02 Korrik 2020

Diskursi NE dhe ATA - Populist dhe Revulicionar!

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Ora u është ndalur në teoritë politike të viteve 1930 e tutje. Teori këto të cilat nxitën luftën e dytë botërore mbi maksimën NE dhe ATA.

Në politikat e së majtës moderne socialdemokrate, ky diskurs moti është braktisur, ndërsa politikat e qëndrës a të djathtë ironizojnë me mendimet e tilla të tejkaluara moti.

Nuk ka politikë të vjetër apo të re. Ka mendim të ri për mënyrën e qeverisjes apo për një çështje të caktuar e jo ndarje mbi maksimën ne jemi politika e re dhe ju jeni politika e vjetër.

Logjika nga ky diskurs revolucionar na qon tek ideja se kancelarja Gjermane Merkel pasi ka qeverisur gjatë me vendin i takon mendësisë së politikës së vjetër dhe duhet përmbysur për t'i krijuar hapësirën politikës së re të së majtës ekstreme.

Nga mendimi i tillë mbi politikën Joe Biden nuk do të duhej fare të garonte për president të SHBA-ve, pasi po i takojka politikës së vjetër.

Diskursi mbi ndarjen në politika e vjetër dhe e re ka elementin moralizues në politikë për t'i shërbyer mobilizimit të masës për përmbysje e revolucion.

Konsiderohet si instrument i duhur për marrjen me çdo kusht të pushtetit, karakteristikë kjo e njohur në politikë nga vitet 1930 në Evropën e së majtës ekstreme.

Cili ishte mendimi i ri në politikë në qeverisjen 100 ditëshe të këtyre ideatorëve politikë. Mbizotërim i plotë i mendimit e veprimit politik që në emër të çkapjes të kapet çdo gjë edhe pa respektu procedura. Me këtë mendim të "ri" ishte karantinimi selektiv, apo edhe keqpërdorimet në luftimin e pandemisë.

Mos vallë mendim i ri qenka shkelja e kushtetutës apo edhe shumë e shumë shkelje tjera??? Mendim i ri në politikë na qenkan sharjet, linçimet e atakimet për të gjithë ata të cilët nuk mendojnë si NE por si ATA. Në raport me politikat me ndërkombëtarët ka një diskurs i konsideruar si i "ri" dhe i cili dallon me të "vjetrin". U ftohën marrëdhëniet me SHBA-në . Vërtet politika e mendimit të "ri" dhe atij të" vjetrit", vetëm këtu dallon e në asnjë formë tjetër në këto 100 ditët e qeverisjes.

Konsideroj se ky diskurs i cili po tenton të lartësohet në kauzë populliste nuk paraqet asfarë mendimi të ri në politikë, madje mund të konsiderohet se është mendësia politike më e vjetra. Sot, vendit tonë në politikat e brendshme i duhet qartësim në vendosje të kufirit ndarës se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, dhe jo teoritë revolucionare të të menduarit politik.

"Kërcënimet" virtuale dhe gënjeshtra si standard i ri në politikën e Kosovës e instaluar nga diskursi politik NE dhe Ata , nga e majta ekstreme!

Politika në Kosovë po e prek fundin e pusit. Etja për pushtet e privilegje të imagjinuara e kanë bërë të humb natyrësinë e saj të ekzistencës. Një pjesë e kësaj politike, e cila me çdo kusht po dëshiron ta ruajë pushtetin nuk zgjedh mjete në këtë qëllim. Po tenton ta instalojë një mentalitet e standard të ri në politikë pa zgjedhur mjetet.

"Kërcënimet" virtuale, gënjeshtrat në deklarime publike, presionet dhe e drejta selektive si pronë e tyre e bëjnë të dëmshme për vetë ekzistencën e shtetit. Tendenca e tillë ka për objektiv destabilizimin e vendit dhe konfliktet brenda vetë shoqërisë dhe ikjen nga rregullat e lojës në demokraci. Shpresoj që shoqëria në vendit tonë është sa e emancipuar aq edhe racionale për mos ta pranuar këtë diskurs politik i cili po ka dëshirē të imponohet.

 Diskursi i tillë i përcjellur me " Demokracinë e Rrugës" na rikthen në vitin 1999 , tek Rezoluta 1244,si derivati nga ka dalur Marrëveshja e Rambujesë. Politika nëse pak e do vendin e braktis këtë diskurs, dhe i kthehet tavolinës së bisedës në arritjen e konsensusit primar, ndërsa për atë sekundar të mbajn dallimet programore.

 Pres që PDK-ja , me veprimtarinë e saj të prijë me idetë e saja dhe nxjerr nga ky shtrat moçalor ku është duke u ndërtuar politika në Kosovë. Asgjë nuk është pushteti kur do na mungojë shteti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Inaugurohen zyrat të reja të Bankës Qendrore të Kosovës në të cilen do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Tek ish-zyrat e Komunës së Prishtinës që gjenden mes objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor tek Hotel Grandi, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream në facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Gjilanit ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri vizitojnë stadiumin e qytetit në Gjilan si dhe vendosin gur-themelin e stadiumit ndihmës. (Gjilan, ora 11:00)
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik: “E drejta për ujë, peng i prokurimit: Analizë e tenderit maratonik për ujësjellës në Komunën e Dragashit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit. (Holli i Kuvendit të Kosovës​, ora 12:00)

- SKOPI Studentor organizon aksion simbolik për të treguar realitetin e krijuar nga emërimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. (Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për pozitat e larta drejtuese. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- IKD dhe INPO mbajnë konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik “E drejta për ujë, peng i prokurimit”. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me për të diskutuar mbarëvatjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë. (Kabineti i Ministres së MKRS-së, ora 15:15)