29 Mars 2024

Këto subjekte politike qe 17 vjet kanë sjellë trazira dhe konflikt politik

Shkruar nga Blerim Burjani

Kosova nuk ka pasur nevojë fare për këto zgjedhje të parakohshme pa e kryer asnjë punë deri ne fund, një varg telash priten ta katandisin shtetin pas zgjedhjeve të parakohshme, kush ta zgjidh demarkacionin ...?

Askush, prej këtyre njerëzve të dikurshëm pozitë dhe opozitë! Kush do ta zgjidhë çështjen e themelimit të ushtrisë, dhe asociacionit?

Kosova mund të përballet me izolim ndërkombëtar si rezultat i pa aftësisë së lidershipit konfloktuoz, kryeneç, dhe absurd i cili përfundojë kotë mandatin në gjysmë dhe pa asnjë përfitim nga qytetarët, kujt i intereson ne opinion publik pse u prish një koalicion PDK dhe LDK, dhe kujt më i intereson kush do të fitojë në zgjedhje të parakohshme nga qytetarët?

As qe merret me kush me këtë klasë politike te deritashëm të cilët sollën varfëri dhe vulgarizim të politikes dhe institucioneve, pa aftësi dhe apetite për kolltukë dhe për dërgim të familjarëve nëpër ambasada të Kosovës.

Kush të zgjidh tash çështjen e sigurimeve shëndetësore, qe është e domosdoshme për qytetarët, kush do të merret me të papunët?Këta qe ishin deri dje ne institucione?Po kush iu beson këtyre më?

Dhe pse? Dështues të plotë, nuk kanë dështuar për interesa personale, aty kurrqysh por për interesa qytetare as qe janë marr me ata!

Kush u marr me qytetarët kur ra qeveria?  Të gjithë vajtofshin në mënyrën e vet si pozita e deritashme edhe opozita, qysh ndodhi? Pse ndodhi?

Pse u prishen e këso gjera banale pa kurrfarë fitimi prej kësaj pune nga qytetarët? Po kujt i interesojke prishja tek qytetaret askush vetëm partiashet dhe klientalat e tyre partiake.

“Nëse këto parti që ishin pjesë e pozitës dhe opozitës, fitojnë prapë - shtetin e pret një ngërç i ri, inatet personale dhe partiake, zhvatje të buxhetit, varfëri e gjithçka tjetër. Por nëse veç fiton ndonjë subjekt i ri i cili nuk ishte fare pjesë e Parlamentit, pra në skenë të jetë një parti e re, mund të jetë një shpresë për qytetarin e cila shtetin do ta dërgoj më shpejtë ne BE dhe anëtarësim në NATO.

Këto subjekte politike qe 17 vjet kanë sjellë trazira dhe konflikt politik, kanë përçarë popullin dhe nuk kanë bërë gjë tjetër. Pra pse të votohen këta njerëz të deritashëm të cilët pa dallim janë të përgjegjshëm, për stagnim të realizmit të drejtave të qytetarëve, siç janë liberalizimi i vizave, zhvillimi ekonomik, Demarkacioni.

Andaj nuk ka perspektivë shteti ynë të cilin duhet ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë, të kemi rend dhe ligj, të ndalet korrupsioni, nepotizmi e të gjitha të tjerat, Kosovës nuk i duhen këto zgjedhje fare, Kosovës dhe qytetarëve u duhet zbatimi i projekteve që kam përmend me lartë?

Mish –mashë i vërtetë, njerëz të shumtë kur s’kanë ndonjë profesion veten e gjejnë politik, sa njeri i intersum me hy veç me hy për interesa personale? Krejtësisht njerëz të panevojshëm për politiken, njerëz pa profesion?Por me ambicie te vetëm të përfitojnë ndonjë kolltuk apo për te u bërë ambasador.

Kush do te dal në zgjedhje?

Një numër i vogël dhe simbolik mund te dal në zgjedhjet e parakohshme, rënie të madhe do te ketë dalja e qytetarëve përveç përfituesve partiak.

Këto zgjedhje janë jo atraktive, jo shpresëdhënëse për kërkend nga qytetarët. Rinia është vetëdijesuar? Kur s’po munden të gjejnë vetën në Kosovë atëherë po aplikojnë për të dal nga shteti me green kart dhe në punësim ne Gjermani.

Profile të shumta kanë ik dhe janë në ikje për një jetë më të mirë, profesor, mjek, inxhinier, këngëtar artistë dhe gjithçka tjetër, “po jetë Kosova shtet i vetëm atyre qe po përfitojnë nga politika...”

Dalja e qytetarëve në zgjedhje do të jetë sfida më e madhe e shtetit tonë, ka pak të interesuar për këtë temë qe vlerësohet nga të rinjtë si e kotë.

