15 Korrik 2020

Kërkohet ndryshimi i ligjit të skemës sociale

Shkruar nga Skender Berisha

“Bashkëshortet me jetimë të kenë të drejtën e pagës mujore(pagës bazë) deri në pension, ndërsa fëmijët 50% të pagës bazë deri në 18 vjet”

Një informacion negativ në ndjenjat dhe veprimet tona padyshim se ka efektet e saj negative, ngase njeriu në ndërdijen e tij menjëherë pas marrjes së një informacioni negativ ndihet konfuz, dhe më pas fillon të artikulojë dhe t'i japë përgjigje informacionit të sapo marrë.

Duke marrë për bazë këtë proces të ndërlikuar, dhe artikulimit të tij momental, ndodhë shpesh që të lihet anash problemi kryesor që vie nga informacioni negativ, e në rastin tonë si problem po paraqesim humbjen e njërit nga bashkëshortët, respektivisht humbjen e kryefamiljarit.

Dihet mirë se sapo të marrim një informatë se kemi humbur një familjar apo mik, menjëherë na vie në mendje për fëmijët që ka lënë pas. Shumë pak apo rrallë e paraqesim si problem bashkëshorten pas vdekjes së bashkëshortit.

Vështirësitë që i lindin një nëne pas vdekjes së bashkëshortit, që deri në momentet e fundit ka pasur statusin e kryefamiljarit, janë vështirësi që nuk kalohen lehtë.

Në vende të ndryshme perëndimore ndoshta nuk e kanë problemin e mbijetesës pas humbjes së bashkëshortit, pasi që problemi i financave dhe obligimit familjar ndaj fëmijëve janë qështje që janë të rregulluara me ligj, dhe mundësia për të gjetur apo krijuar një vend pune është më e lehtë.

Po ashtu jemi në dijeni për vështirësitë që kanë fëmijët derisa rriten dhe formohen, duke krijuar karakterin e tyre personal, por në rast të humbjes së babait problemet dhe vështirësitë dyfishohen.

Por, nuk duhet harruar se barra dhe vështirësitë bien mbi bashkëshorten, si do ta menaxhojë familjen e vetme, si do t'ia dalë të sigurojë mbijetesën, me qfarë problemesh ajo do të ballafaqohet gjatë tërë jetës si e vetme.

Asaj do i duhet të luajë rolin edhe të babait duke mos lënë anash rolin e nënës.

Këto vështirësi kalohen vetëm me përkrahje institucionale, jo me ndihma nga të afërmit dhe të tjerët.

Kjo kategori që konsiderohet problem në vehte, diçka që mund t'i ndodhë secilës familje, duhet të vihet në diskutim, dhe si kategori e veçantë të futet në ligj ku rregullohet skema e ndihmës sociale me qëllim të mbrojtjes dhe përkujdesit të familjeve të rrezikuara.

Në këtë rast nevoja e ndërhyrjes në ligjin për skemën e ndihmës sociale në Kosovë, duke e shtuar edhe këtë kategori të margjinalizuar nga shoqëria, për nënat që humbin bashkëshortët (u vdes bashkëshorti), dhe jetojnë bashkë me sakrificën, rrisin fëmijët e tyre si "Prind vetushqyes" të ndihmohen me një pagë bazë deri në moshën e pensionit (nëse është e papunë), kurse personat deri në moshën katërmbëdhjetë (14 ) vjeç, dhe personat ndërmjet moshave pesëmbëdhjetë (15 ) dhe tetëmbëdhjetë (18 ) dhe të cilët janë në shkollim të rregullt të mesëm, që konsiderohen me ligj si "Person i/e varur” të ndihmohen me 50% të pagës bazë deri në moshën 18 vjeçare (që jetojnë me nënat pa bashkëshort).

Propozimet që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe ofrimit të ndihmës nga shteti ka mjaft, por raste të tilla që ne po paraqesim nuk janë shumë në Kosovë, prandaj ato duhet trajtuar me kujdes të veçantë, si ide duhet të shtyhen përpara nga udhëheqësit tanë institucional, pasi që edhe kjo kategori është familja jonë, dhe një humbje e tillë mund t'i ndodhë secilës familje duke lënë familjen pa pasur as edhe gjërat elementare për jetë.

Prandaj, nevojitet seriozitet nga ligjvënësit, dhe kjo qështje të propozohet dhe ndryshohet ligji për skemën e ndihmës sociale në Kosovë, dhe më pas një familje që ka humbur kryefamiljarin të jetojë jetën pa e pasur brengën se kush do t'i dërgojë ushqim për fëmijët e saj, të ndjehet e sigurtë duke ndjerë dorën e shtetit, dhe fëmijët e kësaj kategorie të mos hudhen rrugëve si lypsar, por ata të motivohen për jetë dhe të jenë të barabartë me fëmijët e tjerë pa ju shtuar brengën e dytë të mbijetesës pas mungesës dhe dhimbjes së humbjes së babait të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)