18 Prill 2024

Dick Marty dhe kuzhina serbe

Shkruar nga Xhevat Prebreza

Para se të fillojë me këtë shkrim,mu kujtua një reklamë e Petrol Kompanisë e cila thotë se ”Dicka e jashtëzakonshme po ndodhë në Kosovë,nga atje na raportojnë gazetarët dhe mediat tona”.Dhe më të vërtetë ndodhi një gjë e pazkonshme,një gjë që,lere që nuk është e vërtetë,por,as që hynë në trurin e njeriut të ketë ndodhë dicka e tillë.

Ende pa u zbutur plaga e luftës së fundit,ende pa u zbuluar edhe 2000 e më shumë të pagjetur,na doli një kapadai nga Zvicera,i paguar nga kuzhina serbe dhe dëshironë që,nëpërmjet urdherave dhe qarqëve serbe të bëjë dicka që,nuk e bënë një popull,e lëre më një ushtri që luftoi për clirimin e vendit të vetë dhe asnjë  udhëheqës i UCK-së.

Dick Marty,ketu ka luajtur rolin e një Martinovici,i cili,në vitet e 80-ta,pati futur shishën në anus,për t’i bërë shqipëtarët njerëz kriminel,njerëz që nuk dinë më shumë,por vetëm të vrasin,njerëz pa shkollë dhe pa dije.Por më vonë doli se Martinovici ishte një homoseksual, edhepse ishte inetervenuar për ta shpëtuar.

Sot, ende në  Kosovë janë gjurmët e luftës,janë gjurmët që stacioni CNN-në e kishte quajtur tokë  e djegur, sot kur popullit ende ju kujtohet spastirmi etnik, masakrimet, dëbimet në kohën e luftës, vrasjet gjatë vitëve të 90-ta,vrasjet dhe sjellja në arkivole nga ushtria Jugosllave e shumë Kosovarëve që shërbenin në APJ,dhe kur shteti serb ende nuk ka kërkuar fajle për krimet e luftës, Dick Marty i njohur si një senator,na doli për ta njollosë luftën e UCK-së dhe popullin Kosovarë dhe shtetin Shqipëtar.

Njollosja e tij nuk ishte e pakët,ai hartoi një pako të falsifikume prej 40 faqësh,më të cilin raport po mundohet që ta bindë botën se,në Kosovë gjatë luftës kryeministri i Kosovës z.Hashim Thaci me shumë të tjerë,paskan bërë kasaphane me trupat e serbëve të zënë si robë lufte,po mundohët që ta paraqes popullin Kosovar, popull kriminel,ta paraqes UCK-në,se ka bërë krime dhe ka përfituar nga shitjët e organeve.

Athua këta ushtar dhe udhëheqësit politikë të UCK-së bënë plane për kasaphane,apo për luftë ? athua kjo ushtri luftoi për ta larguar Serbinë nga këtu,apo për ti zënë e t’ju marrë organët e trupit ?
        
Pse ti zotri Marty,pasiqë i thua vetës senator,i thua vetës se je një njeri i cili ke reputacion në botë,pse nuk merrësh me krimet serbe që i bënë ata në Kosovë ?pse nuk merrësh me të pagjeturit Kosovar?

Kjo nuk ka qënë fyrje vetëm ndaj Kosovarëve,por ishte fyrje edhe ndaj kryeministrit Thaci,i cili e tregoi vetën jo vetëm në luftë,por edhe në paqe,është një lider që,jo vetëm evropa,por,edhe bota është duke i dhënë përkrahje për punën e tij drejt rrugës euroatlantike dhe drëjt amerikës.

Kjo ishte fyrje edhe ndaj Shqipërisë,e cila në kohën më të vështirë,hapi dyert për të ikurit nga lufta.Ishte fyrje edhe kundër ushtrisë së lavdishme e cila doli nga populli.Kjo ushtri ishte e popullit,ishte ajo e cila luftoi dhe ia arriti qëllimit të vetë,për ta larguar një pushtues që na kishte mbajtur për shumë vite nën thundrën e tij.

Dick Mrty,i njohur për fushatë antishqipetare,u ushqye nga kuzhina serbe,u ushqye nga një kuzhinë e cila për shumë vite prodhoi dhe gatoi gjellëra nga më të këqijat që     ajo kishte ditur t’i bëjë.Nga këto akuza që Marty i bëri Kosovës,stigmatizon drejtëpërdrëjt njohjet e shtetit tonë,injoron luftën që populli e ka bërë.

