19 Prill 2024

Diaspora, fryma e vendit

Shkruar nga Shpëtim Morina

Kosova njihet me diasporen më të fuqishme nga të gjitha vendet ballkanike por edhe regjionale.

Përderisa ky vend yni përballet me një realitet të hidhur nga sferat më vitale të jetës duke filluar nga niveli shëndetësor, ekonomik, juridik dhe jetësor, shpresa e fundit mbetet tek mërgata jonë që jeton jashtë vendit.

Ky infusion që po e mjekon “pacientin” e sëmurë të quajtur Kosova është i vetmi bar që po funksionin në trupin e sëmurë nga shumë sëmundje që po lëngon ky “pacient”.

Kur qeveria e vendit dhe bartësit e institucioneve shtetërore janë duke u marrur me rritjen e pagave të tyre personale, kur konkurset e institucioneve qendrore e lokale janë formale, kur shëndetësia në këtë vend ka vdekur qe një kohë të gjatë, kur arsimi në Kosovë lëngon nga “analfabetët me diploma”, kur sistemi gjyqësor ballafaqohet me sfida të mëdha ekzistenciale, atëherë e vetmja hallkë që funksionon në mënyrë kontinuele është diaspora. Por nëse bëhet pyetja nëse kjo është zgjidhja? Definitivisht që JO.

Mosfunksionimi i qdo sfere vitale në vendin tonë mundëson që kjo shoqëri prapë të jetë një barrë mbi diasporën tonë të fuqishme.

Kontributi i tyre ishte nje vulë e madhe para, gjatë dhe tash po vazhdon të jetë jetik edhe pas lufte dhe edhe pas shtetformimit.

Kjo vjen në shprehje për shkak të papërgjegjesise totale të institucioneve dhe njerëzve të paaftë që udhëheqin sektorët më jetikë të shtetit.

Ekonomia e një vendi stabil evropian nuk varet vetëm nga remitencat por nga të hyrat bugjetore që i realizon shteti me mekanizmat e vet.

Definitivisht ky vend ka nevojë për reforma të thella substanciale, për një reformim të sistemit të udhëheqjes në nivelin qëndror e lokal, për një mendësi të re qeverisjeje.

Qeverisja e re nuk nënkupton vetëm sjelljen e njerëzve të ri në moshë, por nënkupton sjelljen e njerëzve meritor dhe njëherë e përgjithmonë dhënien e hapësirës për ekspertë të fushave të ndryshme.

Ky fakt sa i përket qeverisjes është mjaftë i rëndësishëm për t’u përmendur sepse shumë investitor të huaj por edhe shqiptarë nga vendet tjera po hezitojnë të investojnë në Kosovë pikërisht nga këta njerëz që qeverisin me vendin.

Prandaj kjo diasporë meriton një medalje të arit sepse atë që po bën, asnjë udhëheqje nuk e ka bërë gjatë këtyre 19 vite në liri.

Padyshim që ka ardhur koha që njerëzit e rinjë me mentalitet evropian ti marrin përgjegjësitë, jo të rinjë të zgjedhur nëpër konkurse false me mentalitet provincial e partiak ku kontributi i tyre në fushata zgjedhore mjafton t’a fitoj një vend pune e jo përgatitja e tij profesionale.

Ky mentalitet po na bënë si vendin më të pa zhvilluar në Evropë, vendin me papunësinë më të madhe në Evropë, vendin i cili ka mbetur i izoluar nga Evropa, vendin ku meritokracia është fjalë e panjohur, vendin ku të paditurit udhëheqin, ku njerëzit e aftë qëndrojnë në shtepitë e tyre pa pasur hapësirë për të dhënë kontributin e tyre për vendin e vet vetëm sepse gjatë fushatave zgjedhore nuk kanë qenë servilë të një krahu të caktuar politik.

Përfundimisht kjo rini nuk e ka merituar këtë nënqmim institucional që po ju bëhet pa dallim nga niveli qendror e lokal.

Vullneti i madh i rinisë do të bëjë ndryshimin e duhur për një të ardhme të ndritur pavarsisht pengesave që po u bëhen.

Ky vend ka ditur, din dhe do të dijë që gjithmonë nëpër kohë t’u bëj ballë ndryshimeve kohore dhe qeverisjeve të dobëta dhe pa koncept qeverisës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)