Dalje për çka? Për me riciklua korrupcionista, familjar politik, e njerëz përfitues personal dhe shëtitës nëpër botë në emër te buxhetit te Kosovës, për njerëz që kane ngrit pensione për deputet dhe kanë rrit paga dhe kane adoptuar ligje ne rast se s’janë më në politik, mund te kthehen aty ku ishin të punojnë ne shërbim civil të shtetit?Po kush do të merrej ne botën perëndimore me këtë kategori njerëzish?

Askush, gjemani një shteti ku deputetet rrisin paga për veti, askund.Qytetaret e këtij shteti duhet te vetëdijesohen skajshmërisht se i pret ngec i serishëm i madh dhe pa aftësi me u marr me shtetin, përderisa ne Suedi një deputet paguhet me mëditje dhe këshilltari komunal vetëm pesedhijet euro për seancë, e në Kosovë rreth dy mijë euro paga e deputetit ishte synim të bëhet.

Rumania dhe Bullgaria gjithashtu si vende që hynë ne BE kishin zbrit të gjitha privilegjet, pra për të shërbyer shtetit dhe qytetarit nuk ka nevojë te ketë fare privilegje, pra duhet te hiqen të gjitha privilegjet kjo është rruga për të nxit njerëzit të merren me ekonomi tregu por jo me politik, në ekonomi te tregut merren vetëm njerëzit e pasur ekonomikisht dhe klasat sociale pra të pasurit, të varfëritë dhe klasa e mesme të cilët organizohen në parti për të mbrojt interesat ekonomike.

Kosova dhe ngërçet

Shtetin e pret një ngërç i ri, po që se këta njerëz vijnë në pushtet prapë, pra hynë ne Kuvend, këta njerëz të cilët e kanë problem me shkrua “ese për pranverën”, do të rrokën serish për interesa personale se kush do të merr postin e kryeministrit, nuk është me rëndësi a është parti e vogël a’e madhe, këta kërkojnë pa dallim të marrin postin e kryeministrit, apetitet e mëdha e “takatin kerkah”, kështu e shpjegojë unë, këta njerëz gënjejnë pa këput e pa ndal se kanë vija të kuqe, a të “bojkafta”, përndryshe këta njerëz qe quhen lider që kanë themeluar parti –organizata private kuptohet qëllim apo synim të tyre e kanë pa dallim postet publike dhe interesat e tyre ne radhë të parë personale materiale apo pasurimi , pastaj familjare dhe partiake.

Ngërçi mund të riciklohet, gjasat janë reale që këta njerëz ta sjellin skenarin e Maqedonisë në Kosovë” me ngërç e karrika e dhunë dhe konflikte personal?Jemi ne pozitë te keqe shumë me këtë kategori njerëzish te deritashëm që përbënin pozitën dhe opozitën, sepse këta deri tash ishin shembulli me negativ i mundshëm i zbatimit të vullnetit të qytetarëve.

Koalicionet apo pazaret partiake?

Shumë koalicione përmenden por s’po përmendin asnjëherë zgjidhje, kujt po i interesojnë kush me kënd po bëhet, qytetarit i intereson kush po realizon interesin e tyre e jo kush me kënd po bëhet?Krejt koalicionet janë të hapura, “të gjithë me të gjithë “, pra s’ka rendësi a janë të majtë a të djathtë a çka janë? Me rëndësi është posti i kryeministrit?

Por këto parti të vogla apo copëza secila ka interesin e madh sa partitë e mëdha, vështirë e kanë me u bërë bashkë me mundur PDK, tash “inati ua kanë bollë po qysh me i mujt”, po r qysh me ia bë edhe me mujt PDK dhe me marr këtë post të parti të vogla” taksirati”, ” meraku i madh por mundësit e vogla fortë bre, kështu unë e shpjegojë këtë”.Pra këtu s’ka dallim fare ne mes tyre, të gjithë të gatshëm të hyjnë në koalicione me para, kështu është situata, politika po ofron në Kosovë shkollim, karrierë, poste, perspektiv të gjitha për këtë arsye është aktiv interesi për te u marr me politik, pse me u marr me zanat e menxi me mbet gjalle ekonomikisht , më mirë partiash e i pasur kështu mendohet ne Kosovë.

Ende është heret për te bërë koaliicone apo është vonë, e para heret është se askujt nuk iu konvenon me proklamu koalicion me dikend kur sdihet fare rezultati zgjehdor, e dyta vonë nëse e humbin matematikën e tyre e presin pas rezultatit me u marr me këtët teme, kjo është me terheqese edhe për partit e mëdha edhe “goglat e vogla” apo partit e vogla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)