16 Prill 2024

Fjala e liderit ka peshë kur vendi ka krizë

 
Fjala e liderit ka peshë kur vendi ka krizë

Të gabosh është njerëzore,por të mbetesh këmbëngulës në gabime,është djallëzore.(Proverb latin)

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Sikur I pari në një famile, që ka obligim, që të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve në atë shtëpi, ku ai llogaritet si kryesori, dhe ku fjala e tij, ka peshë të veqant, si ne  raport me anëtarët e familjes,poashtu, edhe  me fqinjët,farefisin,miqët, por edhe me  të tjerët,gjithashtu, është obligim  I po atij kryefamiljari, që te reflektojë  në radhë të parë dituri,zhdërvjelltësi por edhe guxim dhe  kreativitet, për  të tejkaluar cdo sfidë që paraqitet, në cdo kohë, dhe nga cdo kush coft.

Pra,kryefamiljari I mire, me punën që bënë, pos që rritë autoritetin e vet ,te familjes dhe shoqërisë, ne veqanti  ngritë namin, për menaxhim të suksesëshëm, dhe kuptohet, krijon bagazhin e vet pozitiv apo negativë e që varet kryekëputë nga (keq)qeverisja që banë në vazhdimësi I pari I kësaj familje.(figurativishtë).

Cili ishte dhe  është autoriteti I   z.Thaci ?

Edhe nga të tjerë, është thënë dhe shkruar, se në kontinuitet, Kryeministri aktual dhe lideri I Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaci, ka qene pjesë kyqe e ngjarjeve dhe proceseve që përcollën Kosovën që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,  dhe deri më ardhjen në  krye të Ekzekutivit,përkatësishtë të shpalljes së Kosovës Shtet I Pavarur,kontributi dhe angazhimi I I tij, me përjashtime, nuk është kontestuar në masë të madhe.Pa hyrë në detale, dhe pa tendencë e qëllim, që të madhërojë apo ironizojë figurën dhe përsonalitetin e z.Thaci,periudha prej se mori timonin e të parit të Qeverisë, dhe në veqanti  regrutimi dhe  instalimi afër veti, të njerëzve apo përsonave  të cilët jo vetëm që nuk kanë prodhuar asnjëherë  pozitivitet,produktivitet e as kreativitet ,në pozitat që kanë mbajtur gjatë këtyre afër 4 viteve , por gjithnjë u sollën dhe po sillen, nga pozita e robit dhe shërbëtorit, duke përfituar falë benfiteve dhe mundësive që u jep Shefi, e kur dihet se Kosova është vend  I  vogël, dhe pothuaj të gjithë njihemi mes veti,nuk është për tu quditur që afër dhe me Thacin janë gjithëkushi dhe kërkushi, e që tregon edhe  për vizionin e tij si lider,vizionar dhe burrështetas që e deshëm apo jo ,e pranuam apo jo  është Ai të cilit edhe pse po I “kendohen ditë të zeza”, po I shkon “kungulli mbi ujë”.

Përkundër këtij realiteti, në të cilin po kalon Kosova ,nuk I janë dashur asnjëherë dhe nuk I duhet edhe tani e tutje z.Thaci, përsona që I “thurrin””oda”,e “ I rrahin shpinën duke e lavdëruar”, por edhe të tillë që shkruajnë shkrime si në kohën e sistemeve më të errëta moniste me tendencë njollosjeje e etiketimi, ndaj atyre që nuk pajtohen me te e që shprehin qëndrime jo si mendon dhe vepron Kryeministri,nuk I duhen njerëz  që fillimishtë, përmes shkrimeve më herët  u qonin selam për ndonjë  post në qeveri apo ambasadë,  deri sa të futen brenda e pastaj tia fusin “gjumit dimëror”,nuk i duhen njerëz që kanë pasur dhe kanë problem me ligjin por pse jo edhe me Kanunin…

Pse hesht Kryeministri kur hetohen Ministri e ministra,Guvernatori, drejtori…?

Lideri I mirë dhe I ndërgjegjëshëm e dinjitoz, regaon dhe deklarohet para opinionit vendor edhe ndërkombëtar, pos kur situate në atë vend është e mirë dhe stabile, edhe kur vendi është në krizë dhe kuptohet kërkohët rrugëdalje nga ajo situate e që është obligim që I pari I atij vendi ta orientojë dhe të kurajojë popullatën.

