21 Maj 2019

Fotoshop apo diplomacia fotosensitive e lepuroshëve kosovarë

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Trampi, Krrapi dhe Trapi: Para se të bëjë përpjekje të shkarravis diçka duhet, për shkak të korrektësisë dhe respektimit të drejtave të autorit, të them se shprehjet fotoshop dhe fotosensitiv janë të mikut tim Blerimit (Latifi) i cili bënte përpjekje, si filozof profesionist që është, të më udhëzoj mua, si analfabet profesionist që jam, se si duhet të përdoren dhe kurrë duhet të përdoren këto shprehje duke menduar se unë e kam kokën e akademikëve legjendarë siç janë Nexhat Presheva dhe Hivzi Medvegja (apo përkthyer në shqip, Hivzi Arinjxhiu) prandaj mos ma shihni për të madhe nëse i keq- përdori këto shprehje.

Pra, për çdo mosmarrëveshje eventuale përgjegjësia bie mbi mësuesin (Blerimin) e jo mbi nxënësin e keq (Behxhetin).

Po tash, pasi botërisht ia pranove autorësinë e këtyre shprehjeve Blerimit ndonëse sipas ligjeve të Kosovës dhe autoritetit suprem intelektual Enver Baba është e lejuar dhe madje afirmative nëse kopijoj afërsisht 70 % të djersës së të tjerëve duke qenë shumë i kujdesshëm që mos ta kalojë këtë shifër magjike prej 70% sepse, në të kundërtën mund të më denoncojnë për plagjiaturë, ORCA apo BURCA ndonëse shkrimet e mia nuk i publikoj në gazetat apo revistat e Indisë por në gazetat e Dukagjinit dhe të Drenicës.

Për dallim nga Serbia që tërë diplomacinë e saj e ka ndërtuar mbi të pavërteta, që nga babai i diplomacisë sllave, Nikolla Pashiq i cili si argument kryesor diploamtik e ka konsideruar dhe përdorur rrenën e që e ka pranuar edhe botërisht, diplomatët e rryer kosovarë, kurrë dhe asnjëherë, gjatë aktivitetit të tyre jashtëzakonisht të suksesshëm diplomatik nuk i kanë gënjyer, as miqtë e lëre më armiqtë!

Kosova ka të ndërtuar dhe të konsoliduar shërbimin diplomatik sipas standardeve më të larta të shkollës për Diplomaci dhe Ndërmjetësim të  Muçibabes, si dhe shkollës për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Pajtim  të Gjylekarës.

Realisht do t’i hyja në hak dhe do të bëja padrejtësi nëse këtu nuk e përmendi dhe Akademinë për Diplomaci dhe Kurvëri (kryesisht politike) të Bashkurcit e cila ka nxjerrë një plejadë të lavdishme diplomatësh kosovarë disa prej tyre, ndonëse analfabetë, kanë shkruar edhe libra.

Pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së që e solli këtë liri që disa, as nuk e kanë merituar e as që e pranojnë duke frymuar me ritmin e lirisë jugosllave dhe serbe, u paraqit nevojë e domosdoshme të aktivizohet diplomacia kosovare e që ashtu edhe u bë.

Ministri i parë i jashtëm i Kosovës, me letra, ishte diplomati i shkollës vieneze, miku im dhe vendasi im gjithashtu, Skender Hyseni. Kishte shije për muzikë dhe njohës i mirë i veprave të Shtrausit, Çajkovskit, Bisesë, Shyhretes, Mocartit dhe Tarkanit, si dhe njohës i mirë i verërave dhe gastronomisë, na e zbardhi fytyrën (për ata që e patën) kudo që shkoi.

 Dhe, ai ishte dhe mbeti doajeni i diplomacisë kosovare apo, siç thuhet te ne, legjendë e gjallë e diploamcisë. E pati një gabim të vogël, apo salto mortale (shprehje imja dhe jo e Blerimit) e që përfundoi si ministër për punë të brendshme.

Nuk është fort e pëlqyeshme që shkopin dirigjues të diplomacisë ta zëvendësosh me shkopin e bejzbollit apo pendrekun e policisë !

Pas Skendes, sipas modelit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës e patëm diktaturën diplomatike të Enver Hoxhajt.

Duket se Enver Hoxhaj që në kohën e pelenave apo pampersave (nëse i ka mbërri) e ka pasur të shkruar të bëhet diplomat.

Kjo për faktin se sipas një studimi malazias për parashikimin e karrierës, një fëmijë që e bënë m.t në të gjitha anët dhe përsëri qesh sikur të ishte prodhuesi më i madh i mjaltit, pa asnjë dyshim se do të bëhet politikan i shquar apo diplomatik që ia kalon edhe Çerçillit dhe Pashiqit.

Enver Hoxhaj i ka këto kualitete por, të jem i sinqert me te dhe opinionin e ka një cilësi që rrallë kush e ka, kurrë në jetën e tij private dhe diploamtike nuk ka gënjyer !

Pastaj, një kohë ishte kryediplomat edhe presidenti ynë legjendar, Hashim Thaçi  deri sa me ndihmën e disa kurtizanëve dhe kurtizaneve (kurvarë dhe kurva) politike dhe jopolitike u bë president legjendar me mandat deri më 1 tetor të vitit 2019.

