19 Nëntor 2018

Histori e shkurtër e inteligjencës

Shkruar nga Luan Hamiti

Spiunazhi dhe forma e tij moderne, inteligjenca, është përafërsisht e vjetër sa njerëzimi. Agjentët ishin të rëndomtë në të gjitha kulturat dhe qytetërimet antike. Egjipti antik, Greqia, si dhe Roma kanë punësuar agjentë për të gjetur sekretet e armiqve të tyre.

Në Lindjen e Mesme, Mbretëresha Elisabeth I të Anglisë ka organizuar një rrjeth agjentësh (e udhëhequr nga Walshingam) për rë mbledhur informacionw mbi Spanjën, armikja e saj prej kohësh.

Gjatë revolucionit amerikan, George Washington ka realizuar një rrjet i ndërlikuar agjentësh për të mbledhur informacione mbi ushtrinë britanike.

Të dy, unionistët dhe konfederatistët përdoren agjentët gjatë Luftës civile amerikane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën hije zhvillohej një luftë të fshehtë mes aleatëve dhe nazifashistëve. Amerikanët përdorën Zyrën për Shërbime Strategjike (OSS), organizatë që u shëndrrua më pas në Agjencinë Qendrore e Inteligjencës (CIA).

I mirënjohuri shërbim britanik, MI5 ka ushqyer gjithashtu aleatët me informata mbi Gjermaninë naziste dhe nazistët me dezinformata mbi vendin real e daljes në Normandi të aleatëve.

 Përmes një fushatë e gjerë dezinformimi, ajo ka arritur t'i bind nazistët se vendi do të "ishte" Pas de Calais dhw e jo plazhet të ndodhura më në perëndim në Normandi.

Gjatë Luftës së Ftohtë u zhvillua gjithashtu një luftë sekrete spiunazhi midis CIA-s amerikane dhe KGB-së ruse. Gjatë kësaj periudhe, spiunazhi arriti kulmin e tij.

Ishte shumë e rëndësishme të dinin se çfsre mendonte armiku dhe çka veprime ishin të gatshme të ndërmerrnin.

Pasi komunizmi u zhduk në vitet 1990, spiunazhi midis lindjes dhe perëndimit u bë më pak i rëndësishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018 - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00) 

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)