19 Mars 2024

Cilat janë arsyet e falimentimit të bizneseve kosovare

Shkruar nga Mr. Lulzim A. Beqiri

Bizneset kosovare edhe pas 18 vite nga përfundimi i luftës po ballafaqohen me probleme serioze në shumë fusha të veprimtarisë së tyre, jemi dëshmitar se si bizneset kosovare për çdo ditë adresojnë problemet e tyre në organet kompetente, por ende nuk janë zgjidh shumë nga kërkesat e tyre.

Biznesi kosovar po ballafaqohet me mungesën e energjisë elektrike, kamatat tejet të larta, funksionimin e dobët të gjykatave, burimet e financimit, nepotizmi, konkurrenca jo lojale, monopoli, informaliteti e një numër tjetër problemesh që ata adresojnë në Oden Ekonomike të Kosovës dhe organet tjera përgjegjëse.

Pas vitit 1999, me vendosjen e Administratës së Përkohshme Ndërkombëtare në Kosovë, u mundësua regjistrimi i përkohshëm i bizneseve, deri në mars të vitit 2003. Pas këtij viti regjistrimi i bizneseve mori një kah pozitiv dhe u shndërrua nga regjistrimi i përkohshëm në regjistrim të përhershëm.

Hapja e ndërmarrjeve dhe regjistrimi i tyre u zhvillua me një hov të madh, nga viti 2000 deri në fund të vitit 2014 janë regjistruar rreth 134,868 biznese, dhe mund të konstatojmë se nga gjithsej 160,176 biznese( duke përfshi edhe bizneset nga viti 2015 deri më tani) aktivitetin e tyre e kanë shuar 19,825 biznese ose 12.38%.

Nga viti 2015 deri në TM3/2017 janë regjistrua hiç më pak se  25,308 biznese në gjithë territorin e Republikës.

Mirëpo që nga viti 2001 deri në vitin 2017 ( TM3/2017) aktivitetin e tyre ekonomik e kanë shuar 19,825 biznese kosovare, si pasojë e kushteve të vështira për të bërë biznes, dhe ky trend i mbylljes ka vazhduar edhe në vitet në vijim.

Në vitin 2015 aktivitetin e tyre e kanë shuar 2,205 biznese, të cilat janë ballafaquar me sfida të shumta, por edhe për shkak të moskujdesit, sepse shumë biznese kanë hyrë në treg vetëm e vetëm pse një i afërm ka një biznes pa analizuar tregun. Viti 2016 ( në munges të TM3)  arrin në 1,841 biznese, duke ndjekur të njëjtin trend të rritjes së shuarjes së bizneseve.

Regjioni i Prishtinës është regjioni më i madh dhe njëkohësisht regjioni që prinë për nga numri i bizneseve të regjistruara si në vitin 2010 edhe për vitin 2016. Në vitin 2010 ishin të regjistruara 36,952 biznese, numër i cili në vitin 2016 arriti në 54,214.

Regjioni i Gjilanit renditet si regjioni i dytë për nga numri i bizneseve të regjistruara me gjithsej 21,242 biznese në vitin 2010, i cili regjion në vitin 2016 arrin në 22,614 biznese të regjistruara.

Regjioni i Pejës me gjithsej 14,138 biznese në vitin 2010, ndërsa në vitin 2016 janë regjistrua  24,530 biznese.

Regjioni i Prizrenit  në vitin 2010 janë regjistrua 15,259.00 biznese, ndërsa në vitin 2016 arriti në  rreth    16,853.00  biznese.
 
Regjioni i Mitrovicës ishte regjioni me numrin më të vogël të bizneseve të regjistruara nga pesë regjionet e tjera në vitin 2010, për nga numri i bizneseve të regjistruara Regjioni i Mitrovicës kishte 10,867.00 biznese, ndërsa në vitin 2016, ky regjion arriti në numrin prej 11,822.00 biznese.


Kemi anketuar biznesmen dhe kemi marr këto rezultate nga përfaqësuesit e anketuar të bizneseve, pra  25 % prej tyre kanë deklaruar se barrierë më e madhe në fushën e zhvillimit të tyre janë barrierat financiare, si pasojë e kamatave të larta nga bankat komerciale, të cilat operojnë në Republikën e Kosovës.

Kështu që politikat fiskale, që po ndryshojnë shpesh në Kosovë 18 % prej tyre, bizneset i llogarisin si barrierë.

Politikat ekonomike të ndërmarra nga institucionet e Kosovës nuk janë duke u pëlqyer nga bizneset kosovare.

Këtë mendim e kanë 16 % e të anketuarve nga ky hulumtim. Bizneset kosovare të kategorisë NVM kanë problem edhe me stafin e kualifikuar, ato konsiderojnë se ka mungesë të kuadrit profesional në fushën e tyre dhe kjo llogaritet si barrierë serioze me rreth 18% e bizneseve të të anketuarve.

Si pengesë pasojë e madhe për bizneset llogaritet produktiviteti i ulët me 38%, pastaj si pasojë e këtyre barrierave mund edhe të mbyllen bizneset dhe këtë mendim e kanë 20 % e respondentëve me rastin e këtij anketimi.

Ndërkaq 16% e tyre theksojnë se këto barriera rrezikojnë reputacionin e tyre dhe dëmi i këtyre barrierave reflekton në fitimin.

Ekonomia informale ka ndikim mjaft të madh në territorin e Kosovës. Rreth 30% llogaritet aktualisht ekonomia informale dhe pjesa më e madhe e këtij problemi vjen nga veriu i Kosovës që administrohet nga pakica etnike serbe, e cila nuk iu bindet ligjeve të Republikës së Kosovës.

Prandaj, edhe hulumtimi ynë ka nxjerrë në pah këtë shqetësim të bizneseve me rastin e anketimit tonë, pasi që 143 afaristë, nga gjithsej 250 sa janë anketuar, këtë e shohin si pengesë dhe rreth 57.2% e tyre, e ndajnë këtë mendim, ndërsa relativit mendojnë 17.2% dhe ka ndikim 25.2% kjo do të thotë se ekonomia informale është prezente me të madhe në territorin e Kosovës edhe pas shumë  vitesh  të shtetësisë.

Përveç barrierave kryesore të përmendura më lart, ne i kemi pyetur bizneset edhe për barrierat e tjera që po e pengojnë afarizmin normal të tyre.

Në pyetjen drejtuar të anketuarve se a ka ndikim negativ tregu i vogël në jetën e biznesit tuaj, kemi këtë perceptim: 50 afaristë kanë deklaruar se po, ka ndikim tregu i vogël në afarizmin e tyre duke llogaritur popullsinë aktive në Kosovë, ose 45.46% e kanë mendimin se tregu i vogël ka ndikim të theksuar në rritjen e biznesit të tyre.

Si barrierë tjetër serioze llogariten edhe vjedhjet dhe mungesa e rregullit në vend me 27.28%; gjithashtu, edhe qasja e kufizuar në tokë është problem serioz për bizneset kosovare të anketuara. Nga gjithsej 110 biznesmenë që janë anketuar, vetëm 3 prej tyre kanë abstenuar në këtë pyetje.

Pra mbetet ende sfidë e madhe e Qeverisë për të krijuar ambient më të favorshëm për operimin e sigurt të bizneseve, jemi dëshmitar se raporti i fundit i BB-së Kosovën e rendit bukur mirë në klimën e të bërit biznes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)