19 Prill 2024

Ferizaji zgjedhë mes utopisë, së kaluarës dhe të ardhmes

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Mendimtarët thonë se nëse në Qeveri a Kuvend të shtetit bëhet politikë, në komuna më shumë kemi të bëjmë me administrim.

Gjykuar nga mendimi i tillë në pushtete lokale nuk ka perspektivë për kandidatë që veprimin politik e kanë të mbushur nga ideologjitë utopike apo mëtojnë të qeverisin me metodat e së kaluarës.

Konsideroj që në Komunën e Ferizajit është e tillë gjendje në garën për të parin e komunës.

Beteja do të zhvillohet në mes të politikanit me ideologji utopike e që identifikohet me kandidatin e partisë Vetvendosje, F.Topallin, atij të LDK-së Sfarça, që vështirë e ka të del nga bërja e administrimit komunal jashtë metodave të së kaluarës dhe një politikani menaxher, i cili di si ta administrojë perspektivën e gjerë dhe hap debatin me të gjithë për të ardhmen e Ferizajit e që konsideroj të jetë kandidati i PDK-së, Agim Aliu.

“Në realitetin e pavolitshëm ngrenë hundën drejtë qiellit, rrëzohen mbi të kur u dalin pengesat që ky realitet u vë në rrugë.” - thotë politikani gjerman Erhard Epler në librin e tij “Rikthimi i politikës”.

Në shumicën e pushteteve lokale, veçanërisht në Ferizaj, ka një realitet të pavolitshëm, siç ka edhe politikanë me mendim të së kaluarës që në një periudhë kohore ngrenë hundën drejtë qiellit, por pengesat që sjellë realiteti i sotëm i rrëzon për tokë. Këtë e provoi zotëri Sfarça më së miri gjatë këtij mandati qeverisës dhe e panë qytetarët e Ferizajit. Mbase nuk e kanë nevojën që edhe për katër vitet e ardhshme të eksperimentojnë tash me politikanë të ideve utopike që i çojnë rrugë qorrazi.

Politikës në Ferizaj, menaxhimit e administrimit të pushtetit lokal, i duhen njerëz pragmatistë, lider me ndërgjegjie të mirë, pasi të tillët edhe e kanë temperamentin e qetë, kanë karakterin dhe personalitetin e mirë.

Temperamentin e qetë e arrijnë politikanët apo njerëzit me ndërgjegjie të mirë. Ato janë virtyte jo të blera, por të fituara nga jeta. Konsideroj se Agim Aliu pikërisht disponon me këtë vlerë e që del përtej petkujve partiak si identifikim.

Agim Aliu do të arrijë që konsensusin me qytetarë për qeverisje ta bëjë mbi qëndrimin politik në raport me interesin qytetar

Ferizaji ka kohë që ka dhënë dëshmi që e ka tejkaluar fazën e miturisë politike institucionale dhe tani duhet të vazhdojë që konsensusin e qeverisë lokale ta bëjë mbi qëndrimin politik në raport me interesin qytetar.

Aliu do të arrijë që debatimin dhe mbështetjen në realizimin e projekteve kapitale të interesit qytetar t’i zhvillojë në atë masë për t’u shndërruar si vlerë politike e shtuar, pasiqë ky fakt bënë që politika të zbresë nga lartësia dhe abstraktja dhe të merret me jetën e qytetarëve në lagje, fshat e qytet, ndërsa mendimi politik të zbresë nga utopia dhe ta ketë koloritin për këto çështje.

Me Agim Aliun si politikanin bartës të mendimit të ri mbi qeverisjen lokale gjithsesi se në Ferizaj do të vendoset qartësisht vija ndarëse mes politikës dhe adminstratës komunale, do të ketë fuqizim të Gruas dhe Rinisë, inkurajim të partneritetit qytetar në procesin vendimmarrës, qeverisje të mirë e të përgjegjshme, administratë më efikase, shërbime publike të avancuara dhe mbi të gjitha transparencë të plotë karshi qytetarëve.

Politikani me vizionin e tillë do të dijë të arrijë krijimin e mekanizmave institucional lokal dhe shndërruar në urë lidhëse mes qytetarëve dhe pushtetit vendor, duke pasur parasysh se sot komunikimi i jashtëm shkon përtej detyrimit ligjor dhe i shërben dialogut mes komunës dhe qytetarëve, partnerëve, mediave e shoqërisë civile dhe donatorëve për prioritetet.

Administratës komunale në Ferizaj si asnjëherë më parë i duhet një strategji e qartësuar për investime të huaja dhe jam i sigurtë se Aliu do ta arrijë këtë objektivë duke ngritur Zyrën Komunale për hartimin e projekteve për çasje në fondet e BE-së, duke qenë në shërbim maksimal të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik. Ferizajit i duhet vizioni për krijim të kushteve, për zhvillim të turizmit rural e atij kulturor dhe shfrytëzuar si asete ekonomike.

Mbase ky qytet ka nevojën për të pasur një objekt bashkëkohor të kulturës për t’u bërë joshës për t’u shfrytëzuar nga e gjithë estrada muzikore, teatrale, të baletit etj., dhe nga ato të hyra të investohet në projektet për rini.

I duhet fuqizimi i shkollave profesionale, duke u ndërlidhur me ekonominë dhe bizneset ekzistuese prodhuese, pra si ndërlidhje e arsimit me ekonominë e mbi të gjitha i duhet një sistem më i avancuar në pastrimin e mbeturinave në tërë hapësirën e Komunës për të pasur një qytet të pastër, model për vendin e regjionin.

Uillian Xhejms, mendimtar i madh nga SHBA-ja, në një fjalim të tij pati thënë: “Zbulimi më i madh i gjeneratës sime është se qeniet njerëzore mund ta ndryshojnë jetën e vet, nëse e ndryshojnë mënyrën e të menduarit.”

Fjalia përkthyer në politikbërjen në Ferizaj konsideroj të ketë shumë domethënie, madje kriter për të bërë kapërcimin kualitativ të realitetit dhe këtë gjë aktualisht mendoj se mund ta realizojë vetëm Agim Aliu si njeriu me temperamentin e qetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)