23 Prill 2024

Gjakova 2011

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Më ka shqetësuar pa masë një hulumtim,raport apo sido që do ta quani,i punuar dhe i botuar nga një organizatë ndërkombëtare për varfërinë në Kosovë,ku Komuna e Gjakovës renditët e para për nga niveli ma i lartë i varfërisë,çka është një e vërtetë e hidhur,jo vetëm për vendlindjen time por për tërë Kosovën.

Kjo tregon se si politika destruktive mundet të shkatërron një trevë në Kosovën e pa varur. E pa besueshme se si funksionimi i një politike e udhëhequr nga ndërkombëtarët dhe e përkrahur pa rezervë dhe me “dëshirë”nga vendorët pas vitit 1999,e pruri Kosovën në ketë situatë të çoroditur ku vetëm në kryeqytet –Prishtinë “diçka” funksionon e asgjë tjetër.

Lëvizja e ç’orientuar e popullsisë,në një formë “demokratike” e imponuar tregon realitetin se situata aspak nuk është ma e mirë edhe ne pesë qendrat kryesore të Kosovës,Pejë,Prizren,Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj,si boshti i zhvillimit Hapësinor,Urban dhe Ekonomik të Kosovës.

Askush nuk ka qarë kokën edhe përkundër sugjerimeve të  profesionistëve,për zhvillimin hapësinor dhe urban POLICENTRIK të Kosovës,ashtu si kanë vepruar gati të gjitha shtetet tjera të globit. Në vend qe të shfrytëzohet ky potencial ekzistues,u veprua në të kundërtën,në shkatërrimin e hapësirës urbane dhe ekonomisë të kësaj treve,fare pa llogaritur në pasojat për tërë Kosovën.

Do të fokusohem në qytetin e Gjakovës i cili ka pozitë shumë të rëndësishme  hapësinore dhe urbane pasi e ka pozitën qendrore në Rrafshin e Dukagjinit,me mundësi të shumta të zhvillimit urban dhe hapësinor,me mundësi të kyçjes në rrjetin e qyteteve kryesore shqiptare dhe rajonale.

Ky qytet këtë e ka treguar në historinë e saj të pa kontestuar nga të gjitha aspektet si ato historike,kombëtare,ekonomike,kulturore etj. Të luftohet shpirti progresivë i kësaj treve e cila me shekuj i ka kontribuar mirëqenies së popullit shqiptar në të gjitha aspektet,është mëkati i madh,i dëmshëm për tërë Kosovën,e cila shumë shpejt do të na hakmerret të gjithëve.

Të anashkalohet dhe të shkatërrohet një pasuri kombëtare,një vatër e kulturës dhe arsimit kombëtare,një inteligjencë e krijuar me mundi të madh me shekuj,me një infrastrukturë ekonomike të kënaqshme,që do ta kishte lakmi çdo shoqëri e civilizuar,aspak nuk ka logjik të shëndoshë,të cilën vetëm kokat primitive mundën ta bëjnë,fare pa menduar për pasojat e tmerrshme,për ardhmërinë e popullit të vet.

Duhet ta di i tërë opinioni shqiptar së kjo trevë ka kultivuar me shekuj tolerancë fetare,ka kultivuar punën dhe vetëm punën si virtytin ma të lartë produktiv,pa të cilin nuk mundet të ketë prosperitet individual,familjar dhe shtetëror në nivel të Kosovës. Është e njohur syqeltësia,zhdërvjelltësia,sensi i lindur për humor i këtyre banorëve,preciziteti në punë si dhe shumë virtyte tjera me energji pozitive.

Malësia e Gjakovës me qytetin kryesor të saj Gjakovën është e respektuar në të gjitha trevat Shqiptare,për shpirtin progresiv,respektit të riteve familjare dhe shtetërore të cilat sunduesit e huaj gjatë shekujve nuk kanë mundur t’i zhdukin dhe shpesh i kanë keqpërdorur.

Kjo trevë iu ka kundërvërë sunduesve të ndryshëm gjatë shekujve të kaluara dhe ka kultivuar frymën liridashëse të banorëve të saj që nga kohërat e shekujve të kaluara me Gjon Nikollë Kazazin,Sylejmon Agë Vokshin (Ministrin e parë të ushtrisë Shqiptare të Lidhjes së Prizrenit dhe Lidhjes së Gjakovës),e shumë të tjerëve,duke u rreshtuar me trima të pa epur në periodat që pësuan gjatë shekujve të kaluar duke u finalizuar me trimërinë e të rinjve gjakovar,që me vullnetin e tyre u mobilizuan në luftën e vitit 1998-1999.

Duhet ta dijë opinioni kosovar se këta të rinj në pjesën ma të madhe vinin nga zonat urbane të qytetit të Gjakovës. E lanë rehatin dhe luksin familjar,i braktisën të gjitha ato që i sjell rinia e tyre si argëtimi dhe lëvizjet e lira të rinjve,u rreshtuan në frontin e luftës për të mbrojtur së paku dinjitetin e popullit të vet.

Kjo as për së afërmi nuk ngjau me zonat tjera urbane në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-1999. Kjo si gjithherë gjatë historisë,deshëm apo nuk deshëm duhet pranuar se te këta djelmosha gjakovar,vlonte gjaku për çlirimin e Kosovës. Shumë nga ata e dhanë jetën si pasardhës të një traditë të kultivuar me shekuj të kësaj treve.

Isha pjesëmarrës në dy takime profesionale këto ditë. Aty pati diskutime të “nxehta”,pjesëmarrja e Komunave ishte simbolike por në tërësi dominoi prezenca e ekspertëve të trashëgimisë dhe planifikimit hapësinor dhe urban nga qyteti i Gjakovës,thua se qyteteve të tjera të Kosovës nuk iu interesonte kjo problematik shumë e rëndësishme për trajtim,edhe se ishin të ftuar.

I përmenda këto dy ndodhi për të tregua se sa kanë qenë dhe janë të përkushtuar profesionistët gjakovar për respektimin e të gjitha parimeve që e qojnë një shoqëri përpara.

Ky qytet me shumë vështirësi,me shekuj ka krijuar identitetin e tij urban,me punë të zellshme dhe konstruktive që e dallon nga qytetet tjera në Kosovë,të cilin nuk ka fuqi natyrore që mundet ta zhdukin,ashtu si po tentohet.

Sa ma shpejtë të kuptohet se rrota e historisë nuk mundet të ndalët nga askush,do të ishte ma mirë për interesin e kësaj shoqërie e cila ma së pakti e ka respektuar ketë standard,e për atë jemi ku jemi në një varfëri të skajshme,e ketë ky popull i kësaj treve nuk e ka pritur pas vitit 1999.

Dikush mendon se është “pasuruar” e në thelb është varfëruar duke e shkatërruar tërë atë që është ndërtuar me shekuj,me sakrificën e shumë gjeneratave gjatë shekujve të kaluara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)