10 Dhjetor 2018

Kërcenimet e Stoltenbergut dhe 'Ekipi i unitetit'

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora  

Strumbullari i botës – Kosova: Pas vendosjes së taksës prej 100% për mallrat nga dy shtete skajshmërisht armiqësore ndaj Kosovës, Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës, shpërtheu një revoltë ndaj Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përkatësisht ndaj kryeministrit Haradinaj duke i akuzuar se po e shkelin CEFTë-n dhe TEFT-ën, se po e rrezikojnë dialogun me Serbinë që Kosova ka përfituar nga ky dialog  aq sa Ujëvara e Mirushës nga shkrirja e borës në Himalaje.

Muftiu i Bosnjës e dërgoi një kërkesë moralizuese e mbështjellë me arsyetim politik për heqjen e taksës nga e cila Bosnja humbë aferërsisht 156 milionë euro në vit.

Pastaj, Serbia po ankohet në tërë botën shkaku se nga malli i dyshimtë përfiton së paku 600 milionë në vit në mos edhe më shumë përmes tregëtarëve të pashpirtë, të pandjenja dhe të pamëshirshëm shqiptarë dhe të cilët e kanë ngritur perandorinë tregtare të Serbisë në Kosovë duke pastruar paratë e pista të Mishkoviqit, Dodigut dhe vëllait të Aleksandar Vuçiqit, kryetarit aktual të Serbisë, me një të kaluar kriminale për krime lufte.

Tash edhe këta që skajshmërisht na kanë kufizuar lirinë e lëvizjes, pa të drejtë, burokratët e BE-së, me gënjeshtarët Mogerini dhe Han, fort po brengosen për afërsisht 1 miliardë euro që i humbin Serbia dhe Bosnja në Kosovë për shkak të taksës për mallra nga këto dy shtete armiqësore ndaj Kosovës duke kërcënuar për marrje të masave ndëshkuese ndaj Kosovës sikur që është pezullimi i vizave Shengen për Kosovën, mbylljen e  tregjeve botërore ku Kosova shet me qindra miliardë euro dhe dollarë, pamundësia e qasjes së Kosovës në bursat botërore si Wall – Street.

Psh. ku Kosova qarkullon 50 miliardë euro dhe dollarë brenda ditës, ndalimi i eksportit të naftës nga Kosova në vendet tjera ku Kosova eksporton miliona e miliona barelë naftë të papërpunuar dhe ku rafineritë në Kosovë përpunojnë miliona fuqi karburante, pamundësimi i Kosovës për pjesëmarrje në tregjet botërore për diamantë ku Kosova ka monopol absolut, pengimi i eksportimit të uraniumit të pasuruar dhe armëve nga Kosova sidomos në Arabinë Saudite ku Kosova eksporton së paku 100 miliardë armatim brenda një viti, bllokimi i gazësjellësit përmes linjës LLAP (Llapushnik), konkuruese e linjës TAP, nga Kosova për shtetet e BE-së për shkak të luftës në Ukrainë sikur edhe pezullimi i anëtarësimit në Paktin NATO, ku Kosova është kryesuese e këtij Pakti dhe vetëm me votën e Kosovës z. Stoltenberg është zgjedhur sekretar i Paktit NATO.

Nga përvoja flasë se gjithmonë atij që i ke ndihmuar, ta kthen me të keq! Shembull më konkret se rasti Stoltenberg nuk mund ta gjeni; në përpjekje të Kosovë për ta forcuar pakëz segmentin për raste emergjente e që quhet FSK (Forca e Siguris së Kosovës), sekretari Stoltenberg dërgoi Kërcënimin e  Kërshëndellave (të Dhjetorit) se, nëse Kosova e bënë transformimin e FSK –së në Forca të Mbrojtjes së Kosovës, atëherë NATO do të ndërmerr veprime kundër Kosovës duke injoruar faktin se NATO pa Kosovën është si Kazanova pa gjenitale dhe se as Stoltenberg kurrë nuk do të zgjidhej , jo sekretar por as kamarier i Paktit NATO, pa pajtimin dhe votën e Kosovës.

