20 Tetor 2019

Edhe një herë për kullën e Sylejman Vokshit

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli         

Nuk do ti përsërisë të dhënat të cilat i kamë theksuar në shkrimin e muajit tetor të vitit të kaluar kur në K.K. të Gjakovës në rend të ditës u kërkua“ Shqyrtimi i propozim vendimit për Ndryshimin e një vendimi nga viti 2015 për Shpallje  të Interesit Publik për Monumentin Historik Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë ”.

Tentimi i pare, ashtu edhe i dyti dështuan përkundër asaj që kryetari aktual i Komunës kishte marr rrolin e tellallit dhe tentoi të manipuloi faktet para asamblistëve.

 Të verbëruar pas interesave të pa shpjegueshme grupore prapë për herën e tretë po tentojnë të kaloi ky propozim në asamble, duke treguar haptas mos dituri elementare ndaj ligjeve, normave e standardeve të trashëgimisë dhe ndërtimit të cilat janë në fuqi në Kosovë,edhe se kryetari i Kuvendit K komunal ishte Ministër në MMPH.

Ajo që kanë bërë këta me degradimin urban të qendrës së qytetit aspak nuk befason njohësit e urbanistikës dhe urgjent duhet ndërmarrë masa parandaluese edhe nga niveli qendror për rastin e kullës.

Me argumente profesionale e shpjegova se një veprim i tillë është tërësisht i gabueshëm dhe përthekon në vete pasoja të pa riparueshme së pari për Gjakovën pastaj për Kosovën dhe për tërë shqiptarinë, pasi është fjala për një monument të trashëgimisë kulturore që i takon shtëpisë të Heroit të Popullit,  Ministrit të Mbrojtjes dhe Financave të Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sylejman Vokshit.

Si pjesëmarrës aktiv në formësimin urban të Gjakovës, para luftës, posaçërisht të qendrës së qytetit e cila ishte e mbuluar me plan detal urbanistik, kemi qenë të kujdesshëm që kontakt zona në mes të vjetrës (Çarshish së madhe) dhe të resë (Qendrës) të jetë vetëm hotel “Pashtriku”, kurse pjesa e tjetër të jetë parking i qytetit, duke i ruajtur vizurat ndaj qytetit të vjetër dhe Çabratit, që ka domethënie të madhe për gjakovarët.

Duke iu frikësuar rrethanave politike të kohës dhe apetiteve destruktive të disave, kishte filluar procedura e shpronësimit të  atyre objekteve e cila dhunshëm është ndërpre pa kurrfarë arsyetimi bindës nga ana e Komunës.

Ky ishte  shenjë ogurzi, që kjo zonë të atakohet pas luftës, menjëherë me ndërtimin e një kafe – restoranti, për të  kulmuar me një zgjidhje urbanistike e cila definitivisht ka bërë ndarjen mekanika të dy pjesëve të qytetit, që ishte gabim i madh urbanistik, që e vërtetoi koha.

Pasi kjo zgjidhje urbanistike është në kundërshtim me ligjin e Trashëgimisë Kulturore është dashur të bëhet revidimi detal i projektit e mos të lejohet që afër kullës të ndërtohen objekte shumëkatëshe banimi, por kjo aspak nuk iu konvenon këtyre profiterëve të cilët të vetmin ideal i  kanë përfitimet e lehta materiale.

Duke u nisur nga situata reale në teren dhe me qellim që të fillojnë procedurat e renovimit të objektit dhe hapësirave përcjellëse që duhen në këso raste, në vitin 2015  Asambleja Komunale kishte marrë vendim që ky objekt të jetë i interesit të veçantë publik dhe të jetë pjesë integrale i një tërësie urbanë që së bashku me katër monumente tjera, me shkollën e muzikës dhe parkun “Ali Podrimja” ti shërbejnë qytetit e njëherit të jetë ajo kontakt zona e domosdoshme në mes të vjetrës dhe  të resë.

Mu ky vendim kryetarit aktual të komunës po i  pengon dhe me nguti po orvatet ta shfuqizon,duke bërë gabim të pa falshëm ndaj historisë të bujshme të Gjakovës. Mbes me shpresë që qytetarët e Gjakovës ma në fund do të kthjellen dhe me mjete demokratike  të  ndalojnë këto veprime në të ardhmen.   
 
Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)