19 Prill 2024

Ekzaminim mjekësor për gazetarin Zeka

Shkruar nga Organizata ÇOHU!

Një reagim fyes për profesionin e gazetarisë i bërë nga gazetari i Televizionit Publik, Milaim Zeka, është jo vetëm një presion direkt naj gazetarëve që guxojnë të bëjnë pyetje, por edhe një indikator i shpërfytyrimit që i është bërë profesionit të gazetarisë në Kosovë.  Nuk është më sekret se dhjetra persona që ushtrojnë profesionin e gazetarisë paguhen direkt ose indirekt nga qeveria me para apo me shërbime e përfitime tjera duke i shndërruar këta individë në gangsterë që nxijnë jetën e gazetarvëe gjatë punës së tyre.

Qeveria e Kosovës ka bërë një kombinim të metodave të ndryshme të kontrollit të medias dhe të botës së gazetarisë përgjithësisht. Nëpërmjet joshjes nga format më të ndryshme qeveria e Kosovës ka rekrutuar individë që përdorin profesionin e gazetarit për përfitime personale dhe që nëpërmjet punës së tyre mbushin opinionin publik me informacion të njëanshëm duke injoruar të vërtetën dhe shpesh duke gënjyer opinionin publik. Mirëpo, nuk janë të rralla rastet kur të njejtit individ në gazetari që kanë përfitime direkte nga shërbimet që i kryejnë qeverisë iu bëjnë presion kolegëve të tyre që insistojnë të shtrojnë pyetje.

Reagimi i zotit Zeka gjatë një konference me kryeparlamentarin është vetëm një indikacion për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet media kosovare sot. Duke qenë se tërë drama e fyerjeve dhe presionit të Zekës janë bërë gjatë dhe pas konferencës së kryeparlamentarit, dhe duke pasur para sysh se një zhvillim i tillë ka qenë e qartë që ka filluar gjatë konferencës së kryeparlamentarit, do të ishte shumë normale që të kemi një distancim të vetë kryeparlamentarit ndaj këtij rasti sidomos kur kihet para sysh se zoti Zeka ishte pjesë e udhëtimit zyrtar të kryeparlamentarit.

Televizioni publik ka një menaxhment me një histori të tillë të përfitimeve direkte nga qeveria. Disa udhëheqës të këtij televizioni thjesht kanë marrë fonde me bazë korrupsionin dhe kjo më së miri shihet në paraqitjet e tilla publike, si ajo e zotit Zeka në konferencën për shtyp të Kryeparlamentarit. Ka edhe individë tjerë që kanë pasur përfitime direkte nga Qeveria që nëpër debate të ndryshme dalin si “analistë të pavarur”, duke e keqpërdorur këtë pozicion në mënyrën më skandaloze të mundshme.

Është e çuditshme sa indiferente kanë qenë asociacionet tjera që merren me mbrojtjen e gazetarëve, por edhe e organizatave për mbrojtjen e gruas. Në rastin e shfryrjes së gazetarit Zeka është bërë një fyerje jo vetëm individuale, por edhe në baza gjinore. Ka fjali në këtë shfryerje të zotit Zeka që përbëjnë bazë për ngritje të një rasti për fyerje gjeneral ndaj femrës.

Ky rast, nuk do duhej të përfundonte me një distancim të thjesht të menaxhmentit të RTK-së. Ky rast do duhej të pasohej me masa të mëtutjeshme dhe para së gjithash me një kërkesë për një ekzaminim zyrtar mjeksor për zotin Zeka sidomos kur kihet para sysh se ai ka një qasje në hapësirën tonë publike.

Reagimi i zotit Zeka në këtë konferencë për shtyp ka nxjerrë në pah një mentalitet që ekziston në mesin e gazetarëve që janë nën ndikimin e qeverisë dhe një reagim i tillë do duhej të nxiste edhe organet e rendit për një marrëdhënje të mundshme korruptive mes zotit Zeka dhe Qeverisë së Kosovës. Po kështu, rastet që i kemi denoncuar në prokurori për korrupsionin e gazetarvëe në raport me qeverinë duhet të procedohen në mënyrë më të efektshme në mënyrë që kjo dukuri të mos degradojë më shumë se që u pa që degradoi në rastin Zeka.

Organizata ÇOHU! poashtu inkurajon gazetarët që iu nënshtrohen presioneve të vazhdueshme të sojit të tillë të gazetarëve militantë të qeverisë që të reagojnë dhe të denoncojnë marrëdhënjet e tilla korruptive me pasoja afatgjate për gazetarinë dhe shoqërinë kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)