20 Prill 2024

Do të bëjmë kompromis për Kosovën, ppr askujt nuk i tregojmë cilat janë ato

Shkruar nga Behxhet  Sh. Shala - Bajgora

Bastardimi i përfaqësimit apo kurvëria e karrierizmit: Në disa shkrime më parë e kam theksuar rolin tejet negativ të disa pjesëtarëve të mendermethënë shoqërisë civile, pasi, si kurtizane profesioniste u janë dorëzuar politikanëve, në shumë raste injorantë të dëshmuar por të veshur me pushtet të paskajshëm.

Janë për neveri ata pjesëtarë të shoqërisë civile që, edhe pas aderimit në subjekte politike dhe pasi arrijnë të kacavjerren në majat e dëshiruara, nuk e shkëpusin lidhjen me 'bazën deleguese', qoftë si mundësi për rikthim në rast të dështimit, qoftë si burim paralel i mjeteve materiale anipse në vendin ku punojnë marrin paga të majme, kryesisht të pamerituara .

 Jemi dëshmitarë që pjesëtarë të shoqërisë civile që e luajnë rolin e mizave të kalit në prapanicën e liderit politik, pas largimit, kryesisht si të dështuar nga'baza rekrutuese', flasin zi e terr për pronarin e grazhdit  që i ka ushqyer deri në ditën e kijametit, ditën kur janë larguar, qoftë duke ua dhuruar një mirënjohje për punën e shkëlqyer, qoftë duke u qerasur me një shqelm në prapanicë, me këpucë firmato të prodhuara në Kinë apo punëtoritë e Erdoganit.

Pjesëtarët e shoqërisë civile që bëhen kondomë funksionalë të shefave politikë, si biletë hyrëse dhe kërcënim ndaj politikanëve e përdorin mungesën e transparencës dhe llogaridhënies financiare dhe politike që kanë rëndësi dhe peshë për vendin.

Për këtë kanë pasur përkrahjen e pa rezervë të bashkësisë ndërkombëtare dhe kërcënimi për transparencë dhe llogaridhënie ka qëndruar varur, si shpata e Demokleut  mbi kokën e politikanëve, kryesisht të korruptuar dhe hajdutë ordinerë.

Disa prej tyre, nga gjykata kanë shkuar për bisedime në Bruksel. Me këto'vlera'të shoqërisë civile e ka çarë rrugën drejt majave të karrierës politike edhe Bekim Çollaku, personazhi negativ por real i shkrimit tim të datës 5 qershor 2018.

Bisedimet në Bruksel, të deklaruara si teknike, thembër të Akilit e kanë pasur pikërisht mungesën e  transparencës dhe llogaridhënies të cilat janë zbatuar vetëm pasi kanë rrjedhur informatat në mediat elektronike dhe të shkruara, kryesisht nga pala serbe.

Përfaqësuesit tanë kanë heshtur  duke u arsyetuar se e kanë të ndaluar të deklarohen dhe se në emër të tyre flasin Kuperi, baresha Ashton që paraqiste rrezik të madh për shëndetin e Thaçit gjatë përqafimit para dhe pas takimeve dhe tash, Frederika Mogerini.

Vetëm pas kësaj, ish – kryeministri Thaçi e tash president kanë raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndonëse nga Kuvendi kanë qenë të mandatuar që të jenë transparent për çdo marrëveshje të arritur me Beogradin.

Këta bilbilat e ekipit negociues të Kosovës kanë vepruar në stilin napoletan apo të Sicilës, e kanë zgjedhur omertën (ligjin e heshtjes) në komunikim me Kuvendin e Kosovës dhe deputetët e këtij Kuvendi që do të duhej të përfaqësonin dhe mbronin intereset e votuesve që i kanë votuar por edhe qytetarëve tjerë që nuk i kanë votuar.

Deri vonë ka qenë mister zhdukja e anijeve, aeroplanëve dhe mjeteve tjera në trekëndëshin e Bermudeve.

