20 Prill 2024

Diaspora, infuzioni i shtetit tonë

Shkruar nga Shpëtim Morina

Kosova si një vend me tradita të lashta dhe me zakone që mbeten të përjetshme, ruan me fanatizëm institucionin më të rëndësishëm dhe më funksional të shoqërisë e që është Familja.

Si një popull i cili ka pasur një të kaluar të vështirë, fatin e mirë të cilin e ka trashëguar brez pas brezi ka qenë ruajtja dhe kultivimi i raporteve familjare.

Të tilla raporte i kemi ende prezente edhe pse në shkallë më të ulët por prapë më të theksuara se popujt tjerë.

Në të kaluarën por edhe në të tashmën është i dhimbshëm largimi i rinisë në vendet perëndimore për një jetë më të mirë, mirëpo këta të rinjë asnjëherë nuk i braktisën familjet e tyre në Kosovë.

Ata gjithmon menduan për vendin e tyre dhe ishin një katalizatori i fuqishëm për mirëqenien e tyre dhe gjithashtu edhe për ekonominë në vendin tonë në përgjithësi.

Situata  ekonomike në vendin tonë është në një niivel të ulët dhe papunësia në vendin tonë ka përmasa të mëdha e cila është shkaktuar për më shumë se 20 vite qeverisje nga klasa politike në vendin tonë.

Roli i diasporës për vendin tonë gjithmonë ka qenë i papërshkruar si në kohën e luftës, pas luftës dhe po vazhdon ende në kohën e shtet- ndërtimit.

Ky rol vërehet më së miri në muajt veror kur vendi ynë vërshohet nga ardhjet e njerëzve tanë që jetojnë në vendet perëndimore.

Ekonomitë e vogla të mesme edhe të mëdha pesojnë rritje në shitje, Kontributi i tyre vërehet pothuajse në qdo sferë të jetës brenda gjithv vitit mirëpo e theksuar sidomos muajve veror ku ata frekuentojnë vendin tonë.
                           
Dashurinë të cilën e ushqejnë për vendin e tyre, e te cilën e bartin edhe tek brezat e rinjë, paraqet një fenomen të cilin qdo popull i huaj do të deshironte ta posedonte.

Dihet mirë që shpenzimet që diaspora bëjnë në vendin tonë është e barazvlefshme me një pushim në vendet më të njohura turisitike si në Kroaci, Turqi, Spanjë e vendet tjera, mirëpo dashuria per vendin e tyre dhe njerezit e tyre të cilët jetojnë në Kosovë bënë që gjtihqka të lënë anash dhe ti kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre.

Ky gjesti i tyre meriton qdo mirënjohje dhe respekt që intitucionet dhe shoqëria jonë duhet ti bëjë.

Mirëpo ështe për keqardhje trajtimi nga ana jonë për diasporën tonë, duke filluar me pritjet e gjata në kufirin shtetëror, pastaj me rritjen e qmimeve në produktet ushqimore, mosrregullimin e dokumenteve në kohën e duhur nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale, ndërsa është për keqardhje trajtimi ofendues dhe fyes nga shoqëria jonë për njerëzit tanë që jetojnë jashtë vendit tonë.

Përderisa presidenti ynë ndan dekorata dhe mirënjohje me e pa meritë për disa personalitete është e pajustifikueshme që deri më tani nuk ka paraparë asnjë mirënjohje për njerëzit e diasporës.

Ky vleresim imi vlen edhe për institucionet lokale që të organizojnë evenimente kulturore edhe artistike dhe që të shpallet një periudhë kohore vetem për këto organizime si shenjë respekti për punen dhe kontributin e tyre dhënë shtetit tonë.

Diaspora jonë e dashur mirë se vini në vendin tuaj në vendin të cilin ende jeni duke kontribuar në ndertimin, zhvillimin dhe përparimin e Republikës suaj.

Ky vend do të jetë mirënjohës ndaj juve me shekuj dhe kontributi juaj do të shkruhet me shkronja të arta në muret e historisë së vendit tuaj.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)