupsioni i politizuar dhe izolimi faktorizuan fanatizmin politik

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Të thuash se në Kosovë nuk ka fanatizëm të llojeve e ngjyrave të ndryshme, është konstatim fare i paqëndrueshëm, pasi ai ekziston dhe njëra ndër arsyet e ekzistencës së tij është mbajtja në izolim nga pjesa e tjetër e botës demokratike, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik dhe një element që ndërlidhet me konceptim socio-psikologjik se si një brez i percepton gjërat nisur nga pikëpamjet bardhë e zi, koncept ky nga ku buron fanatizmi politik.

Në Gjermaninë e paralufte u krijua një brez i ri i fanatikëve, i cili vepronte siç i pëlqente pa vrarë mendjen se veprimet miratohen nga prindërit e tyre. Edhe në Kosovë ekziston kjo tendencë kur nuk ka dëshirë për ndërlidhje brezore të veprimit.

Ky brez politikanësh tek kundërshtarët politik sheh brirë e bishta vetëm, dhe në këtë lojë madje kanë treguar aftësi për të rritur vëmendje.

Brezi i tillë që dikur i konsideronim fëmijë të rritur por ca të lazdruar, sot kanë harruar se janë bërë burra e gra që më shumë duhet të kenë përgjegjshmëri për veprimet e deklarimet e tyre publike.

Të vërtetat e pjesshme të tyre i kanë shndërruar në të vërteta absolute, duke i përsëritur ato për shumë vite, pa një reagim shoqëror.

Sot, edhe pse me shumë vonesë, ka tendencë për të dhënë kundërpërgjigjen, fanatikët vështirë e pranojnë, pasi që janë mësuar me të vërtetat vetëm të tyre, tani të shndërruara në ideologji.

Mendimtarët e konsiderojnë se fanatizmi është sëmundje ngjitëse dhe ilaçi i saj është vështirë të gjendet.

Konsiderojnë e humori është si përgjigje e duhur për të krijuar një paqe në kundërshti. Faza e fanatizmit kuptohet se gjendet në vetë drejtësinë dhe në këtë rrugëtim, mjet të fuqishëm kanë banalitetin.

Të dy këto elemente, ne si shoqëri i kemi parë. Pra, edhe vetë drejtësinë edhe banalitetin në deklarime e veprime. T’i kritikosh sot për këto veprime, të tillët i kuptojnë si kundërshti ndaj çështjes kombëtare.

Në librin e tij “Si të kurosh një fanatik”, shkrimtari hebre Amos Oz, përshkruan bukur kohën e Jerusalemit të viteve të 40-ta të mbushur me fanatikë.

Ai simbolikisht vlerëson se luga e çajit karshi katastrofës së zjarrit është më e mirë se arratia në këtë betejë ndaj fanatizmave.

Nëse të gjithë nga një lugë çaji me ujë derdhim në zjarr, gjithsesi është hap më i mirë sesa arratia nga ai.

Konsideroj që politika në Kosovë duhet që nga faktori ndërkombëtar të qartësojë kërkesat për ta përmbyllur fazën e izolimit të vendit si mjet për rritje të fanatikëve.

Faktori ndërkombëtar, ngjashëm sikur e potencon autori në libër, për këtë rajon duhet ta ketë Planin Marshall të Zhvillimit.

Paqja me fanatikët fitohet shumë më lehtë kur Amerika, Japonia e Evropa investojnë në zhvillimin e këtij rajoni. Shumë më i qëndrueshëm, më i lehtë e edhe më pak i kushtueshëm është ky financim sesa ai që me dhunë të synohet të shërohet fanatizmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020 - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton Komunën e Mitrovicës së Jugut. (Ndërtesa e komunës, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore. (Para objektit qendror të MPB-së, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton mban ashkëbisedim me të rinjët lidhur me çështje të ambientit. (Te Liqeni  Hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit, Mitrovicë e Jugut, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

 - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton FAFOS​ në Mitrovicë të Jugut. (Mitrovicë e Jugut, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .