29 Shtator 2020

Grand hotel Prishtina

Shruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli 

 (Letra e hapur të gjithë arkitektëve kosovar dhe njerëzve të vullnetit të mirë,që mendojnë dhe veprojnë pozitivisht)

Janë disa çështje nëpër të cilat profesionistët nuk mundet t’i anashkalojnë pa marrë parasysh pasojat personale që do të pasojnë në stilin e “hakmarrjes” primitive që është duke e aplikuar kjo shoqëri në dhjetë vitet e fundi në Kosovë,të cilat autori i shkrimit i ka përjetuar që disa vite. Me këto dukurit negative evidente të cilat i vëren çdo banor i kryeqytetit por edhe ma gjerë,kryesore është se nuk e tangon asnjërin personalisht,fenomeni “NIMBY”(not in my back yard - nuk është në oborrin tim),është prezent tek ne,e ky oportunizëm në tërësi e degradon dhe e varfëron me të madhe kualitetin e jetës urbane në Prishtinë dhe Kosovë.

Këto ditë e “shpaluan” fasadën e re të hotelit “Grand Prishtina” i cili gjendet mu në qendrën e ngushtë të kryeqytetit. Ai është duke u rinovuar nga pronari i ri i cili e ka ble objektin në procesin e privatizimit,në pamjen e jashtme të tij ka ndryshime të çuditshme ku fasada e punuar me elemente të mermerit në vitet shtatëdhjeta, është ndërruar me disa profile alumini me ngjyra të çuditshme që ndërrojnë varësisht nga reflektimet e dritës,të cilat do ta ndërrojnë tërë pamjen e objekti i cili për katër-dhjetë vitet e ekzistimit kishte krijuar identitetin e vetë arkitektonik dhe urban të cilin çdo shoqëri me zili do ta ruante.

Të mos harrojmë se ai ishte vendi i ndodhive historike të viteve tetëdhjeta e ma vonë deri në ditët e sodit. Në vend që ta mbrojmë me argumente profesionale identitetin e tij gati katër-dhjetë vjeçar në bëjmë ndryshime strukturore në pamjen e jashtme të tij (fasadën),thua se identiteti arkitektonik i krijuar me vite të mundimshme fare nuk ka rëndësi për ne,me aq lehtësi e harrojmë atë sa që befason edhe armiqtë tanë të cilët i “gëzohen” veprimeve të pa kontrolluara tona.

Nuk është ky rasti i vetëm në Prishtinë,kështu është vepruar edhe me disa objekte tjera monumentale si janë fasada e qelqit në objektin e Kuvendit të Kosovës e cila të jep përshtypjen e një”arne”të shëmtuar,degraduese nga aspekti arkitektonik,kjo nuk duhej të ndodhte së paku në shenjë respekti ndaj autori të projektit,arkitektit jevrej dhe profesorit me nam ndërkombëtar Juraj Neihard. Kësaj dukurie të shëmtuar arkitektonike nuk kanë mundur t’i ikin edhe shumë objekte në qendrat tjera komunale në Kosovë si është qendra e qytetit të Gjakovës me veprime të pa pranueshme urbane.

Për rrënimin e monumenteve arkitektonike si hotelet e vjetra në Gjakovë dhe Prishtinë(Unioni),objektet sakrale (xhamit) e shumë shtëpia banimi karakteristike,monumente kulturore,të cilat ishin nën mbrojtjen e shtetit për vlerat e tyre të pa mohueshme arkitektonike,aq me lehtësi janë zhdukur nga faqja e dheut sa që shtrohet pyetja laike së mos jemi “popull i marrë” që me dorën tonë zhdukim identitetin tonë arkitektonik,urban dhe historik,pa u hamendur pak se si me pa dije po e “varrosim” identiteti tonë të ekzistencës në këto territore me shekuj,është kjo një dukuri që gjithnjë historikisht na është hakmarrë duke e ditur se kënd e kemi në fqinjësi.

