24 Prill 2024

FMN largohet nga Kosova, çfarë po ndodhë?

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Se në Kosovë proceset janë duke u degraduar gjdo ditë e më shumë e dëshmon edhe mbyllja e Zyres së Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Është një vendim mjaft i dëmshëm për Kosovën në shumë dimenzione e në veqanti sa i përket imazhit në aspektin rajonal dhe ndërkombetar.

Aty ku është prania e FMN-së dhe Bankes Botërore është zhvillimi ekonomik, është partneriteti dhe dialogu institucional dhe ndërinstitucional, është disciplina dhe monitorimi financiar, është mbështetja e Projekteve me arsyeshmëri ekonomike, është mbështetja e NVM-ve, është mbështetja e sektorit privat, është promovimi i vlerave ekonomike dhe ndërmarësis vendore dhe ne veqanti aspekti psikologjik ku prania FMN-së garanton vizion dhe ardhmeri më të ndritëshme për qytetarët e Republikes së Kosovës.

Quditërisht sot në Kosovë askush nuk diskutoj dhe reagoi lidhur me këtë vendim i cili është shqetësues sot por me pasoja dhe efekte negative nesër.

Është e vërtet që FMN-ja kërkon diciplin financiare, sundim të rendit dhe ligjit, transparenc dhe dialog argumentues dhe profesional lidhur me Projekte konkrete dhe shumë indikator tjerë të rëndësishëm që për fat të keq sot në Kosovë nuk mund të gjinden.

Shumë shtete të hyaja i tërheqin njohjet e Kosovës dhe tani janë më shumë se dhjet dhe heshtet, në raportin e Financial Times lidhur me investimet e huaja Kosova as që figuron ne mesin e pesdhjet shteteve, mbyllet zyra e FMN-së dhe askush nuk reagon e shumë fenomene tjera negative që na përcjellin dhe prap heshtja na shoqëron.

A është ky qmimi kur politika shëndrrohet në profesion edhe tek masa e gjërë e politikanët luftojn vetem për pushtet e jo për shtetë.

A thua prap të tjerët janë fajtor për këtë aktualitet të hidhur në Kosovë.

E kemi dëshiruar dhe ëndrruar një Kosovë më ndryshe.

Por qëndro Kosovë për hirë të sakrifices e të kaluares së përgjakur dhe mu për inati të politikaneve aktual dhe armiqëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)