25 Prill 2024

Është koha për liberalet në qeverisje

Shkruar nga Leutrim Sahiti

Gjendja në të cilën gjendet Kosova,  me nivel të lartë të papunësisë, varfërisë, korrupsionit, nepotizmit e krimit të organizuar ka bërë që shumë qytetar të humbin shpresat se një ditë do të arrihet progresi shoqëror në vend.

Vetëm gjatë viteve 2014-2015 nga Kosova kanë ikur mbi 100 mijë qytetarë, shumë prej tyre kanë shitur çdo gjë që kanë pasur vetëm për të siguruar mjete financiare  për të ikur drejt vendit të shpresës.

Kosova me një popullsi relativisht të re, një rini të përgatitur, pasuri nëntokësore, diasporë të gatshme për investime kapitale etj, dhe prapë jemi këtu ku jemi si pasojë e politikave të gabuara qeveritare, korrupsionit e nepotizmit në vend.

Kjo qeveri nuk ka punuar për të mirën e qytetarëve, por për përfitime individuale dhe grupore duke  varfëruar qytetarët dhe kështu ata të shohin inkuadrimin në parti politike apo të përkrahin ata si të vetmen rrugë për tu punësuar, e kështu duke shtrirë rrjetin e tyre në çdo qytet, fshat e lagje, duke parandaluar çdo kundërshtim dhe mundësi për protestë.

Janë po këta politikanë që  nuk arritën të rrisin njohjet për Kosovën, të forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të saj, janë po këta  udhëheqës që dështuan në procesin e liberalizimit të vizave e anëtarësimin në UNESCO,  këta që partiatizuan  çdo sferë të jetës sikur  në shoqëri totalitare, si arsimin, shëndetësinë, shërbimet etj.

Sot qytetarët e Kosovës duan punësim, shkollim cilësor, liri të lëvizjes, perspektivë, jetë dinjitoze, mirëqenie sociale e zhvillim ekonomik.

Ka ardhur koha që qytetari të jetë në qendër, veprimi i tij kreativ, mirëqenia dhe perspektiva, kushte të barabarta zhvillimi dhe punësimi, liria ekonomike, mundësia për investime kapitale e qeverisje me duar të pastërta, koha e fuqizimit të partive liberale në botë.

Është momenti i fundit që Kosova të merr kahje tjetër, që qytetarëve t’iu kthehet shpresa, dinjiteti dhe integriteti, momenti që ajo të udhëhiqet nga burrështetas që ia duan të mirën vendit, që nuk e vjedhin atë, që nuk pasurohen duke keqpërdorur paranë publike por vetën e shohin si shërbëtor të qytetarëve që ia kanë besuar përfaqësimin dhe udhëheqjen.

Prandaj qytetar të dashur, mendoni për të ardhmen, mendoni për të rinjtë, për ata që sakrifikuan jetën e tyre që Kosovën ta  bëjnë vend të dashur për të gjithë, votoni kështu ata që dinë dhe munden të krijojnë vende pune, ata që nuk pasurohen nga shteti por pasurinë e tyre e vejnë në funksion të shtetit, mirëqenies së qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)