25 Prill 2024

Hashim Thaçi dhe Gjykata Speciale

Shkruar nga Metush Zenuni

Fjalimi i Hashim Thaçit në një debat publik të datës 09 tetor 2017, ku u debatua për Gjykatën Speciale dhe ndikimin e saj në Kosovë, i habiti shumë kë që ndoshta ende nuk e ka njohur personalitetin e vërtëtë të Presidentit me ish nofkën e luftës ,,Gjarpëri“.

Dihet se është bërë shumë zhurmë e janë shkruar shumë shkrime lidhur me krijimin dhe votimin e kësaj Gjykate anti shqiptare, prandaj do të mundohem që kësaj radhe të shkruaj vetëm për personalitetin e Hashim Thaçit, përgjegjësitë dhe prapaskenat që ky njeri i ka luajtur në kurriz të Kosovës, që nga viti 1998 e deri më sot, duke u fokusuar vetëm te Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi siç dihet është i kapur nga agjenturat e huaja, dhe ai është i obliguar ti nënshtrohet kërkesave të tyre, kërkesa këto që janë kundër interesit kombëtar shqiptar e veqanarisht kundër zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve nën ish- Jugosllavi.

Është e quditshme  dhe shumë kontraverze se si Hashim Thaçi dhe partia që ai udhëhiqte PDK, në njërën anë për opinionin e brendshëm trumbetojnë se janë trashëgimtar të UCK-së, ndërsa në anën tjetër, po ata njerëz, po ajo parti, po ky Hashim, ushtruan dhunë në parlament për të votuar Gjykatën Speciale, e cila dihet mirëfilli se si qëllim kryesorë dhe të vetëm kishte dhe ka arrestimin dhe denimin e ushtarëve të UCK-së, nën akuzën se gjoja paskan bërë krime mbi popullsinë civile gjatë luftës në Kosovë, Dhe dihet mirëfilli se kush ishte okupatori, kush ushtroi dhunë, kush vrau, preu, e kush dhunoi mijëra shqiptar të pa fajshëm gjatë luftës në Kosovë.

Pse atëherë, ç`ka e shtyu Hashim Thaçin dhe PDK-në që të votojnë me çdo kusht këtë Gjykatë anti shqiptare, që burgos çlirimtarët pse kanë luftuar kundër armikut dhe tradhëtarëve të vendit? Athua Hashim Thaçit bashkësia ndërkombëtare, apo „ miqt e tij“ i kanë premtuar se ai nuk do të arrestohet dhe i trimëruar nga kjo, Hashim Thaçi ka pranuar themelimin e kësaj gjykate, anipse në listat e arrestimit do të jenë edhe shumë bashkëluftëtar dhe bashkë partiak të tij?

Nëse Hashimit iu ka premtuar liria personale në këmbim të burgosjes së të tjerëve të pafajshëm dhe dëmit politik që i bëhet Kosovës, atëherë shtrohet pyetja, a duhet të arrestohet Hashim Thaçi para Gjykatës Speciale dhe kush duhet ta arrestojë?

Dihet se Hashim Thaqi nuk duhet të gjykohet dhe të burgoset për akuzat e Dik Martit dhe Karla del Pontes, sepse e gjithë bota e dijnë mirë se ato akuza janë të pa verteta, të përgatitura politikisht nga struktura kriminale të bashkësisë ndërkombëtare, nga Serbia dhe Rusia, prandaj rrjedhimisht Hashim Thaçi as nuk duhet të gjykohet e as të burgoset për akuzat e të lartëpermendurve nga Gjykata Speciale.

Mendimi im është që Hashim Thaçi duhet të gjykohet, të denohet  dhe të burgoset për Tradhëti, për një tradhëti tjetër Shtetërore dhe Kombëtare, sepse siç e tha edhe ai vetë (shih fjalimin e tij të fundit në RTK, dt 09.10.2017, kur flet kundër Gjykates Speciale dhe kundër bashkësisë ndërkombëtare), ndër të tjera Thaçi e pranon se: "....E kam udhëhequr një proces të dëmshëm për Kosovën...."! 

