21 Maj 2019

Ëndrra e Ahmet Krasniqit

Shkruar nga Seremb Gjergji

Njëzet vjet pas vrasjes së Ministrit të parë të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, ëndrra e filluar e tij po bëhet realitet. Ushtria e Kosovës po krijohet. Shteti po ndërtohet mbi gjakun, jetën, angazhimin dhe flijimin e Heronjve tanë; ndër ta edhe Ministri Krasniqi.

Ahmet Krasniqi këtë ushtri e nisi e Marrëveshje e Stokholmt – kur u bashkuan të gjitha forcat e armatosura në Kosovë nënë emrin UÇK. Ishte njëri vizionar dhe me plot urtësi dhe bujari. Njëri i fjalës dhe Besës. Burrë i pa-matur për trimëri dhe dashamirësi.

Mbi të gjitha angazhimi i tij për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës ishte misioni i tij jetësor – më të cilin mision edhe jep jetën me 21 shtator 1998 në rrugën pranë Medresesë së Tiranës ku ishte duke hyrë në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Kolonel Krasniqi, stërnip i Aziz Zhilivodës nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë ishte shqiptari më aktiv dhe më i fuqishëm në Ushtrinë Jugosllave. Armik i përbetuar i Serbisë dhe personi që u dha hovin Kroatëve në luftën e tyre, duke ua dorëzuar kasarnen e Gospicit (kasarna më e madhja në Jugosllavi) me të gjithë arsenalin e saj. Këtu forcohet ushtria kroate.

Kolonel Ahmet Krasniqin e kam njohur në fund të pranverës së 1998-së në qoshen e majtë të tarracës së Hotelit Rogner në Tiranë. Ishte një takim rreth 2 orësh. Që atëherë nuk jemi ndarë asnjëherë – deri në vrasjen e tij.

Ai kishte një elan të jashtëzakonshëm, një person parimor dhe kemi punuar bashkë mbi gjashtë (6) muaj. Ai kishte një kapacitet dhe zotëronte shkathtësi të shkëlqyeshme njerëzore dhe njohuri profesionale dhe strategjie. Fuqia e tij ndër-personale dhe qasja e hapur për zgjidhjen e problemeve ishte një veti që pak njerëz e kanë dhe kam takuar gjatë jetës time.

Ajo që e bënte edhe më të veçantë ishte afërsia dhe afria e tij me njerëz, por në të njëjtën kohë reflektonte mbi vlerat dhe kualitetet njerëzore perëndimore.

Po nxjerre një fragment nga kujtimet me atë - 2 jave para se të vritej: “Seremb, kanë vendosë më me vra. Është ngushtu rrethi. Policia po na kontrollon dhe ç’armatose gati çdo ditë. Nuk e kam jetën e gjatë. Por, do të jem gjithmonë i lumtur që arrita ta bëjë bashkë Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Kjo ushtri ta ketë një Ministër dhe të ketë komandën të përgjithshme të organizuar në një nyje. Të tria fondet po shkrihen në një vend dhe gjithçka po ecën si duhet – edhe pse ngadalë. Tash edhe vdekja nuk është vështirë. Por lutem që mos të jetë dora e shqiptarit”, ishin disa nga bisedat dhe reflektimet e tij që çdo mbrëmje i bënte me mua.

Ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi, tash do ta zë vendin e merituar në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinws; afër Presidentit Rugova, të cilin e donte dhe e respektonte shumë. Madje shpesh bisedonin e diskutonin. Tash dy shokët po bëhen bashkë. Lavdi dëshmorë të kombit tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)