Stoltenberg deklaroi se nuk është kohë e përshtatshme për këtë transformim anipse janë bërë thuaja 20 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë pas së cilës UÇK-së i janë marrë edhe pushkallat që nuk do t’i pranonte as Muzeu i Njohur Botërorë në Muçiverc kurse Serbia po armatoset  me armatimin më modern nga Rusia e Putinit dhe Kina e Ho shi minit. Serbia po prodhon armatim që po e shet në Afrikë  dhe me këtë armatim po e blenë votën e shteteve për të mos e njohur Kosovën apo për ta siguruar ç’njohjen.

Me këto armë po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe këtë po e bënë për normalizim të marëdhënieve me Prishtinën kurse NATO dhe këta mashtruesit e Brukselit, çil gurë gojën, sikur peshqit e Istogut!

Ku dhemb dhëmbi, shkonë gjuha dhe Stoltenberg tha se NATO është kundër taksës 100% shkaku se pengon vazhdimin e bisedimeve për normalizim të marëdhënieve shumë normale midis Vuçiqit dhe Thaçit!

Stoltenbergut nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveç se t’i shpallë luftë Kosovës dhe në këtë pikë nuk dallon aspak nga Vuçiqi, kryetar i Serbisë, Burri i Fortë i Serbisë, Jasna Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Vulin, ministra të Serbisë si dhe Marko Gjuriq, Karagjorgji i Serbisë.

Realisht, luftën me Kosovën e pati filluar Marko Gjuriq i cili, me një blic – krig (pordhë e vogël) erdhi deri në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë e që pastaj u transportua, pasi që i kishte kryer të gjitha proceset fiziologjike në brekë dhe në automjetin e Policisë së Kosovës, deri në Merdare për të vazhduar me betejat tjera!

Vuçiq thotë se, nëse Kosova e formon ushtrinë, atëherë, si opsion mbetet intervenimi ushtarak i Serbisë në Kosovë për t’i mbrojtur serbët e Kosovës nga Radojçiqi, Rakiqi, Simiqi,  Maksimoviqi, Millosavleviqi dhe nga njësia paramilitare e quajtur LS. Radojçiqin, besoj se shumë shpejt Vuçiqi do ta dërgojë në parajsë duke e bërë pjesë të “ nebeski narod “ apo “ popullit  hyjnor “ ku e pret edhe Oliver Ivanoviqi të cilin, Vuçiqi, bashkë me Radojqiqin e dërguan më herët dhe me një procedurë të përshpejtuar në parajsën e premtuar.

Burri i Fortë i Serbisë, Jasna Bërnabiq po thotë se opsionin e luftës e kanë në tavolinë kurse Sheshelit, meqë i është lodhur bytha dhe nuk ia mbanë, për intervenim në Kosovë thërret Rusinë dhe Kinën. Vulin është gjithmonë i mobilizuar sikur edhe Daçiqi kurse Marko Gjuriq përfundimisht nuk do të jetë në vijën e parë të frontit, me dëshirë do të qëndrojnë në prapavijë, si përkrahje logjistike.

Lexues të nderuar, ju që jeni më të mëdhenj në moshë dhe që keni lexuar për të kaluarën i idhullit të këtyre luftënxitësve, kriminelit Millosheviq, a mund ta gjeni një dallim midis retorikës luftarake të Millosheviqit në Gazimestan, i shoqëruar nga Azemi i Kosmetit, dhe retorikës së Gardës aktuale kriminale politike që udhëhiqet nga gjenerali Vuçiq dhe Vojvoda Sheshel ?! Sigurisht se jo sepse nuk ka fare dallim!

Madje, nëse analizohet konteksti kohor dhe politik, deklarata e Millosheviqit në Gazimestan është më e lehtë se deklaratat e gjeneral Vuçiqit, Burrit të Fortë të Serbisë, Jasna Bërnabiq, pordhaxhiut Marko Gjuriq dhe Vojvoda Sheshelit!

