19 Prill 2024

Eulexi “copy” e Unmik-ut

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Zhgënjimet duhet të varrosen,nuk duhet ballsamohen.
                                                      ( Henri S.Haskins)

Rasti i fundit i veprimit të përsonit më të afërt të Shefit të Eulexit, z. Xavier Bout de Marnhac, “kaobojit”, Stefan Loren, (kuptohet bashkëkombas  i këtij shefi nga Franca), kur pos tjerash, fyen rëndë, jo vetëm përsonelin shqiptarë të punësuar në Eulex, por gjithë shqiptarët kudo që janë, duke shtuar mes tjersah se “me flamurin shqiptar duhet pastruar prapa... por edhe shumëcka tjetër”, është një veprim, që kurrësesi, nuk duhet toleruar që si rast(jo individual sic po vlersohet nga disa) të mëshifet, harrohet dhe të heshtet.

Është një sjellje, në vazhdën e shumë veprimeve të  një pjese të mekanizmave nderkombëtarë, që veprojnë tani e 12 vite në Kosovë, e që bien ndesh me cdo normë dhe etikë, e në veqanti, janë provokime të cilat asnjëhërë,  deri tash,  përkundër dëmeve  dhe pasojave , fatkeqësishtë edhe me  vrasje e humbje jetëra njerëzish ,nuk morën  dënimin  e merituar. 

Kuptohet, hic ndonjë iniciativë, mund të themi as që   pati angazhime dhe veprime konkrete, për t\'u zbardhur këto fenomene dhe dukuri, e të mos flasim për tu ndëshkuar, as nga  ata që kanë ardhur dhe po sorrolaten në këtë Kosovë në emër të demokracisë, ligjeve e vlerave europiane ,që kinse  duan ti instalojnë  në këtë “banana republikë”, e të mos flasim nga organet vendore.

Deklarata e të parit të institucionit ndërkombëtar de Marnhac, se veprimi  i një të punësuari në stafin më të afërt  të  tij “është  shkelje  e kodit të sjelljes....” është një deklaratë   jo që  s,mund të arsyetohet  e pranohet, por kjo  iriton, dhe  është nëncmuese e ofenduese, sepse të ofendosh një kolektivitet shumicë  në një vend ku  punon e vepron, pa marrë parasyshë   kush je, nga vjen “ke imunitet”, apo  (ndoshta) je edhe “hajn” e  “vagabond” , janë veprime, që aty ku ka rend e rregull, sanksionohesh dhe penalizohesh  fillimisht nga ligjet vendore , por edhe nga ato nderkombëtare.

Pa hyrë në detale,  z. de Marnhac, e dinë shumë mirë, sepse vjen nga segmenti ushtarak,  se  përsoni i cili ka bërë këtë veprim ,nuk është “gjithëkushi”, nuk është staf  teknik apo  “anonimus”,nuk është pa peshë dhe ndikim, por është përson i cili për  24 orë në ditë dhe në cdo kohë, për cdo gjë dhe veprim   është i obliguar ta njoftoj  shefin e tij (de Marnhac), është nënë vëzhgim edhe të shërbimeve tjera (shtesë)  menagjeriale  që monitorojnë punën e tij, dhe të tjerëve , dhe “as miza” nuk mund të kaloj  pa u vërejtur dhe  përcjellur,  qoftë  gjatë takimeve zyrtare në objektin e Eulexit, por edhe   jashtë objektit aty ku shkon shefi e Marnhac.

Pra, përsoni më i afërt i de Marnakk-it,’kaoboji” Stefan Loren,  edhe kur shefi   shkon në toalet, e përcjelle ate,  është  nënë vëzhgim,  dhe monitorohet  nga njerëz  dhe shërbime që  e kanë instalua Eulexin, por edhe de Marnhac-in në Kosovë.

