19 Korrik 2018

Koalicionet joparimore nga partitë dhe politika parimore

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Partitë politike dhe ndershmëria parimore e tyre : Kur në Kosovë flitet për parime dhe ndershmëri , argumenti më i fortë që mund t’i besohet janë partitë politike dhe liderët e tyre.

Fjalimet e lidrëve partiakë janë antologji e ndershmërisë dhe enciklopedi e zgjuarësisë dhe shkathtësisë. Me të drejtë mund të pyetemi ; ku ishin këta gurë të çmuar që nuk i gjetëm më parë.

Zgjuarsinë e kanë në gjene , lindin të zgjuar prandaj nuk kanë nevojë të lodhen pastaj duke lexuar libra . Fjalimet ua shkruajnë të tjerët sikur edhe në çdo vend të botës por këta tanët me mendime janë shumë më të përparuar andaj kanë probleme kur duhet të lexojnë çka kanë shkruar të tjerët dhe dalin lolo e që nuk është aspak e vërtetë.

Dihet botërisht se presidentët tanë e kanë problem leximin dhe mbështetur në këtë fakt krijohet përshtypja se janë të palexuar por e kanë shumë gabim. Rugova nuk shqihej si lexues i mirë kurse Fatmiri folte sikur të ishte në katedër para studentëve.

Miku im i madh, Gjat Colli , pasardhës i Fan Stilian Nolit në njohjen e gjuhëve të huaja i cili i flet gjashtë gjuhë të huaja sikur t’i kishte gjuhë amtare kurse gjuhën shqipe e flet sikur ta kishte gjuhë fakultative sigurisht se ka pasur dhe ka probleme kur lexon tekste në gjuhën shqipe prandaj i duhet një kurs intensiv për këtë gjuhë që po i nxjerr probleme në komunikim.

Më ka rastisur ta dëgjoj Gjetin duke komunikuar në gjuhët gjermane, italiane, frenge, serbe dhe kazake dhe nuk ka ndodhur të ketë asnjë shkëputje në komunikim.

Në gjuhën shqipe ka ende probleme mbase për shkak të qëndrimit të gjatë në diasporë. Prej kohës kur po bënë përpjekje të merret me politikë në Kosovë e politikan nuk do të bëhet as për 500 vjetët e ardhshme, ka përparime në kalimin e kursit elementar të njohjes së gjuhës shqipe.

Atifete Jahjaga , pas Eqrem Qabejt është albanologe më e kualifikuar sidomos për përdorimin e rrokjeve edhe në rast se më parë nuk ka qenë e njohur kjo teknikë linguistike e përdorimit të rrokjeve.

Ka bërë një përparim të madh krahasuar me të tjerët sepse fjala që i ka dy rrokje sipas Eqrem Qabejt , Fete Jaga e ka ndarë në së paku katër rrokje. Gjuha shqipe e presidentit posthistorik , Shkëlqesisë së Tij z. Thaçi është kombinim i gjuhës së arbëreshëve të Kozencës , Kristoforidhit të Rumanisë , shqiptarëve të Ukrainës dhe hundëzakëve të Pakistanit . Askush nuk e merr vesh sepse kur nuk i del ajo që e thotë.

Ma gjeni ju lutem një qytetar të Kosovës apo të diasporës që dyshon në sinqeritetin , ndershmërinë dhe mbrojtjen e parimeve të politikanëve të tashëm të Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe Shqipërisë!

Ma gjeni vetëm një rast të vetëm kur këta politikaj (s)’e kanë mbajtur fjalën? Me politikanët e Shqipërisë po merret Evropa apo Europa dhe Amerika, për t’i nxjerrë mësimet e mira. Me një fjalë Shqipëria është bërë akademi për politikanët e huaj dhe si e tillë është epiqendër, që nga punimi i tokave me grurë kanabis, te trafikimi me qenie njerëzore, krime të të gjitha llojeve nga ai spontan, deri te ai i organizuar dhe vlerave të tjera të nëntokës.

Shqiptarët e Maqedonisë hynë në librin e Ginisit, Haraqinën e kryengritjes shqiptare me më shumë se 95 % shqiptarë ia dërguan fatosit të Nikola Gruevskit, Zoran Zaevit që i mashtroi në mënyrë bizantine shqiptarët se do të zbardhë krimet e montuara të Sopotit dhe Monstra e për bonus ua krijojë edhe një rast edhe më të rëndë, rastin e Kumanovës.

Lugina e Preshevës u bë luginë e ujqëve të uritur për pushtet duke u ushqyer kryesisht me gjak dhe mish shqiptari në luftë për pushtet që e ka Beogradi.

Shqiptarët e Malit të Zi janë kthyer në kohën e Knjaz Nikollës sa u përket të drejtave të tyre. Kosova është zonë eksperimentale që po vazhdon duke prodhuar dhe duke riprodhuar politikaj injorantë, si pasojë e përpjekjeve për riciklim të politikajve me afat të skaduar të përdorimit, por edhe të keqpërdorimit e që sipas të gjitha rregullave politike dhe teknologjike, nuk mund të riciklohen. Dikush do të thotë se transicioni i ka heornjtë e vet sikur edhe viktimat.