Edhe bisedimet me Beogradin kanë funksionuar sikur sistemi i trekëndëshit të Bermudeve ; kryeministri apo presidenti, ministria për punë të jashtme dhe ministria për integrime eu(v)ropiane e që për qëllim ka pasur mëshehjen apo zhdukjen e informatave për marrëveshjet e nënshkruara deri sa të kalojë furtuna dhe të ketë një ngjarje që e mbulon të mëparshmen.

Shihni se kush kanë qenë në krye të këtyre ministrive dhe do ta keni të qartë pse trekëndëshi i Brukselit për qytetarët e Kosovës ka qenë më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se trekëndëshi i Bermudeve.

Bekim Çollaku ka qenë ministër i MiE dhe pasi ka mashtruar tërë kohës së mandatit qytetarët e Kosovës, është kthyer dhe ka kërkuar strehim institucional nën koçet e promotorit dhe sponsorit të tij politikë, presidentit aktual, zotëri Hashim Thaçi apo Shkëlqesia e ndryshkur, për fat të keq.

Po pse Bekimi personazh negativ ndonëse ka pamje moderne: Nëse më heret ka munguar transparenca, kohëve të fundit ka ndryshime jashtëzakonisht pozitive në këtë drejtim.

Presidenti Thaçi po deklaron botërisht se me Serbinë do të nënshkruaj një marrëveshje histo (e )rike dhe se këtë e bënë për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe ardhmërinë eu (v) ropiane që e ka të garantuar brezi i shekullit të ri apo brezi pas viteve 2150 kur, as emri Hashim e as Behxhet nuk do të ekzistojnë sikur edhe veprat e tyre.

Presidenti nuk lë mëdyshje se do të ketë kompromis në kohën kur çdo marrëveshje e nënshkruar ka qenë kompromis e që po e paguajmë edhe me prapanicë.

Me transparencën e deklaruar, Hashim Thaçi fillojë të më dukej simpatik dhe parimorë prandaj edhe vendosa ta përkrahë botërisht sikur që po e bëjnë disa OJQ – të vogla dhe OJQ –ja më e madhe në Kosovë e quajtur PDK –ë.

Tash do të filojë përkrahja fushatë e padinjiteteshme për Hashimin, nga llaskucët e dinjitetshëm. Zenun Pajaziti e përkrahi fort Hashimin si kryenegociator dhe në këtë mënyrë seriozisht ma përkeqësoi gjendjen aktuale të hemoroideve.

Një intervistë e Bekim Çollakut ku thotë se:'do të bëjmë kompromis por se askujt nuk do t’i tregojmë cili do të jetë ai ...” seriozisht dhe përfundimisht ma luhati besimin te presidenti, nuk e di se kujt t’i besojë  “.

Më kujtohet një barcaletë nga koha e studimeve për dy malazezë që e donin të njëjtën femër e që jetonin si fqinj. I pari, me emrin Vuk, kaloi me një vajzë të bukur dhe pasi e keq – përdorë ndahet nga ajo. Dragica, ish e dashura e Vukut martohet, për inat të Vukut me Njegoshin i cili bënë një dasmë të madhe, për inat të Vukut.

Edhe malazezët, sikur italianët e Sicilisë dhe dikur shqiptarët e donin nusen e paprekur dhe kah mesnata, nëse nusja ishte e virgjër, në shenjë'krenarie'burrërore shtinin me pushkë, tri herë.

Po atë natë Vuku, duke i bërë veshët katër, në orën 24.00 dëgjoi tri krisma pushke dhe, pak nën ndikimin e shlivovicës dhe emocioneve për të kaluarën me ish – të dashurën, tash grua të Njegoshit, duke kruar kokën dhe duke fërkuar sytë mërmëriti:'  Zotin ta ..., nuk e di a t’i besojë, pushkës së Njegoshit apo p.....llës sime !”. Edhe unë e kam të njëjtën dilemë, nuk e di a t’i besoj Hashimit apo Bekimit ?

Po të ishte kjo deklaratë çështje personale apo private e Bekim Çollakut, atëherë nuk do të kishim të drejtë të kërkojmë sqarim apo përgjegjësi sepse do të llogaritej si shkelje e privatësisë.