Z., de Marnhac, me deklaratën e tij  shtesë, se “nuk mund të kontrollojë...” është edhe  nje “hedhje  hi syve “ të gjithë neve kosovarëve,  se  nuk ka pasur  informacione, për këto veprime , por  gjithashtu edhe deklarata “ekspress” e Minstrit të drejtësisë Kuqi se “vendimi i de Marnhac-ut  është  në përputhje  me rregullat e brendshme dhe parimet demokratike” është  një “amnisti” dhe “kapitullim” i radhës e që  flet në radhë të parë për servilizmin  që  ia bëjmë cdo ndërkombëtari që është në Kosovë  pa marrë parasyshë  pasojave  që na kanë ba dhe po na bëjnë në vazhdimësi.

Ky veprim  i Eulex-it,  nuk mund të arsyetohet dhe  të mos reflektoj,   edhe  paaftësinë dhe byrokracinë që ekziston  te nje pjesë e stafit në këtë strukturë  megalomane ndërkombëtarë, e që  fuqizon edhe më shumë  opinionin e krijuar se është vetëm “kopy” e Unmikut, që prioritet ka  “inskenimin ” e konflikteve  e përcamjeve, eliminimin e të padëgjueshmëve ,burgosjen e luftëtarvëe të UCK –së,.... por edhe  me involvime në afera  koruptive  e skandale që  cenojnë edhe integritetin moral e përsonal të popullatës vendore kosovere si dhe zgajtjen e kësaj situate e cila për një pjesë të stafit ndërkombëtar është “belesh” që smund ta gjejnë askund.

Se nuk jemi “kërkahë”, dhe se nuk kemi kapacitet dhe “kurriz” për ta  respektuar mikun, por edhe identifikuar “anmikun”, në raport me ndërkombetarët, nuk duhet shumë menquri  dhe investigim, por  jemi dëshmitarë kur në veqanti gjatë ditëve të vikendit, pikërishtë një pjesë ë stafit ndërkombëtar (jo vetem e Eulexit), ia mësyjnë pikniqeve drejtë  maleve të Brezovicës, Popova Shapkës, Ohrit e  vendeve tjera , ku gjithnjë nënë përcjellje edhe  të vajzave  kosovare, bejnë qejfe  e luajnë (pse jo edhe) me nderin  e tyre në emër të “trajnimeve “.... dhe me siguri, ka femra, jo (gjithnjë)  me dëshirë, por të joshur nga “leku” dhe pozita apo puna në të cilën janë pranuar  pikërishtë nga këta ndërkombëtarë, veprojnë kundër dëshirës së tyre.

Për Eulexin, ka edhe shumëcka  të flitet  e shkruhet ,jo qw ti kritikojmë dhe të këkojnë të largohen, me arsyetim se nuk  na duhet dhe nuk kemi nevojë për ta, por për të krijuar raporte të cilat dëshmojnë dhe na bindin se  jemi partnerë e jo të nënështruar, dirigjuar e robëruar.

Qëllimi dhe misioni i Eulexit duhet të dëshmohet se është  të na ndihmojnë aty ku duhet, ne veqanti sa i përket sundimit të ligjit e sigurisë, të luftojë me fakte fenomenet e korupcionit e hajnisë që po shtohet, të na udhezojnë për të ecur përpara, të mos na lënë të gabojmë, por të na orientojnë për të dëshmuar, se  edhe ne jemi dhe duam të bëjmë shtet, por  gjithashtu  duhet të na lejojnë që (kuptohet  nuk duhet edhe pyetur) edhe ne tu tregojmë, se jemi ata, që  kemi dicka  që  ia vlene , që është e shejte, , me cka mburremi dhe  krenohemi dhe se  nuk do të lejojmë  të na përdhosni.....

Presim që në këtë drejtim të këmi mbështetjen e  shumicës së tyre ,por në veqanti të njeriut numër 2 në Eulex.  Z.Sparksi, i cili së shpejti  (pritet) të bëhët edhe dhendër i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)