Kosova, në veqanti, dy vitet e fundit, po ballafaqohet, me sfida e probleme, të cilat, kanë kërkuar dhe kërkojnë reagim dhe angazhim konkret, për të tejkaluar kjo situatë , dhe ate, në radhë të pare, në sferën e sundimit të ligjit dhe sigurisë por edhe fenomeneve tjera.

Lideri I profilit të Hashim Thacit, I cili  kuptohet është përsoni numër Një në vend, (me zor apo dëshirë,I imponuar  apo I votuar),e që po argumentohet në praktikë, me fuqinë që ka krijuar , si në institucione  shtetërore,shoqata…,në media,segmente të sigurisë, pastaj edhe në raport me ndërkombëtarët, është dashur, kaherë, pa pardon, të reagoj publikisht dhe pa hezitim, që në start, me rastin e bastisjeve  të Ministrive dhe ministrave,në rastin e Guvernatorit, por edhe hetimeve e akuzave tjera që janë ba në Kosovë, që nga Unmi-ku,Eule-xi, por edhe gjyqësori kosovarë.Na kujtohen situatat që krijuan këto bastisje kur media të caktuara  paralajmëronin data e afate për arrestime tjera,kur  dëgjoheshin edhe  opinione interne për skenarë ndjellakeqë,dhe mund të themi Kosova  ishte në krizë,por Kryeministri kurrsesi nuk dukej e as paraqitej para opinionit!

Kuptohet, guximi dhe aftësia e liderit të mirëfilltë,dihet kur  tregohet dhe automatikisht fuqizon edhe vendin dhe institucionet vendore, por edhe përsonalitetin e atij, I cili me ate cka ka ndodh dhe po ndodhë në Kosovë tani e disa vite, është dashur dhe duhej që Hashim Thaci, në radhë të pare,(edhe më herët), të thërriste në  takim, të gjithë ata, që ishin pjesë e bastisjeve dhe akuzave,pa marrë parasysh a janë të partisë së tij,krahu I luftës apo ndonjë subjekti politik, duke u thënë haptas , se   nuk ka pardon dhe tolerance, kur është në pytje shteti, dhe respektimi I ligjeve  dhe Kushtetutës.

Gjithnjë,kuptohet,  nëse vertetohet, se janë pjesëmarrës dhe akterë,  me fakte, të akuzave dhe dyshimeve të ngritura, por gjithashtun decidivishtw të kërkohet edhe nga faktori ndërkombëtarë, që fatkeqësishtë, deri më tash, nuk ka treguar efikasitet dhe rezultate, por edhe fakte,  por më tepër ka prezantuar, spektakle mediale  dhe “hetime për opinion ”,që në afat  të caktuar kohor, te mbyllin këto raste me ngritje te  aktakuzave  apo mbyllje te hetimeve dhe që  për cdo veprim të mëtejmë të njoftohen organet kosovare.

Pikërsishtë, heshtja e Kryeministrit Thaqi në këto raste, ka hap dilema,që komentohen edhe në forma tjera,  që me siguri ,koha do të tregoj, se pse po ndodh kjo,por gjithashtu,ky ngurrim dhe kjo heshtje ka edhe peshën dhe ndikimin edhe në përpilimin e raporteve nga institute dhe mekanizma ndërkombëtarë, e që jemi dëshmitarë, kur pjesë kyqe e këtyre raporteve, jane këto hetime  që deri më tash janë vetem “hetime…..”pa rezultat përfundimtarë por me pasoja edhe për autoritetin dhe prestigjin e gjyqësorit dhe hetusisë kosovare, e policisë, por edhe për individët qe janë të përfolur për këto afera e që mbahen “peng”deri në pafundësi.
Nëse shkohet kështu dhe heshtet, nuk është për tu habitur se dosjet që do të hapen  ndaj njerëzve të caktuar nuk do të kene fund ,kuptohet nëse ne nuk veprojmë dhe kërkojmë që mbi ligjin të mos jet askush jo vetëm deklarativishtë, e në radhë të parë ata që janë në krye të vendit.

E I pari tash pwr tash , kuptohet është Kryeministri Thaci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)