Mirëpo, meqë kjo deklaratë ka ta bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës, me çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën dhe me vet ardhmërinë e Kosovës, kjo deklaratë është përqeshje dhe luajtje koçe me qytetarët e Kosovës e që në rastet e shteteve normale do të lëvizte me shpejtësi të dritës prokurorinë e shtetit.

Deklarata e Bekim Çollakut (nëse mediet e kanë transmetuar drejt e deri më tani nuk ka asnjë përgënjeshtrim nga vet Çollaku apo presidenti) nuk është e natyrës morale sepse hynë nën përgjegjësinë penale.

Hashim Thaçi, nëse ka edhe vetëm 1% të vullnetit ta respektojë transparencën dhe llogaridhënien, pas kësaj deklarate idioteske të njeriut numër 1 të kabinetit, me urgjencë duhet ta shkarkojë Bekim Çollakun dhe duhet ta thërrasë prokurorinë e shtetit të merret seriozisht me këtë deklaratë.

Nëse Hashim Thaçi nuk ndërmerrë asnjë masë ndaj tij, atëherë del se këtë e ka bërë me lejen e Hashimit dhe se vet presidenca po përgatitë plane konspirative që pariparueshëm do ta dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj.

Është e palejueshme dhe e dënueshme që kliçka e Bekimit që këtij vendi nuk i ka dhënë asgjë por se e ka mbjelur me tërë potencialin që e ka, të vendosë për mua, familjen time por edhe për të tjerët, pa na treguar se për çka bëhet fjalë. Këto deklarata nuk do t’i duronte  asnjë shtet normal e as qytetarët.

Po të ndodhte, në një vend tjetër, që për çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin dhe qytetarët e saj të mbaheshin fshehtë kompromiset sikur që e bënë ky farë Bekimi, reagimi qytetarë do të ishte shumë i fuqishëm që do të përfundonte sigurisht me dorëheqje dhe, pa asnjë dyshim, me burgosje të personit publik që aq me paturpësi tallet me ndjenjat e qytetarëve dhe përgjegjësinë institucionale që e ka.

Pas kësaj deklarate të Bekim Çollakut për kompromis të sigurt me Serbinë por, pa e treguar natyrën dhe peshën e kompromisit, një deputet që do ta votojë platformën qeveritare për bisedimet përfundimtare me Serbinë dhe Hashim Thaçin si kapo - kapelë të vetëm të këtyre bisedimeve, duhet, jo ta dojë shumë Kosovën por ta urrejë shumë në mënyrë që të bëhet pjesë e lojës së ndyrë, në kompromiset e ardhshme për të cilat nuk ka asnjë informatë, deri sa të shpërthejë si kanalizimi me ujëra të zeza.

Për këtë arsye jam i sigurt se pika ku do të diskutohet për platformën e bisedimeve dhe Hashim Thaçin si kryenegociator apo negociator i vetëm dhe të cilit ia miklon koçet Bekimi dhe bekimët tjerë, nuk ka gjasa të kalojë dhe se të parët që duhet ta refuzojnë këtë platformë të bisedimeve, pas deklaratës çoroditëse të Bekim Çollakut duhet të jenë deputetët e PDK-së.

Duhet të mësohemi njëherë e mirë se për çështje me rëndësi të veçantë për shtetin dhe kombin, nuk duhet dhe nuk mund të vendosë vetëm një njeri, qoftë ai edhe Shkëlqesia e Tij, presidenti i Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe  lëre më flladitësi i koçeve të Hashimit, Bekim Çollaku.

Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën sepse nuk ka kompromis  ku Serbia do të ndahej humbëse. Serbia po tregëton me tokën e Kosovës, me gjyqësorin e Kosovës, me arsimin e Kosovës, me shëndetësinë e Kosovës, me doganat e Kosovës, me financat e Kosovës, me kulturën e Kosovës, me sportin e Kosovës, me institucionet e Kosovës, me urat e Kosovës, me ujërat e Kosovës, me minierat e Kosovës, me ardhmërinë e Kosovës.