Edhe ky, sipas parashikimit malazias, që nga pelenat që i janë larë në përrockën e Burojës, pasi i ka mbushur burrërisht, e ka pasur të garantuar karrierën politike që edhe u jetësua maksimalisht.

Si shef  dhe shok i Enverit (Hoxhaj), kurrë në jetën e tij, nëse llogaritet  me moshë është relativisht i ri kurse sa i përket vuajtjeve dhe angazhimit kombëtar, politik dhe global, del se e ka moshën e Metuzalemit (që flitet se kanë jetuar 900 vite ), nuk ka gënjyer apo mashtruar dikend.

Prandaj, nga mësuesi i mirë (Hashim Thaçi) del edhe nxënësi më i mirë, apo sipas vlerësimit tim, shembullorë e ai është Enver Hoxhaj .

Para se të shkruaj për kryediplomatin e fundit kosovar dhe jo vetëm kosovar, Begjetin nga Mareci, botërisht e pranoj se për mua politikani më i komletuar, më i shkolluar, më sakrifikuesi dhe më i mençuri ka qenë Hasan Prishtina.

Ka qenë sepse më nuk është pasi në skenë dolën dy politikanë, njëri vetëm politikan, Zafir Berisha kurse i dyti edhe politikan por edhe kryediplomat, Begjet Pacolli.

Kam qenë shumë naiv kur mendoja se politikani i vetëm që mund të krahasohet me Hasan Prishtinën ishte Baca Adem Demaçi por se u binda që nuk është ashtu.

Madje, tash askush nuk po e përmend, sikur të kishte jetuar në kohën para Agronit dhe mbretëreshës Teutë.

Pastaj, po të ishte Baca Adem patriot, këta patriotët e shkollës së Titos të Kumrovcit, shkollës së Rankoviqit dhe Sllobodan Millosheviqit nga Pozharevci e që janë ashtëzuar në një pjesë të LDK-së, nuk do ta bojkotonin edhe për së vdekuri.

Pra, aktualisht i kam dy idolë në politikë, Zafir Bershën dhe Behgjet Pacollin e që, për shëndetin, dhe jetën e gjatë që ua dëshiroj e sidomos për mendjen e ndritur që e kanë, e kam flijuar një kurban.

Lëreni tash Zafirin se për të kam shkruar edhe herën e fundit kur parashikova se do të bëhet president i ardhshëm.

Edhe Begja ka pretendime por edhe premtime se, pasi të arkivohet Hashim Thaçi, Begjet Pacolli do të bëhet president i përjetshëm, sikur Josip Broz Tito të cilin Begja e kishte parë nudo apo cipricullak për ata që nuk e kuptojnë fjalën nudo e që këtë fjalë edhe unë e kam dëgjuar për herë të parë dje prandaj u nguta ta përdor në këtë shkrim sepse nesër mund edhe ta harroj kuptimin e kësaj fjale.

Në fund të fundit, populli i Kosovës, i madh dhe i vogël, i moshuar apo i ri, mashkull apo femër apo të dyja bashkë, i djathtë apo i majtë, ai që ha kallamari apo që meriton kallakari, llapjan, drenicar, dukagjinas, anamoravas i Luginës së Preshevës apo nëntokës së Kosovës (Trepça etj.) nuk do të humbasin asgjë nëse njëri apo tjetri do të bëhej president i Kosovës. Personalisht, sa i përket trashigimisë patriotike dhe politike, pas arkivimit të Hashimit, mendoj se i merituari për president të Kosovës është Behgjet Pacolli.

Zafiri shumë më pëlqen, në shumë raste më impresionon por, në rrafshin kombëtar, emancipimit  politik, gjenetikës tradicionale, rrjedhshmërisë së përdoruri gjuhën shqipe dhe respektimit të rregullave të drejtëshkrimit është shumë prapa Begjës i cili, po të mos ishte Eqrem Qabej, do të ishte 1-shi shqiptar.

Pastaj, Zafiri po del të jetë i dhunshëm, po përdorë fjalorë të dhunshëm përkundër Begjes që është engjulli vet apo melaqja e Kosovës.

Kurrë nga goja e tij nuk del ndonjë fjalë e rëndë, nuk ka uurejtje as ndaj Ivica Daçiqit e lëre më të tjerëve, një ish – krimineli siç është  Aleksandar Vuçiqi i jep leje me ardhë në Kosovë kur të dojë, të flasë çka të dojë dhe të bëjë çka të dojë.

Begja, si njeri i traditës, nderit, njerëzillëkut, korrektësisë, bujarisë, filantropisë, besës dhe fjalës së dhënë, nuk po ka problem me Vuçiqin por me këta të Drenicës që nuk po ia respektojnë mysafirin  e që ia kthyen prapë.

Kushdo që nuk e njeh Begjën mendon se ai është koçevogël sepse butësia, brishtësia, ndjeshmëria, sensualiteti, seksualiteti, oportuniteti, kualiteti, kuantiteti (e zgjata pak si shumë) vetëm sa ju mashtron, një koçe e Begjës peshon 25 okë kurse të dyja po del se janë 20 okë.