Nuk di,edhe sa herë duhën të bëhen prova për ta bindur këtë horr zvicërran,se këto nuk janë dhe as që do të jenë të vërteta,kur edhe librin e Karla Dela Ponte-s,u folë ky raste,doli që të jetë,jo më shumë vetëm se një rrenë e kulluar dhe,më të drejt tribunali i Hagës e mbylli në munges të provave.Po ashtu edhe shërbimi sekret serbe doli me të njejtën deklaratë,se nuk ka të dhëna për trasplantimë të organëve.

Raporti i Dick Marty-it,është i njejtë me kuzhinën serbe,një kuzhine e cila nuk ka ditur kurr ta flas një fjalë të mirë për Kosovë,por,në të kundërtën kjo kuzhinë në botë na raportoi se në Jugosllavi,jeton një popull që ende kanë bishtë dhe janë si majmunë.

Kuzhina serbe dhe Dick Marty,jo vetëm që njollosën shtëpit kosovare,por këta njollosën edhe shtëpit e shqipëtarëve të Shqipërisë,duke i quajtur spitale në cilat u ushtruan dhunë dhe torturë mbi robërit e zënë në luftë.

Athu a dinë gjë Marty,se ku mbetën organet e atyre që u vranë dhe u masakruan gjatë luftës?

Dick Marty,është nje lepur i kësaj kuzhine,është një lugë e cila merrë pjesë në përzirjet e gjellës së ndoturë,është një pioner,i cili së bashku me shefat e kësaj kuzhine nuk u konvenon të tregojnë për të vërtetat dhe krimet,maskrat,dhunimet e përdhunimet ndaj popullit Kosovar,nuk ju konvenon të tregojnë sa gra shtatëzëna ju kanë hjekë fëmijët nga barku,sa gra e fëmijë kanë vrarë e shumë e shumë të tjera.

Aristoteli nuk kishte thënë keq se “budallëku dhe gjithësia nuk kanë kufijë”.Ketu doli se Dick-u,u bë budalla i avancuar nga politika serbe,u keqëpërdorë dhe u shitë nga një shtet që botën nuk kanë dashur ta shohin bardh,por vetëm zi.

Raportin e vetë Dick Marty,e bëri aq të bujshëm në mediat botërore,sa që,aty futi edhe FBI-në,që kinse dhe ata janë në dioni për këtë dhe kanë fakte të sakta.Por,me sa po shihët ky raport,nuk është nga FBI amerikan,por nga FBI serbosllav,një raport që,në mesin tonë nuk ka sjellë dic të re,por vetëm urrejtje edhe më të madhe,edhe një urrejtje që në këtë kohë nuk na është dashur,sepse duhët të fillohet me bisedime me Serbinë,duhët të fillohen bisedime me BE-në për liberalizimin e vizave,duhët të bisedohët me NATO-n.
       
Ky prosllav,ishte edhe kundër fillimit të bombardimeve të NATO-s,ishte edhe kundër pavarsisë së Kosovës dhe vazhdon me metoda të ndryshme ta bllokojë procesin e shtetbërjes së Kosovës.Ky njeri nuk ka cka i duhët Këshillit të Evropës ! Nuk di pse ky Këshillë Evropian,nuk e largon nga kjo familje e madhe  që është.

Qevëria  e Kosovës,që tani duhët ta ngre një padi në gjykatën për krime lufte në Hage dhe t’ju tregojë se kush ishim dhe kush jemi ne,se ne,nuk jemi një popull që dijmë të përfitojmë nga këto gjëra të pista,sic kanë fituar vetë,se ne,të gjitha i kemi fituar me djersë dhe me mundë e sakrificë të madhe,duke rrezikuar edhe më të voglën gjë,se drejtësia do të del ne shesh edhe kësaj here,mbetët të shihët.Se ky horr dhe kuzhina Serbe,kurr nuk na kanë gjunjëzuar dhe as që do të na gjunjëzojnë,se kurr askujt nuk iu kemi përulur dhe nuk do t’iu përulemi.Lirin e fituam vetë,askush nuk na s

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)