10 Dhjetor 2018

Interpol s’na pranon

Shkruar nga Seremb Gjergji

Anëtarësimi në Interpol kërkon siguri nacionale për vendin që aplikon. Ndërsa, deklarimet për ndryshim kufijsh nga ana e Presidenti Thaçi, krijojnë pasigurinë më të madhe në Ballkan.

Të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Serbisë, janë kundër këtij nocioni. Ndoshta, kemi pak fat, atë ndoshta, sepse ish shefi i Interpolit kinezi Meng Hongwei është arrestuar.

Interpol duket se nuk do të na pranoi edhe kësaj radhe – sepse IDEJA e ndarjes dhe mos menaxhimi i sigurisë në rreth 40% të territorit krijon krizë për vet organizatën e cila fillet e themelimit i ka që nga viti 1914 në Monako.

Deklarimet dhe Politikanët kërcënues na qojnë vetëm mbrapa. Asgjë s’po shkon përpara! Madje edhe deklarimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e USHTRISË me ligj, është edhe një poen më pak për ne.

Jemi dëshmitar, që jo vetëm vendet e Ballkanit, por edhe vet udhëheqësit politik në Kosovë – duke filluar nga Lideri i PDK-së e deri tek partitë më të vogla në Kosovë, janë kundër idesë së ndarjes.

Kjo pasiguri politike është hap shtesë në mos anëtarësim. Është ideja më e rrezikshme në Kosovë, që nga paslufta. Për këtë rrezik të madh janë deklaruar edhe dy partnerët tanë më të mëdhenjtë evropian Britania e Madhe dhe Gjermania.

Askush nga segmenti i sigurisë në Kosovë, deri me tash, nuk kanë dhënë asnjë arsye pse duhet të anëtarësohemi në INTERPOL.

Duket se Kosova nuk e ka asnjë ekspert për siguri ndërkombëtare, ose nuk po del në shesh. Me politiken aktuale të Presidentit dhe mosmarrëveshjet politike dhe pa-siguria në vend – INTERPOL nuk sheh arsye për të na pranuar.

Madje Serbia ka kërcënuar se Kosova do të shpallë flet-arreste për serbet që kanë kryer Krime Lufte në Kosovë (Red Notice). Interpoli aktualisht ka 57,289 të tilla dhe nuk është arsye, lobimi i Serbisë.

Edhe 200 flet-arreste shtesë, asgjë nuk ndryshojnë. Politikanët dhe Komandantët e Policisë së Kosovës nuk po dinë si të reagojnë. Pse?

Kësaj pasigurie i shtohet edhe kriza e rritur e Sulmeve Terroriste gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kosova është në piken më të ultë të mbrojtjes së IMAZH-it dhe territorit të saj.

Mohimi apo çnjohja e Pavarësisë së Kosovës nga 10 vende që tashmë na kanë njohur; është kulmi i dështimit të diplomacisë dhe lobimi kosovar.

Andaj, anëtarësimi në Interpol edhe kësaj radhe është shumë i vështirë. Këtu ndikon edhe mos angazhimi i madh i ambasadorit tonë në Arabinë Saudite z. Rexhep Boja – i cili është dashur të jetë shumë më agjil.

Shpenzimet që politikanët tanë po i bëjnë në emër të lobimit, kanë marrë përgjigjeje kur Presidenti Thaçi ka mohuar shkuarjen/raportimin në thirrjet e Komisionit Parlamentar për të deklaruar mu rreth shpenzimeve të bëra.

Madje diplomacia përmes ambasadorëve, duket që ka qenë më e ligshta ndonjëherë. Lutem që Aleatët dhe Miqtë tanë të na ndihmojnë?!

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2018 - Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett së bashku me ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës,  të ngarkuarin me punë të ambasadës gjermane, Kryesuesen e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësues të organizatës Iniciativa për Progres do të flasin gjatë hapjes së Javës kundër korrupsionit në Kosovë. (Sirius Hotel, ora 9:30)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për fëmijë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e Forumit të Rinisë së LDK-së me temën “Pa-siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë, Zyra e Koordinatorit Nacional kundër Dhunës në Familje, organizon konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Rajonale "Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahen punimet e Forumit Kosovaro-Maqedonas të Sigurisë 2018, që organizohet nga Fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”, Kolegji AAB dhe Universiteti Kliement Ohridski, Fakulteti i Sigurisë, Shkup. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Klubi Dëshira organizon promovimin e programit të Ndërmarrjes Sociale Dëshira. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë aktivitetin “Çohu për të Drejtat e Njeriut” për shënimin e 10  dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.​  (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore si dhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë. (Restaurant Holiday, ora 11:00)

- Muzeu i Kosovës për nder të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut do të bëjë promovimin e katalogut me imazhe taktile dhe të përkthyer në Brail në bashkëpunim me shoqatat e të verbërve në Kosovë. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” organizon tryezën e diskutimit me temë “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Klinës Zenun Elezaj. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 11:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, i cili fillon nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje me kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuçi. (Objekti i Komunës së Junikut, ora 13:30)

- Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kolegji AAB në bashkëpunim me KMDLNJ organizojn tryezë që i kushtohet Adem Demaçit, fitues i Çmimit Saharov dhe çmimeve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 14:00)

- Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë sot një ekspozitë me fotografi dhe poezi, vepra te artistëve të rinj që morën pjesë në konkursin e Misionit të titulluar “Të drejtat e njeriut përmes artit”.  (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc organizojn Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit që shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit për të falenderuar publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm të cilët zbulojnë rastet e korrupsionit dhe për të rritur ndërgjegjësimin përmes tregimeve të tyre. (Grand Hotel, ora 17:30)