19 Nëntor 2019

Demoralizimi Demokratik

Shkruar nga Shefqet Dibrani

Isa Mustafa, kreatori i LKJ-së, duhet të marrë shembull nga drejtori i AKI dhe urgjentisht të largohet nga LDK-ja.

Pastaj nëse dëshiron Kryesia e LDK-së mund ta dekorojë me Urdhrin e AVNOJ-it, për merita të jashtëzakonshme, për futjen e konceptit përçarës brenda LDK-së.

Kjo klientelë e ardhur nga RIINVEST, mund të nis procedurën për ta futur Isa Mustafën edhe në Librin e Rekordeve Guinness, pasi Ai është i vetmi komunist në të gjithë kampin e lindjes, përkatësisht në të gjitha vendet postkomuniste, që është zgjedhur kryetar i një Partie Demokratike pa qenë kurrë më parë anëtar i saj.

E të gjithë ne e dimë se bashkë me Isa Mustafën, në LDK, është kapërthurur klientela që anëtarësinë politike e ka në RIINVEST, në Organizata Jo Qeveritare, me ç’rast kanë zbeh rëndësinë e të qenit anëtarë i kësaj partie, dhe në anën tjetër kanë ndërtuar imoralitete të pafundme, duke shantazhuar e keqpërdorur edhe familjarët e personaliteteve të njohura në LDK, që i kanë keqpërdorur fatkeqësitë.

Në zgjedhjet e sivjetme ranë Komandantët që kanë keqpërdorur gjakun e luftëtarëve, kurse në LDK ka ardhur një formë tjetër e Komandantëve, si një lojë me gjakun e familjarëve, vetëm e vetëm për ta shpëtuar Isa Mustafën, të cilit tashmë iu paska ngjallur ambicia për tu bërë edhe President i Kosovës.

Çuditërisht AKI, dhe as Prokurori i Shtetit nuk kanë nisur procedurë hetimore as penal për Këshilltarët e Presidentit të Dytë të Kosovës, të cilët ose nuk ditën për ta ruajtur e këshilluar Presidentin e Kosovës, ose qëllimisht e kanë shantazhuar se ndoshta ishin pjesë e shërbimeve antiamerikane brenda Presidencës së Republikës së Kosovës?!

Kjo nuk dihet. Por, për fat të keq vetëm në Kosovë po ndodhë që këshilltarët e dobët dhe asi që mund të kenë shantazhuar qëllimisht Presidentin e Kosovës, të ngjiten në postin e Kryeministri ose të kenë pretendime për Kryeministre. Sigurisht edh ky rast është për tu regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness.

Nëse deri më tash AKI-ja nuk është marrë me këto zhvillime antidemokratike brenda LDK-së, dhe kudo tjetër, tash e tutje duhet ti ketë parasysh edhe këto çështje, dhe bashkë me Prokurorin e Shtetit, duhet të nisin hetime të hollësishme për të qitur në pah se si përbiroi gjithkund dhe në të gjitha sistemet Isa Mustafa.

Qoftë atëherë kur ishte strukturë e LKJ-së, qoftë kur ishte emëruar drejtor i dhunshëm në Qendrën e Studentëve në UP të Prishtinës, pa ia harruar edhe debatet e famshme për ndryshimet kushtetuese në favor të Serbisë, në të cilat është thënë se Isa Mustafa ka qenë mjaftë aktiv.

Ndërsa për afinitetin e tij përçarës mund të flasin Degët e LDK-së në Diasporë, atëherë kur ishte I.M. Ministër në Qeverinë e Bukoshit në ekzil. Pra atëherë kur përçau dhe sabotoi të gjitha përpjekjet e dr. Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së për ta sensibilizuar çështjen e Kosovës.

Çuditërisht atëherë kur LDK-ja bënte çmos për tu shkëputur nga Serbia, Isa Mustafa (edhe pse ishte azilant dhe kishte një rrogë minimale), në vitin 1994, bashkëthemeloi Institutin “RIINVEST”, ku thuhet se ishte aksionar, dhe se kishte qëllim për të përgatitur kuadër për sistemin serb në Kosovë.

Pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, kjo klientelë vrullshëm u kapërthur në strukturat e LDK-së, pa qenë anëtarë të saj.

Korruptoi maniakë lokal dhe eliminoi të gjithë kundërshtarët e tij, duke spastruar LDK-në nga Elita Intelektuale dhe nga të gjithë themeluesit e saj, pastaj shkatërroi Aktivet e LDK-së si dhe Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani duke ndryshuar strukturën e partisë, ai arriti ta largoj LDK-në, edhe nga partneriteti strategjik me SHBA-të.

Ndryshimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, veçanërisht largimi i Drejtorit të AKI-së, bëjnë të mundur për të nisur hetime të detajuara  për të gjitha veprimet antidemokratike dhe antiamerikane të Isa Mustafës dhe klientelës  RIINVEST, e cila pa meritueshëm, pamoralshëm dhe në kundërshtim me të gjitha normat statutare e juridike, dhe në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike janë kapërthurur në LDK.

Në anën tjetër ne mendojm se ka ardhur koha që brenda LDK-së të nisin reforma rrënjësore, por kësaj radhe, elektorati i LDK-së nuk duhet me u mashtruar nga ata të cilët sabotuan procesin e reformave që patën nisur gjatë vitit 2015-2016.

Kjo klientelë është identifikuar se janë me Isa Mustafën, të cilin në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike kanë qëllim për ta bërë edhe President të Kosovës!

Zot ruaje LDK-në, nga i ashtuquajturi “Brezi i Republikës” dhe reformatorët e rrejshëm!...

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)