25 Prill 2024

Dy fjalë për Skënderbeun

Shkruar nga Ilmi Rexhepi

I dërguari a.s. ka thënë: "Unë jam i dërguar, jo gënjeshtar, jam pinjoll i Abdulmutalibit!"

Abdulmutalibi nuk ka qenë mysliman e i Dërguari a.s. është krenuar me të. Pra, nuk ndalohet të krenohesh me të parët e tu, për virtytet e tyre, në shërbim të qëllimeve të mira, edhe nëse ata nuk kanë qenë myslimanë! Këtë e thonë dijetarë të fesë përfshirë dhe Ibën Tejmijen.

Skënderbeut, brenda shqiptarisë, nuk i jep rëndësinë që ka përkatësia e tij katolike (ndonëse ka edhe versione se ka vdekur si mysliman, bektashi, ortodoks), por fakti se merret si i pari që ka thirrur për bashkim. Pikërisht kjo që ka thirrur për bashkim e bën të parrëzueshëm.

Te figura e Skënderbeut, thirrja e tij për bashkim është thelbësore, kundërvënia ndaj turqve është aksidentale, rastësore.

Të mos e pranosh Skënderbeun për figurë kombëtare do të thotë doemos se je kundër projektit të Rilindjes dhe kundër Lidhjes së Prizrenit.

Po t'i jepte gjë vlerë brenda shqiptarisë perkatësia e tij fetare, komunizmi do ta shpërfillte.

Ideja për "dekonstruktimin" e figurës së Skënderbeut nuk buron nga feja, por nga albanofobia, kosovarizmi, historianët e mbimençur...

Masat fetare, po, për zbehjen e figurës së Skënderbeut janë ndikuar dhe mund të ndikohen nga: Munesa e gjallërisë së ideve kombëtare.

Nëse në sferën publike figura e Skënderbeut keqpërdoret duke iu kundërvënë njërës fe në favor të tjetrës, duke iu kundërvënë miqësisë me një shtet në favor të miqësisë me shtete të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)