Stoltenberg, me dashje ose pa dashje është në këtë linjë sepse kërcënimet që i bënë Kosovës nuk janë aspak më të buta se këto që vijnë nga Serbia! 

Nuk mund të besohet se një shtet që rrethohet me një shtet aq armiqësorë sikur që është Serbia dhe i cili vazhdimisht kërcënon me luftë në kohën që dhunën ndaj Kosovës dhe ndërhyrjen flagrante në punët e brendshme të Kosovës e ka legalizuar duke e noterizuar te Mogerini dhe Han dhe me dëshmitarë kyç Putinin dhe Stoltenberg, privohet nga e drejta e ligjshme dhe e Zotit për të formuar një mekanizëm mbrojtës, siç po veprohet me Kosovën.

Kosova nuk është shtet dhe vend sikur që është Vatikani dhe të cilit i mjafton roja e Gardës Zvicerane që, më shumë si ritual se që është nevojë e mbrojnë Papë Françeskun. Le ta krijojë NATO dhe BE një ambient paqësorë rreth Kosovës sikur që e ka Vatikani dhe Kosova nuk do të ketë nevojë për ushtri!

Kështu, në kohën kur shumë oborre dhe parqe në Serbi janë me eshtra të shqiptarëve nga Kosova, kur gjeneralët e Serbisë të dëshmuar për krime lufte në Kosovë ligjerojnë në akademinë ushtarake të Serbisë për ndërtim të paqes e me të cilët NATO, përmes KFOR-it, ngushtë ka bashkëpunuar pas përfundimit të luftës, me Sheshela, Dikoviqa, Pavkoviqa, Vuqiqa, Daçiqa, Vulina , Lajiqa, ku kriminelët serbë kanë bërë kupa për të pirë raki nga kafkat e shqiptarëve të ekzekutuar, ku nga po këto kafka bëjnë llampa ndriçuese, ku dhunimin e femrave shqiptare duan ta materializojnë përmes video – klubeve, ku kur edhe ata që marrin rrogë nga Buxheti i Kosovës thërrasin: “ Kosovo je Serbia – Kosova është Serbi “, ku na detyrojnë për më shumë se 10 vite t’ua paguajmë rrymën dhe shërbimet tjera dhe shumë të tjera.

 Realisht, këto edhe mund t’ua falim disi po si mund ta përballojmë faktin që këta serbë nuk e njohin Agim Bahtirin për kryetar të Mitrovicës dhe si nuk po e përkrahin idenë gjeniale të gjenialit Agim që Shaqira, nga Kolumbia e Marecit, me përcjellje të defave dhe tupanëve, të hapë urën duke vallëzuar Zhikino Kollo dhe duke kënduar himnin.

“ Ko to kazhe, ko to llazhe, Serbia je malla... “ – kush thotë dhe kush gënjen se Serbia është e vogël! Kjo, jo që nuk mund të pranohet por as që mund të durohet dhe, pikërisht shkaku i mospërfilljes së idesë gjeniale të Agim Bahtirit, nga një parti 100 % kombëtare – AKR (A i Ke Rruajtur topet)! është arsye e mjaftueshme që Kosova t’i shpallë luftë Serbisë.

Në fund, z. Stoltenberg, a keni mungesë të informatave që kërcënoni aq paturpësisht apo keni vendosur që pas përfundimit të mandatit të sekretarit të NATO-së , të rreshtoheni në armatëne e Vuçiqit dhe Burrit të Fortë të Serbisë, Jasna Bërnabiq, si snajperist i Vojvoda Sheshelit, pasi ta fillojnë luftën në Kosovë ?! Nuk po gjejë arsye të mendoj ndryshe, pas kërcënimit publik që e bëni!

Ekipi i Ç’unitetit: Këto partitë politike në Kosovë fort po e nënçmojnë Hashim Thaçin, duke menduar se e pati puna e tij dhe se. së shpejti do të ikën për lesh! Më shumë po i gëzohen faktit se Hashim Thaçi mund të keç-trajtohet nga Gjykata Speciale, se vet Serbia, se vet kryeprokurori i kësaj Gjykate dhe se vet shkruesi i aktakuzave kundër UÇK-së dhe disa udhëheqësve të saj, miku i ngushtë i Karla del Pontes, që do të vdesë pa e kapur Gjarprin, Dik Marti!