Pra, sipas asaj që ai e pranon, del sheshit se Hashim Thaqi me vetëdije ka punuar kundër shtetit të Kosovës, duke bërë pazare me tē huajt në dëm të Kosovës dhe të UÇK- së dhe siç thotë prapë ai( 09.10.2017), me vetëdije e ka udhehequr një proces të dëmshëm për shtetin e Kosovës, siç eshtë formimi i Gjykates speciale për të kënaqur interesat e Rusisë dhe Serbisë... !!! –

Të punojë një Kryeministër i një shteti, tash President i Kosovës, në dëm të shtetit të vetë dhe nē dëm të bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së, me vetëdije të plotë dhe duke u nxitur nga interesat krejt personale, kjo nuk është asgjë tjetër, përveq se Tradhëti Shteterore dhe Kombëtare si dhe tradhëti ndaj bashkëluftëtarëve të UÇK-së…!!!

Në këtë aspekt them se, vetë Hashim Thaçi duhet të gjykohet dhe denohet, nga Gjykata e Lartë e Kosovës, e jo nga Gjykata Speciale e krijuar nga vet Thaçi dhe të huajt….!!!

Them Gjykatë e krijuar nga vet Thaçi, sepse pasi ai e ka nënshkruar këtë marrëveshje në bisedime me Serbinë dhe të huajt, me këmbëngulje ka kërkuar nga deputetët që të votohet në Parlament kjo Gjykatë Speciale, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën, madje edhe duke këmbëngulur, përkundër faktit që ka qenë i këshilluar nga miqtë e tij, si dhe e kundërshtuar fuqishëm nga Vetvendosje në Parlamentin e Kosovës dhe nga qytetarët të cilët demonstruan me ditë të tëra para Parlamentit dhe Qeverisë.

Si rezultat i vendosmërië së tij, i PDK-së dhe LDK-së, dhe i dhunës shtetërore, Hashim Thaçi më në fund ia ka arritur qēllimit që ta formojë Gjykatën Speciale, këtë Gjykatë ogurzeze për Kosovën dhe UÇK- në ...!

Në këtë kontekst, Gjykata e lartë e shtetit të Kosovës, duhet që të arrestojë jo vetëm Hashim Thaçin, por edhe të gjithë deputetët që e kanë votuar me vetëdije këtë gjykatë, e cila i ka sjellur dëm të pa riparueshëm Kosovës në arenën ndërkombëtare, por mund të provokojë edhe trazira brenda në Kosovë, prandaj për mendimin tim, të lartëpërmendurit e kanë tradhëtuar me qëllim përfitimi personal fillimisht luftën e drejtë të shqiptarëve për Liri (Luftën e UÇK-së), pastaj Shtetin dhe Kombin shqiptar, dhe si të tillë meritojnë të marrin dënimin kapital nga populli dhe drejtësia e Kosovës.

Këta matrapaz dhe tradhëtar të veshur me pushtet dhe besimin e popullit që i kanë votuar, i kanë konsideruar „shokët e tyre“ të luftës si Kurban, të cilët duhet të paguajnë çmimin e tradhëtisë së tyre me burg,  pavarsisht se ata, kanë luftuar   për Liri dhe se si të tillë jp vetëm që janë të pafajshëm, por janë edhe krenaria dhe vetë Liria e Kosovës… !!!

Krejt në fund, duhet ti përkujtohet Presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë atyre që e votuan dhe e përkrahën Gjykatën Speciale, e cila u krijua kundër luftës së drejtë të UÇK-së, se një fjalë popullore thotë: ,,Kujt t'ia bësh gropën, aty do të biesh vet“ ! ose ,, Çka të mbjellësh edhe do të korrësh“! Pra, Hashim Thaçi dhe PDK, ashtu siç e mbollën Gjykatën Speciale (gropën per shokët e tij), po e njejta gjykatë le ti burgos vetë ata (pra le të bien në të njejën gropë, që e përgatitën për të tjerët),

 E bajt me sh'net...!

/Autori është historian, veprimtar i LPK-së, njëri nga themeluesit e UCK-së dhe Veteran i luftës çlirimtare/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)