21 Shtator 2019

Gushavci ndër resursit më të rëndësishëm për zhvillim të Deçanit

Shkruar nga Adem Lushaj

Ndër faktorët e rëndësishëm për zhvillimin ekonomik janë edhe faktorët natyror, qofshin mbitokësor apo nëntokësor. Deçani është i pasur me burimet natyrore, sidomos me ato që gjenden në masivin e Bjeshkëve të Nemuna.

Burimi i ujit nëntokësor mineral që njihet si "Gushavci", mund të konsiderohet ndër resursit me produktiv ekonomiko-turistik. Pos anës ekonomike që mund të ketë shfrytëzimi i mirë planifikuar i këtij resursi, uji i “Gushavcit” ka efekt shërues të sëmundjeve të ndryshme, sidomos reumatike dhe të lëkurës.

Edhe pse në distancë rreth një kilometër nga qendra e Deçanit, qytetarët e shumtë që kanë nevojën e shfrytëzimit të këtij uji (të ardhur edhe jashtë Kosovës), me vështirësi të mëdha arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Pengesat e vendosura nga KFOR-i përgjatë rrugës së asfaltuar; rruga e ngushtë dhe e dëmtuar prej urës që kalohet mbi Lumëbardhin; mos rregullimi i hapësirave për qëndrim dhe pushim; sikurse mungesa e vendit për parkim të automjeteve; janë disa nga çështjet që po ndikojnë në pakënaqësinë e qytetarëve.

Që të marrësh rrugë për te ky burim i ujit mineral, duhet ti përballosh një numër të madh të pengesave rrugore të vendosura nga KFOR-i, që sipas tyre janë për siguri dhe respektim të Zonës së veçantë.

Fare mirë dihet se objekti fetar dhe kulturor (Manastiri i Deçanit), është ruajtur dhe ruhet nga qytetarët, assesi nga pengesat e vendosura nëpër rrugë apo numri i madh i paqeruajtësve italian, austriak apo slloven. Këto pengesa mund të konsiderohen më shumë për iritim të qytetarëve, se sa për siguri të manastirit.

Që, qytetarët dhe makinat, mos të kalojnë nëpër ujin e Lumëbardhit, ishte përkujdesur KFOR-i, duke ngrit një urë të vogël mbi shtratin e lumit. Njëjtë kishte vepruar edhe me shtrim të rrugës me zhavorr, rrugë që dërgon për të Gushavci.

Por, ndryshimet klimatike, qarkullim i makinave, pse jo edhe të atyre që në mënyrë ilegale prejnë pyjet, ka bërë që kjo rrugë të jetë edhe më e mërzitshme për kalimtarët. Më të vështirë e bën gjerësia e rrugës, ngase mezi gjejnë vend vozitësit e makinave për tu shndërruar, duke bërë që të shumtën e rasteve, qytetarët nevojtar të ecin këmbë deri në cakun e tyre.

Sapo të arrijnë te burimi i ujit shërues, te vendi për relaksim dhe shërim “Gushavci”, do përballesh me mungesë të hapësirave për parkim të automjeteve dhe qëndrimit të qytetarëve në uji.

Numri i madh i atyre që kanë nevojë të shijojnë ujin shërues, zvogëlon hapësirat e shfrytëzimit, që shpesh ndodhë edhe të mos ketë mundësi të hyrjes në uji. Pos kësaj, mungesa e ulëseve dhe mungesa e mirëmbajtjes së këtyre hapësirave, veç sa i shton shqetësimet e qytetarëve.

Ndaj, hartimi dhe zbatimi i projekteve me karakter zhvillimor, sidomos të karakterit turistik, do bënte që Deçani të ketë përfitime të mëdha ekonomike.

Punimet që po kryhen në rregullimin e shtratit të Lumëbardhit dhe shëtitores përskaj lumit, është shpresë që kryetari Ramosaj, (përkundër pengesave që janë nga Ligji për Zonën e Veçantë) të vazhdon edhe me projekte që do mundësonin shfrytëzimin e këtij resursi natyror, ashtu që “Gushavci” të jetë në shfrytëzim të përhershëm nga qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)