Në rastin e Kosovës, heronj të gjallë nuk ka, profiterë të luftës dhe të paqes janë 5 deri 10 % ndërsa viktima janë 70-80 % (qytetarë të thjeshtë të Kosovës).

Edhe në balotazhin e 19 nëntorit e kemi këtë përbërje në garë, “heronjtë” si garantues të mirëqenies qiellore dhe viktimat , si përfitues të mirëqenies qiellore ! Po si do të shkojë balotazhi ?

Shpend Ahmeti, pa marrëveshjen e koalicionit me Selim Pacollin ka qenë në epërsi të madhe ta fitojë Prishtinën. Ndonëse e bëri marrëveshjen e parimeve (në Kosovë nuk mund ta gjeni asnjë marrëveshje joparimore), Sulltan Selimi i Pacollëve nuk do të jetë në gjendje t’i bindë votuesit e LDK të AKRarizuar ta votojnë LV-në dhe Zog Metin. Nëse nuk ndodhë asgjë e madhe në ndërkohë , Arbani ka gjasa ta fitojë Prishtinën me votat e Sulltan Selimit.

Kurrë nuk kam besuar se Gim Tiri do të hyjë në balotazh në Mitrovicë. E them me përgjegjësi se pas Faruk Spahisë, Mitrovica kurrë nuk ka pasur kandidate më të mirë se Valdete Idrizin e PDK-së e që nuk është militante e PDK-së. Për fat të keq Gimi apo Gipa siç po e quajnë, ka gjasa ta fitojë edhe një mandat e që sipas meje është shembull eklatant i promovimi të një politike “dërrasë bungu”.

Agim Bahtiri ka mund të jetë kryetar komune në Zimbabvenë e Mobutu Sese Sekos apo Ugandën e Idi Amin Dadës, por jo edhe kryetar i në qyteti me traditë politike, kulturore, patriotike, ekonomike, sportive etj.

Si ngushëllim për fitore eventuale të Agim bahtirit mund të shërbejë thënia e Azem Bejtës se : “ a mos po bëhet më m..t a”.

Në Gjilan Luta do të fitojë ndonëse edhe Samiu ka qenë shumë i mirë në debate.

Ferizaj është komunë që meriton të udhëheqet nga Agim Aliu i cili ka qenë dominues në debat me Muharrem Sfarqën i cili më ka befasuar për të keq me një qasje agresive dhe arrogante si dhe nënçmuese ndaj kandidatit Aliu.

Agim Aliu i ka mbajtur ligjeratë Rrem Sfarqës se si do të duhej të udhëhet debati para medieve por se kjo nuk i garanton fitoren.

Në Prizren që këta e quajë Jerusalemi i PDK-së , përballen dy kandidatë me kulturë debati dhe që e respektojnë dinjitetin e njëri – tjetrit dhe të dëgjuesve. Cilido që të fitojë , do të jetë fitore e Prizrenit .

Përparësi ka Totaj anipse fituesi pa balotazh i Prizrenit , Komandant Zafa kaloi në anën e Mytës. Nëse PDK nuk e fiton Prizrenin atëherë mund ta ndajë një pjesë të murit e ta shëndrojë në mur të Vajtimit apo Murin e Lotëve sikur që është në Jerusalemin e Palestinës.

Gjakova urbane është më shumë me Mimozën kurse ajo rurale me Ardianin. Ardiani ka përparësi .

Në Besianë Agim Veliu fiton pa ndonjë problem sikur Xhafer Gashi në Obiliq. Më duhet ta pëprkrah Xhaferin sepse më doli familjar.

Sali Asllanaj e fiton Therandën e Sokol Bashota Klinën. Smajl Latifi ka një përparësi të vogël para Vehapit. PDK e fiton Kaçanikun dhe Shtimen por e ka vështirë ta fitojë Vushtrrinë. Fatmir Limaj e fiton Malishevën, ndërsa në Dardanë situata është pisk.

 Qendron Kastrati e humbi përparësinë me një qasje jorespekti ndaj kundërshtarit dhe fituesi përcaktohet në çastet e fundit.

Këto janë rezultate preliminare të cilat mund të ndryshojnë varësisht nga koalicionet “parimore” që do të bëhen ditëve në vijim.

Për një gjë jam i sigurt; rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë përcaktues për kohën dhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kosova funksionimin politik e ka ndërtuar sikur në Itali; në bazë të familjeve që i bëjnë nderë njëra-tjetrës.

Familjeve ekzistuese që e kanë sunduar Kosovën që nga koha e përfundimit të luftës i është shtuar edhe një familje e re që u bë forcë politike ndonëse ka shumë pak vota.

Por ato vota që i ka janë përcaktuese për ekzistencën e familjeve ekzistuese. Rezultatet e zgjedhjeve të 19 nëntorit 2017 këtë familje mund ta fuqizojnë edhe më shumë apo edhe ta fundosin përfundimisht. Më gjerësisht në shkrimin e radhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Policia e Kosoves fillon shpërndarjen e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik” me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës. (Pikë Kalimi Kufitar në Merdar, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)