Unë, personalisht nuk do ta doja fundin që do ta ketë Hashim Thaçi as për Dik Martin e lëre më për Kara del Ponten. Secili është shkrues i fatit të vet dhe fatin e askujt nuk mund ta shkruajnë të tjerët.

As fatin e presidentit Legjendar, Madhështor, Tarak, Dinak, Dhelpërak, Spirituoz, Filozofik etj. dhe shumë të tjera, për të cilat, në mungesë të kapacitetit intelektual (shihe ti, intelektual) nuk po gjej fjalë e as shprehje. Luan Shllaku, një njohës i shkëlqyer i politikave mjedisore e sidomos partizan i bindur kundër ndotjes së mjedisit, ka hyrë në një mjedis edhe më të ndotur, mjedisin e ndotjes së karakterit, ndërgjegjes dhe vetëdijes të një grupacioni të caktuar e që ka pretendime se merren me politikë! Për këtë arsye dhe për të krijuar një garë të barabartë, me vete e ka marrë një “ kalë “ tashmë të rraskapitur dhe të lodhur për faktin se ka marrë pjesë në çdo garë kuajsh dhe gomarësh, që nga viti 1990 e deri më tani. Dhe i cili asnjëherë nuk e ka çuar garën deri në fund por është dorëzuar apo tërhequr, para mbarimit të garës.

Pretendimet janë të çarta; me një alkimi ta shndërrojnë Gjarprin në hardhucë pa dhëmbë! E që nuk mund t’ia dalin kurrë sepse Hashim Thaçi nuk i ka nënshkruar librat fenomenalë të autorëve më të famshëm botërorë për të e që Veton Surroi ta bëjë nënshkrimin e fundit!

Për Hashim Thaçin, pa asnjë dyshim do të bëhen filma, edhe nga Holivudi, edhe nga Bolivudi. Kur janë bërë filma për Pablo Eskobarin, pse të mos bëhen edhe për Hashimin! Hashim Thaçi nuk e ka problem Veton Surroin dhe Ekipin e Ç’unitetrit.

 Ata i hanë në vend të kallamarit, kur ka mungesë në treg! Madje për ta as që shpenzon verë Curva Italiana por vetm rasojë t’Burojes! Hashim Thaçi nuk e ka problem as LDK sepse, gjithmonë mund ta riciklojë Alma Lamën.

Hashim Thaçi nuk e ka problem as LV e cila, në çdo përvjetor organizon protesta kundër Hashimit pas së cilave 6 muaj bënë analiza se sa vet kanë marrë pjesë në protesta dhe se a do ta kalojë pragun zgjedhor PSD!

Hashim Thaçi nuk e ka problem as PDK sepse, një numër të deputetëve të kësaj partie, i mbanë në grusht, në vend të koçeve! Hashim Thaçi nuk e ka aspak problem shoqërinë civile për faktin se ka  shoqëri të madhe civile dhe jo-civile  me Batonin dhe disa kondom gazetarë, apo kurtizana shoqëruese.

Aktualisht, të vetmin problem që e ka Hashim Thaçi është Ramush Haradinaj, që nuk i përputhet në skenarin e shkruar nga të tjerët, me artistë të pashkolluar, Aleksandar Vuçiq dhe vet Hashimi.

Më heret, po ta largonte Ramushin, Hashimi do të kishte më pak vuajtje dhe dhimbje! Tash e ka shumë vështirë ta kapërdijë Ramushin për faktin se Ramushi është rritur shumë.

Është rritur thuaja 100%.  Hashimi po bënë përpjekje t’ia lëshojë Ramushit në kurriz Mogerinin, Hanin, Stoltenbergun, Boltonin dhe Makronin. Sa për fillim dhe, nëse nuk riformatizohet, atëherë do ia lëshojë një kalibër më të madh, nëse deri atëherë do të mbijetojë edhe vet Hashimi!

