28 Mars 2024

Fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoni do të ndodhë pas regjistrimit të popullsisë

Shkruar nga Albert Ramadani

Shqiptarët në Maqedoni do të fuqizohdn pasi të organizohet një regjistrim i plotë dhe i drejtë për të gjithë qytetarët e kësaj Republike.

Mungesa e një regjistimi të drejte dhe të plotë ka munguar për disa vite dhe mosorganizimi i një regjistrimi ka bërë që shqiptarët të jenë përherë të diskriminuar në baza etnike.

Zgjedhjet lokale të cilat tashmë janë caktuar të mbahen më 15 tetor në territorin e Republikës së Maqedonisë nuk do të ndryshojnë aspak në dobi të komunave me shumicë shqiptare. Kur themi nuk do të ketë ndryshime, e themi me arsye të plotë, sepse edhe pas zgjedhjeve për pushtet lokal, ndarja e buxhetit për komunat me shumicë shqiptare do pranojnë buxhet diskriminues në raport me komunat me shumicë maqedone.

Deri më tani çjdo diskriminim është bërë në baza etnike dhe për t'i dhënë fund këtij diskriminimit, një bazë e fortë për t'u fuqizuar shqiptarët mbetet një regjistrim i mirëfilltë dhe pas një regjistrimi të drejtë, buxheti do të ndahet në bazë të banorëve dhe jo në baza etnike.

Por shtrohet pyetja a mos do ta ndryshojë raportin etnik një regjistrim i mirëfilltë, nëse shqiptarët do të dalin me përqindje afërsisht me dyzet për qind (40%), a do të ndryshojë edhe ligji për përdorimin e gjuhës zyrtare ku së fundi gjuha shqipe është zyrtarizuar sipas kushtetutes së Republikës së Maqedonisë. Shqiptarët janë futur me një përqindje prejë njëzet-përqind (20%). Nëse shqiptarët në regjistrim dalin me 40%, dhe maqedonët pak mbi 40%, çka do të ndodhë a do ketë ndarje të barabartë ns jetën shtetërore dhe 20%, do të mbetët nga tri apo katër etni të tjera ns këtë njëzet-përqindësh do jenë etnitë jo-maqedone dhe jo-shqiptare të cilët përbëjnë sërbet, turqët, boshnjakët, romët, bullgarët, arumunët etj. Maqedonët nëse e kuptojnë realitetin e përqindjes së popullsisë shqiptare.

O do ta pranojnë realitetin dhe të dalin publikisht para qytetarëve me etni maqedone dhe etnive që t'ua thonë me ne fund se shqiptarët janë shtet-ndërtues së bashku me ne dhe për ta mbajtur Maqedoninë e fortë në këmb ne duhet ta pranojmë realitetin e numrit të shqiptarëve, Maqedonët gjithëher kanë përdor etnitë e tjera për ta rritur numrin e maqedoneve e sidomos etnitë e vogla dhe prapë mendojnë se përcaktues për rritjen e numrit të maqedonve do të jenë këto pakica ku me anë të ndryshimit të përkatësisë etnike ta rrisin numrin e banorëve maqedone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)