Hajt të bisedojmë dhe të bëjmë kompromis për Kalemegdanin e Beogradit, Për Vërrnjaçak Banjën, për Jagodinën, Fabrikën e duhanit në Nish, fabrikën e armaturës në Smederevë, fabrikën e armatimit në Kragujevc,  për gjyqësorin e Serbisë, sportin e Serbisë dhe pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore të Serbisë dhe të bëjmë kompromis.

Nëse nga këto bisedime dhe kompromis fitojmë si Kosovë vetëm 1%, ne do ta dalim fitues.

Serbia, përmes marionetave të tipit Rakiq nuk e lenë të hapet ura mbi lumin Ibër për të cilën ndërkombëtarët patën caktuar afate dhe patën dhënë garancione se do të respektohen.

Ku janë tash ndërkombëtarët dhe ku është Hasan Prishtina i Albin Kurtit, Agim Bahtiri i cili, nga frika prej Goran Rakiqit nuk guxon ta kalojë urën edhe për t’i ujitur peçurkat. Serbët nuk e paguajnë rrymën dhe asnjë shërbim tjetër sepse nuk e njohin Kosovën, as si shtet e as si autoritet.

Tash e kanë ndërprerë furnizimin me ujë nga liqeni i Ujmanit, për një pjesë të Vushtrrisë që e përdorin këtë sistem për ujitje dhe askush nuk ka guxim të veprojë institucionalisht. Kurse, më parë, me shoqërim policorë ishin ndaluar disa fshatarë për kyçje ilegale dhe shfrytëzim pa leje të kanalit për ujitje Ibër – Lepenc.

Serbët po e fusin në rend dite të bisedimeve në Bruksel çdo gjë që e pengon normalizimin e marëdhënieve dhe me qëllim të caktuar për të fituar kohë dhe që marrëveshja përfundimtare të jetë sa më e favorshme për ta .

Tash, Zeznata Tahiri po deklaron se qeveria e Kosovës, me grupin pregatitor njëetnik (serbët)  për statutin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë seriozisht po e rrezikon Kosovën në kohën kur vet ajo, me bisedimet'teknike'ka qenë pjesë shumë aktive e marrjes së vendimeve me pasoja të pariparueshme. Kjo farë mashtruese po flet si të ishte binjak me Bekimin.

Tash, Serbia  duke shpikur tema dhe probleme të reja po grumbullon aq shumë favore e që nuk i takon as edhe një i vetëm për ditën D, kur Hashimi dhe Bekim, Gjara dhe Gjura do të bëjnë kompromis e Kosova do të ndahet si humbës absolut.

Asociacioni i komunave serbe që do të de-formohet sipas  Marrëveshje së Brukselit e jo sipas Gjykatës Kushtetuese do të jetë përcaktues për kompromis dhe do të udhëheqë me resurset natyrore që do të kontrollohen nga ky monstrum juridik që përmbajtësisht dhe pariparueshëm e shkërdhenë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, me kompetencat ekzekutive që do t’i ketë!

Më habiti pa masë pohimi i Enver Hasanit të cilin e llogaris si njëra ndër kokat më të mençura shqiptare kur thotë se Asociacioni i komunave serbe po e përgatitë një shtrat për autonomi territoriale.

O Enver, po reagon me vonesë sepse serbët e'Kosovës', jo që kanë autonomi territoriale por janë më të pavarur se vet Kosova duke iu falenderuar kriminelit kushtetues, Marti Ahtisari dhe lakmitarëve kosovarë që nënshkruan çdo gjë, pa e lexuar fare dhe të cilët janë të veshur me tituj akademikë.

Për këta injorantët politikë nuk vlen as të bisedohet sepse mund t’i ikin'drejtësisë'tokësore por jo edhe asaj qiellore edhe përkundër bashkëpunimit me'nebski narod – populli qiellor “. Kjo për momentin mund t’i çlirojë kurse më vonë do t’i shtrëngojë, sikur darat e Maksimilian Robespjerit, e quajtur gijotinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)