07 Dhjetor 2021

“Ecje nëpër kujtime”, libër me vlerë kulturore, faktografike dhe dokumentare

Shkruar nga Murteza Osdautaj

Adem Lushaj, një gazetar i njohur i komunës së Deçanit, me përmbledhjen e tij të beletristikes dhe publicistikes, paraqitet në kulmin e pjekurisë së tij intelektuale. Ai, në librin e tij ka përmbledhur punimet më të mira që i ka shkruar gjatë viteve, në punën e tij prej gazetari.

Reportazhet e përmbledhura këtu, udhë përshkrimet dhe intervistat me personalitete të njohura, sjellin para lexuesve një kombinim të përmbajtjeve në rend të parë, njohëse dhe, në rënd të dytë letrare, artistike dhe publicistike.

Po kështu, edhe shkrimet ditore që janë renditur në fund të librit, paraqesin një lloj kronike lidhur me ngjarjet kryesore në komunën e Deçanit, brenda disa viteve gjatë të cilave,  Lushaj, punon si gazetar i gazetave dhe portaleve të ndryshme në Kosovë.

Në aspektin stilistik dhe gjuhësor, dua të ceki se shkrimet e përmbledhura në libër, janë shkruar me kujdes të veçantë gjuhësor që e bëjnë autorin një njohës të mirë të gjuhës, por edhe një përdorues me kompetencë të lartë të saj. Sidomos, kjo shkathtësi, vërehet në shkrimet tematike, siç janë: reportazhet, udhë përshkrimet dhe intervistat.

Libri në tërësi ka një organizim të mirë dhe është i ndarë në katër kapituj kryesor. Në të parin janë radhitur reportazhet, në të dytin janë futur Intervistat, në të tretin kapitull janë vendosur Vështrimet, opinionet dhe komentet, dhe përfundon me kapitullin e fundit ku janë paraqitur shkrimet e ndryshme për ngjarjet ditore.

Libri, gjithashtu ka një shtojcë ku janë paraqitur fotografi të ndryshme të cilat artori dhe redaktori kanë vlerësuar se duhet të jenë në libër.

Libri paraqet një vlerë të shtuar kulturore, faktografike dhe dokumentare, në lidhje me jetën e banorëve të një ane të Kosovës, por edhe të viseve në të cilat autori ka pas rastin të shkojë dhe t’i vizitoj. Në këtë mënyrë libri arrin që ta ruaj kompaktësinë dhe homogjenitetin e saj tematik dhe faktofgrafik.

Në aspektin stilistik, libri dallohet për një gjuhë të përzgjedhur, për një shkrim të kujdesshëm dhe preciz, që i mundëson lexuesit që të krijojë një ide kryesore lidhur me idetë dhe përmbajtjen e paraqitur në libër, nga autori.

Duke e konsideruar si një libër që paraqet një përgatitje të mirë, që idenë dhe përmbajtjen i paraqet në mënyrë kompakte dhe të organizuar, dhe, duke e parë se në aspektin gjuhësor, stilistik,  faktografik dhe publicistik, paraqet një vlerë të rëndësishme, kam kënaqësinë që ta jep mendimin tim pozitiv për botimin e tij.

Mendoj se botimi i librit do të lërë për lexuesit kosovarë një formë jo shumë të përhapur të librit në të cilin, në një vend, ai do të ketë mundësinë të lexojë për njerëzit dhe personalitetet e një kohe, vendet e vizituara dhe ngjarjet që kanë ndodhur në një periudhë të caktuar të punës dhe aktivitetit të autorit.

Duke e shprehur mendimin tim, që libri i Adem Lushaj, i plotëson të gjitha kriteret për t’u botuar, dëshiroj që autorit, por edhe librit, t’iu uroj fat dhe jetëgjatësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2021 - Zyra e Rregullatorit për Energji organizon konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës ku edhe do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bën lansimin e Raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  "Heronjtë e Kosovës" në Hoçë të Vogel. (Fshati Hoçë, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera feministe organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial, si dhe projektligji për patentat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe  planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)