Hashim Thaçi as që e lodhë mendjen gjeniale për Vetonin apo Shpendin. Vetonin e ka dribluar dhe punuar shumë herë më parë kurse Shpend Ahmeti nuk është Mehmet Shpendi, nuk e bën hesap as për një sorrë.

Ky Ekip që po bënë përpjekje të formohet do të jetë mbështetja më e madhe për Hashimin dhe Hashimi, vetëm  për shkaqe taktike sepse nuk ka nevojë të përdorë ndonjë strategji të specializuar, e ka penguar që të votohet në Kuvend!

Jo se ndjehet i rrezikuar nga ky grup. Hashim Thaçin nuk e mbrojnë këta eunuh këshilltarët, me të kaluar jugosllave por edhe denoncuese (i kanë denoncuar të burgosurit politikë), të pa kurrizë dhe të pa denjë për të punuar edhe në klubin Cobra City dhe të cilët janë të kastruar nga çdo përgjegjësi dhe ndjenë kombëtare. Hashim Thaçi e ka një xhoker të jashtëzakonshëm, një njeri të madh, një patriot dhe kombëtar të përmasave më të mëdha se vet Hasan Prishtina.

Një idealist i idealistëve dhe një materialist mbi të gjithë hajdutët e botës. Një Ismail Qemal që, më 28 Nëntor 2018, në Vlorë, i mëshehur pas prapanicës bukur voluminoze të Edi Ramës dhe prapanicës së ngjeshur me muskuj që ia rrudhin pjesën më të ndjeshme të burrërisë, asaj të Ilir Metës, e nderoi duke qëndruar gatitu flamurin e Kazakistanit e që e shkaktoi entusiasëm të madh në mesin e kosovarëve dhe orgazmën e Hashimit. Hashimi është gjenial në përzgjedhje ndryshe, ma gjeni një njeri tjetër që ka koçe dhe guxim ta dërgojë Behgjet Pacollin në Sheshin e Pavrësisë në Vlorë!

Çfarë ndjenje patriotike na ngjalli Begja! Serioz dhe dinjitoz, përfaqësues dhe inspirues!   Hashim Thaçi është alkimisti më i zoti i ditëve tona, më i zoti se Alkimisti i Paolo Koelhos.

Alkimisti i Koelhos nuk shkoi përtej përpjekjes për eksperimentim, alkimisti Thaçi eci shumë para, m..in e bëri mjaltë, antipatriotin e bëri patriot  dhe, që ende nuk është bërë publike, Luginën e Preshevës po e bënë Anamoravë! Pa i dhënë asgjë Serbisë.

Hashim Thaçi as që mendon për Ekipin e Unitetit! Ai po konsultohet me disejnatorin personal të modës  se çfarë kostumi do të veshë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel.

Nëse për të shkruhen edhe nja dy – tre libra atëherë ka gjasa ta fitojë Çmimin Nobel për Letërsi ose, më së paku për faktin se po e bashkon Luginën e Preshevës do ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe. Mund të ndodhë që t’i fitojë të dyja këto çmime.

Pas përfundimit të Konferencës  së AVNOJ-it, në Jajce (përkthimi shqip i bie bole), përfaqësuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës kërkoi të dijë se çka fiton Bosnja pas kësaj Konference duke kërkuar sqarim nga Mosha Pijade.

Mosha Pijade, si çifut dhe cinik i përgjigjet: “ Jajcen (bolen) e majtë e fiton Kroacia, të djathën e fiton Serbia dhe Bosnja e fiton ate çka mbetet në mes, pas largimit të boleve “!

Duhet të jeni budalla e të besoni se Hashimi që e ka vendosur topin në penalti, me portier nga radhët e PDK-së, do të lejojë që Veton Surroi apo Behxhet Shala të shënojnë. Unë mund të jem një llojë budallai e që në fakt edhe jam por jo aq i madh  sa të besoj këtë.

Ose do të bëhet 100% siç thotë Hashimi ose 100% do ta hajë Hashimi! Ta shohim. Ora po ecën shpejt!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)