18 Tetor 2019

Frederica Mogherini, komunistja që pretendon ta asgjësoj Kosovën

Shkruar nga Gani Qarri

Kësulëkuqes italiane, për shkatërrimin e shtetit të Kosovës iu premtua çmimi "Nobel për Paqe"!

Joshja me këtë çmim,nga shtetet që nuk ia duan të mirën vendit tonë, përveç Mogherinit e Aleksandër Vuçiqit, iu bë edhe krye kuislingut Hashim Thaçi nëse ai arrin që ta ndajë dhe asgjësojë shtetin e Kosovës.

Hirushja me simpati për Rusinë dhe Serbinë u lind më 1973 në Romë, studioi shkencat politike në Universitetin “La Spienza” të këtij qyteti (kryeqytetit italian) dhe diplomoi me temën “Marrëdhëniet ndërmjet fesë dhe politikës në Islam”.

Mogherini qysh në moshën 15 vjeçare (më 1988) ishte anëtarësuar në “Lidhjen e të rinjve të Partisë Komuniste italiane, (Partito Comunista Italiano), ku qëndroi për 8 vite me radhë, ndërsa në vitin 1996, kaloi nga Partia Komuniste në organizatën e të rinjve të partisë “Demokracia e Majtë” (Democratici di Sinistra), simotër e Partisë Komuniste.

Nga viti 1999 deri më 2001,ishte zëvendëse e udhëheqësit të Organizatës së Komunitetit Evropian të Rinisë Socialiste,(ECOSY).

Prej vitit 2001,anëtare e kryesisë së partisë të Demokratëve të Majtë, nga e cila u emërua përgjegjëse për çështje të jashtme.

Në vitin 2008, kaloi si e deleguar e Partisë Demokratike në parlamentin italian,ndërsa më 2009 në kryesinë e kësaj partie, (pasardhëse e Demokratëve të Majtë), si përgjegjëse për barazinë gjinore etj, kurse nga dhjetori i vitit 2013, u emërua përgjegjëse për politikën evropiane.

Nga fundi i shkurtit deri në fillim të gushtit 2014, për pak më tepër se 5 muaj ishte ministre e jashtme e Italisë, ndërsa më 2 gusht të atij viti, u përzgjodh kandidate nga Italia për pozitën e përfaqësueses së lartë të BE-s, për politikë të jashtme dhe siguri, kurse më 30 gusht 2014 u konfirmua pranimi i saj, si pasuese e zonjës, Catherine Ashton dhe nga atëherë bashkë me komisarin Johannes Hahn, punojnë në sektorin për politikë të jashtme dhe zgjerim në BE, me seli në Bruksel.

Në vitin 2015, si simpatizuese e pandreqshme e Rusisë së Putinit, zonja Mogherini paraqiti para ministrave të jashtëm evropian, një letër me kërkesën për reduktimin e sanksioneve, të vëna nga vet BE, kundër Rusisë.

Për aq më tepër, ajo personalisht kërkoi shqyrtimin e afrimit të BE-s me Rusinë, mu në kohën kur luftimet ndërmjet Ukrainës dhe forcave separatiste ruse të mbështetura nga Rusia, sa vinin e ashpërsoheshin, për çka zonja Mogherini mori kritika të forta dhe kundërshtime të ashpra, sidomos nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e Polonia dhe vende tjera të rajonit e më gjerë, deri në Amerikë.

Në mars të vitit 2017, dhjetëra analist, politikan dhe gazetarë, i dërguan një letër të hapur proteste, iniciuar nga organizata “European Values Think-Tank” me të cilën e kritikonin ashpër Frederica Mogherinin, se përveç shmangies së emrit të shtetit rus, si shkaktari kryesore i ndërhyrjeve kibernetike dhe “Dezinformatave armiqësore” ajo përpiqej vazhdimisht ta fshihte edhe agresionin e Rusisë ndaj vendeve fqinje të saj.

Për aq më tepër, më 24 prill të vitit 2017, zonja Mogherini do të udhëtonte personalisht në Moskë, për të takuar ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov dhe përkundër aneksimit të Krimes nga Rusia, luftimeve që nxiste në Ukrainë, mos implementimit të marrëveshjes së Minskut, diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave njerëzore në Çeçeni etj,për të cilat kishte vërejtje të mëdha BE, zonja Mogherini sikur të udhëhiqte një kompani private dhe jo BE-në, shefja e diplomacisë së BE-s, deklaronte kinse ajo vet mbështet politikën e “kooperimit” dhe jo atë të konfrontimit me Rusinë.

Frederica Mogherini, përveç idealeve komuniste me të cilat është rritë, ajo- jo vetëm se shprehë hapur dashurinë e saj të veçantë për Rusinë, por ka simpati të zgjeruar edhe për Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin, e cila me tendenca të rrejshme afruese deri në mashtrim, ka arrit ta bindë edhe neokomunistin e Kosovës Hashim Thaçin, që në vend të bisedimeve për pajtim dhe njohjen reciproke me Serbinë, ta ndanin përfundimisht Kosovën sikur mos të ndërhynte në minutat e fundit Amerika.

Por megjithëse SHBA formoi ushtrinë dhe ngriti shtetndërtimin tonë në një shkallë edhe më të lartë, për ti treguar Botës se Kosova është shtet i pavarur, me territor e kufij unik, e pandashme dhe e njohur ndërkombëtarisht në kufijt e saj, komunistja Mogherini si duket ende nuk dëshiron ti pranojë për të vërteta zhvillimet e sapondodhura në Kosovë.

Ndaj e joshur nga vendet kundërshtare të shtetit tonë të brishtë, se nëse arrin përfundimisht, ta ndajë Kosovën dhe asgjësoj shtetësinë e saj, do të shpërblehet me çmimin "Nobel për Paqe", ajo-jo vetëm që joshi presidentin e Serbisë me këtë premtim, por bindi edhe kryekuislingun Hashim Thaçi, që kinse ai nuk do të ndiqej nga Gjykata Speciale dhe do të shpërblehej me të njëjtin çmim, nëse i prinë sulmit për shkatërrimin e shtetit të vet-Kosovës, gjë që ky edhe e bëri deri më tani, pa asnjë hezitim.

Kështu që vetëm dy ditë pas mbledhjes së caktuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-s, përveç mos përmbushjes nga ana e BE-së të premtimeve të dhëna publikisht nga vet zonja Mogherini, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, më 19 dhjetor ka ftuar të gjashtë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor me të cilët do të organizoj një takim në Bruksel,me bindjen se përveç përkrahjes së të gjithë atyre për “heqjen e taksës” dhe ” zhbërjen e ushtrisë” me ndihmën e kryekuislingut Hashim Thaçi, do ta qojë përpara edhe ndarjen e Kosovës,kënaqë përfundimisht Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë, si dhe sigurojë vetes çmimin "Nobel për Paqe".


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)