Më i vlefshëm është testosteroni i Begjës së truri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kam edhe shumë për të shkruar por, për momentin nuk po gjej shprehje që, jo se e glorofikon figurën dhe personalitetin e shokut Begjo, por që në mënyrën më modeste të mundshme e pasqyron këtë diamant kombëtar dhe politik të kombeve dhe kombësive të Kosovës multietnike !

Diçka për nëntitullin : Sa isha në Burgun e Foçës me Rexhep Malën, Skender Kastratin dhe Agim Sylejmanin, ishte një boshnjak pak si i trashë në mendje me të cilin bënin shaka të burgosurit e tjerë duke i thënë se është: “sitna riba“ apo peshk i vogël dhe duke aluduar se peshku nuk ka tru.

Për t’ë dëshmuar se nuk ishte peshk i vogël dhe se ka tru, Muniri u thoshte atyre që e përqeshnin: “ za neke sam sitna riba, za druge sam som “,  “ për disa jam peshk i vogël kurse për disa jam krrap “ duke mos e ditur se som apo krrap përdorej si sinonim i një budallai të madh apo leshkoje.

Është bërë si rregull që ministrat për punë të jashtme apo ministra për çështje botore të Kosovës, e kanë shumë për qejf të dalin në fotë me figura të mëdha të politikës botërore apo koqemëdhenjve që marrin vendime për ata që i kanë koçet e atrofuara (të rrudhura apo të zvogëluara) e sidomos për ata që nuk kanë fare koçe.

Këta tanët kanë kryesisht koçe anatomike, fiziologjike por iu mungojnë apo nuk kanë fare koçe politike, kombëtare dhe vendimmarrëse.

Prandaj ngarendin pas koçeve të Klintonit, Obamës, Blerit, disa edhe atyre të Putinit dhe Erdoganit kurse, kohëve të fundit po shashtisen pas koçeve të Trampit.

Dëshira për të bërë një fotografi me koçet e Trampit është qëllim i karrierës, e arritura sublime, Kilimanxharo i qëllimeve politike, kombëtare dhe strategjike.

Vetëm njëri nuk e pati këtë qëllim, maestro i politikës dhe diplomacisë kosovare dhe jo vetëm kosovare, Begjet Pacooli.

Ai nuk ishte si Hashimi me i çue mësitë disa mauj më parë vetëm sa për t’ia shtrënguar duart dhe me bërë një foto me koçemadhin Donald Tramp.

Begja, burrërisht, si çdo herë më parë, nuk  i doli prapa shpine Trampit por e ruajti pasi Trampi doli nga avdes-hanja) (ËC –ja ), ia zuri pritën dhe ia zgjati dorën duke e përshëndetur dhe duke uruar që Trampi të mos ketë problem me prostatën.

Burrërisht e kreu takimin, nuk e zgjati shumë, një shtrëngim duarsh dhe një mirëkuptim me një shikim të shkurtër apo një BLINK (shkrepje) mirëkuptimi.

Dhe, Begja, si modest që është nuk deshi që këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën, kosovarët dhe mbarë botën demokratike, ta shndërrojë në një serial si Utarani por, me një fjali të vetme e informoi mbarë botën demokratike dhe vartësitë e tij në Kosovë: “një takim miqësorë me presidentin Tramp ...”. B.P (mos e përktheni në Beograd Petroll) por janë inicialet e idolit tim Begjet (B) Pacolli (P ).

A e dini lexues të nderuar kush është në këtë mes Trampi e kush është Trapi ?

Konkurs për heronj të rinj të Kosovës: Për festën e ardhshme të Katër Synetive dhe Gjashtë Kanagjeqeve kërkohen emra për heronj të rinj të Kosovës.

Kushtet e kërkuara dhe që kanë përparësi: ata që nuk e kanë shkrepur asnjë plumb për Kosovën, ata që kanë shërbyer në ushtrinë ekupuese, oficerë të OZNËS, KOSIT, UDB-së dge BIA-së, dezertorë dhe sabotues të luftës së UÇK-së, bijë dhe bija të ish shqipëfolësve jugosllavë dhe serbë, nipa dhe mbesa të Drazh Mihajlit, hajna dhe hajdutë të fondeve të luftës së UÇK- së, si të 3% ashtu edhe Vendlindja Thërret, pobratima të Sllobës, jarana të Stanishiqit, berberë të Vuk Drashkoviqit dhe ortakë të biznesit të Goran Rakiqit.

Ata që e ndanë Mitrovicën, e çliruan Smederevën, e këndojnë Sirinaçka Repën dhe më në fund duan të na fusin qepën.

Konkurenca është e madhe, ka vend për të gjithë, heronjë dhe heroina, trimëresha dhe azgina, patriotë të sharkisë dhe çiftelisë dhe ju që jeni bashkëpunëtorë, me traditë, të Jugosllavisë dhe Serbisë. Dhe kushti vendimtar, të jeni kundër shqiptarisë dhe Shqipërisë ! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)