11 Dhjetor 2018

"Korigjimi i kufive", ndikmimi në sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Shkruar nga Bedri Elezi

Propozimi i drejtorit të drejtorisë speciale ruse të spiunazhit (FSB ) Andrei   Manoilo, " Rishikimi i kufive", temë  e ditës në rajonin e trazuar, pak para referendumit për antarsimin e Maqedonisë në NATO.?

“Superagjentja” e shërbimit  Federal të Sigurisë  Ruse "FSB", Ana Brnabic (e bija e Zoran dhe Ruzica Brnabic ), tani kryeministre e Serbisë, kishte pranuar detyren nga shefi i shërbimeve sekrete ruse Mikhail Fradkov, në tetorë 2016 në Beograd, ku prezent ishte edhe shefi i shërbimi federal të sigurisë ruse ( FSB ) Nikolai Bortnikov, për iden  e " Korigjimit të kufive" ?.

Drejtori i drejtorisë speciale ruse të spiunazhit (FSB) Andrei Manoilo, pas një analize të veçant të situatës politike në rajon  si dhe rolin e SHBA-së në të gjitha proceset në gadishullin ballkanik, kishte propozuar iden e "Korigjimit të kufive", ide e cila ishte mbështetur nga të gjithë të pranishmit në atë takim,  I cili është  mbajtur në Beograd më 27 tetor, rreth orës 21;00.

Në ate takim ishte propozuar qe  idea do të përpunohet  nga qendra ruse e spiunazhit në NISH, si dhe  realizimi i saj  do të  ndihmohet nga drejtori i kësaj qendre Vyacheslov Nikolayevich Vlasenko si dhe të mbykqyret shefi i intelegjencës ruse në qendren e NISH-it Sergei Kuklev

Shefi i shërbimeve sekrete  ruse Mikhail Fradkov, i’a besoj këtë detyrë ( Double Agjentës " Ana Brnabic ), ngase me të kishte një përvoj të gjatë dhe besim reciprok, poashtu edhe se  Brnabic është  edhe e bija e një agjentit special të UDB dhe KGB  (Zoran Brnabic), njëashtu ajo  kishte bashkpunim shumë të mir edhe me disa sherbime intelegjnete të huaja si: BE-së, Turqisë, Kinës, disa shteteve Arabe, dhe të tjera.

Me realizimin e kësaj Ideje, ruset planifikonin ndryshimin e demografisë politike si në rajon, njëashtu edhe ne EU. Kjo ide rusëve ju mundëson gjithashtu edhe zhvendosjen e vijave të kuqe amerikane në Europ. “Superagjentja” ruse Ana Brnabic, më vonë  u emrua edhe kryministre e Sërbisë, pozitë e cila mendohet si iu mundësua asaj nga shefi i shërbimi federal të sigurisë ruse ( FSB ) Nikolai Bortnikov, ngase ishin krijuar rrethanat që ajo të lundroj në portet  e sigurta të SHBA-ve dhe atyre të BE-së.

Eskalimi i situatës së sigurisë në rajon, si psh: në veriun e Mitrovicës , luginën e Preshevës apo në Maqedoni, mund të sjellë trazira të cilat edhe mund të mundësojnë reazlizimin  e Ides për " Korigjim të Kufive", ku rusët në këto rrethana do të aktivizojnë eksponent të caktuar me precedent fetarë në Sanxhak. për trazira fetare, me ç'rast edhe do të ndodhin zhvillime  shumë të rrezikshëme në gjith gadishullin ballkanik.
   
/Autori eshte drejtor për siguri Në "Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare/

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)