Askush nuk mundet të jetë kundër rindërtimeve,renovimeve,rekonstruimeve arkitektonike dhe urbane,zhvillimi i shoqërisë e kërkon këtë,është ky proces i pa ndalshëm nëse dëshirojmë të përcjellim dhe të aplikojmë të arriturat teknologjike në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit në botë. Për këtë ka disa rregulla dhe kritere që domosdo duhet respektuar çka nuk vlen në Prishtinë dhe Kosovë,e kjo në mënyrë të pa dukshme do të na hakmerret nëse nuk ndalen këto veprime të çuruditshme pa i respektuar as rregullat elementare të qytetërimit (ligjet) në shekullin 21.

Nuk janë në pyetje shijet arkitektonike,për ato nuk preferohet të kemi konfrontime pasi “për shije nuk duhet diskutuar”,është në pyetje humbja e identitetit urban i gërshetuar me elemente të trashëgimisë historike që shumë lehtë po e shkatërrojmë me veprimet tona pa menduar në pasojat të rënda në kryeqytet dhe në tërë Kosovën.

A thua projekti i renovimit,restaurimit apo regjenerimit të objektit nuk i kishte të qarta kriteret të cilave do të duhej përmbajtur pronarët e ri  gjatë ati procesi ? Duhet njohur procedurat dhe nivelin e intervenimeve në këto raste,si u punua projekti i renovimit,kush e aprovoi dhe lejoi projektin,a është dhanë leja e  renovimit,nga cili organ kompetent është dhënë ajo,cili organ shtetëror neutral e mbikëqyr ekzekutimin e punimeve. Si është e mundur të lejohen këto veprime mu në qendrën e kryeqytetit në një objekt reprezentativ si ishte Grand hotel Prishtina. Ka edhe shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje e të cilat janë neglizhuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

Përse është i rëndësishëm identiteti urban shumë pak i trajtuar në tërë Kosovën ma theks të veçanet në kryeqytet. Sa lehtë e anashkalojmë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë e cila ma së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan,për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet,e ne mu këto vlera historike dhe arkitektonike i kemi zhdukur përpara,e të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe në dhjetë vjetshin e parë të shekullit 21,kjo është e pa falshme.

Shtrohet pyetja logjike ku është identiteti urban i një vendbanimi të vjetër,qytetit të Prishtinës. Ruajtja e identitetit burimor,avancimi i tij si dhe harmonizimi me karakterin e përbashkët gjithnjë ka qenë imperativ i çdo shoqërie,e te ne po veprojmë në mënyrë vandale me ndryshimet e tyre sistematik pa dhanë askush përgjegjësi. Më duhet të citoi një mendimtar se “kjo mënyrë e veprimeve në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgimin e qytetit,e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët nga kanë ardhur”,dhe pasojat me të cilat do të përballen në dy treqind vitet e ardhshme.

Kjo çështje nuk i përket vetëm një objekti të degraduar me renovimin e tij,është e ndërlidhur me filozofinë jetësore të mjedisit ku jetojmë e veprojmë. Ne qendrën e ngushtë të kryeqyteti trashëgimia historike dhe kulturore fare nuk vlerësohen dhe trajtohen dhe nuk e kanë vendin që duhet të iu takoi në pediestalin e kulturës së një populli të cilit harresa historike iu ka hakmarrë në të kaluarën e si jemi duke vepruar do të na hakmerret edhe në të ardhmen.

Kaptin e veçantë janë ndërtimet me leje e pa leje të cilat po lejohen nga ana e pushtetit në vitet e pas luftës së vitit 1999. Për këtë duhet një hulumtim i veçantë për kryeqytetin dhe qytetet kryesore në Kosovë,se si ne vetë jemi në gjendje ta shkatërrojmë ardhmërinë e jetës urbane për gjeneratat e reja qe do të jenë të detyruara të jetojnë në këto hapësira.

Është koha e fundit që kokat e kthjellëta intelektuale të shqiptarëve të Kosovës,të reagojnë në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme,e jo të jenë indiferent si deri me tani duke i lejuar këto veprime denigruese për të gjithë ne.  




Autori është anëtar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK),                                                                         qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)