29 Mars 2024

Buxheti i 2012 zhvillimor

Buxheti i 2012 zhvillimor


Shkruar nga Bekim Haxhiu-Kamishi


Projekt buxheti 2012 është zhvillimor  kreativ i konsoliduar dhe më i fuqishëm se te gjitha buxhete qe deri me tani ka votuar parlamenti i Kosovës.  

Projekt buxheti i vitit 2012 eshte një projekt buxhet i dizajnuar mire ( për çka lëvdatat i shkoin hartuesit) i cili ne viti 2012 parasheh suksesshëm  vazhdimin e investimeve  në  ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, ndërtimi dhe rehabilitimi i objekteve shkollore, spitaleve, qendrave të mjekësisë familjare dhe shumë projekteve tjera me rëndësi vitale për shtetin dhe qytetarët tanë.

Kategoria e pagave dhe mëditjeve po ashtu paraqet një pjesë të rëndësishme të këtij buxheti, duke pasur parasysh qe ne vitin 2011 u realizua  vendimi i Qeverisë për ngritjen e pagave të mësuesve, personelit shëndetësor, shërbyesve civilë,  të gjithë  policëve, pjesëtarëve të FSK-së, doganierëve, inspektorëve tatimorë, zjarrfikësve dhe  ngritjen e mbështetjes për pagat për të gjithë invalidët e Luftës së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve dhe jemi ne shqyrtim edhe ligjit per veteranet
Është ky projekt buxhet i projekteve konkrete, i rritjes se mirëqenies qytetare dhe mundësive reale.
 
Deri sa po analizoja projekt buxhetin e viti 2012 i u ktheva pak transkriptin te  seancës se 25 marsit 2011 kur po shqyrtonim projekt buxhetin për vitin 2011  vërejta  disa shqetësimet te disa skeptikëve te atëhershëm te opozitës qe deklaronin  se me planifikim e buxhetit për vitin 2011 Kosova do te bankrotoj, atëherë parashihnin jo stabilitet  financiar,  dhe paralajmëruan krizë buxhetore deri ne kolaps total. Këto analiza dolën te  ishin vlerësime malco, te pamatura dhe te pasakta.

Atëherë këta ekspert bashkë me disa  gjoja ekspert ekonomik te pavarur  deklaroni ne ate kohe se Kosova nuk ka kapacitet te ndërtoj autostradën , dhe rruge te reja, e  te ndjek  investimet ne infrastrukturë dhe njëkohësisht te rrite edhe pagat,  asnjë supozim i tyre nuk doli i saktë nga këta qe thoni se po e shesin PTK për te shpëtuar nga kriza , Ja qe PTK  nuk u  shit dhe krizë nuk pata... por pat sukses... Bile ekspertet ndërkombëtar Kosovën  sot e shohin  larg krizës se Eurozonës. Kosova  ka borxhin publik  me te voglin ne rajon. 5.4%. dhe rritjen me te madhe ekonomike ne rajon prej 5.3%  sipas vlerësimeve te Bankës Botërore dhe FMN.
 
NE do  te dëshironim  dhe synojmë rritje ekonomike edhe me te madhe, .. por këto janë mundësit tona  duke vlerësuar edhe rezultat qe u arritën deri me tani ne ekonomi ne veçanti ne gjigantin Trepça i cili për here te pare ketë vit doli me bilanc pozitiv pas 30 vitesh. Ndersa  disa veq e kishin shpallur Trepcen dinosaur te vdekur , por ja qe fal menaxhimit te shkqleyr Trepca u rinxhall.

Ata qe tentuan atëherë  te fusin panik e pasiguri tek qytetaret Se do te bankrotojmë  e do te ketë krizë  ... duhet te turpërohen sot  te gjithë defitistet ..dhe te u kërkoni falje qytetareve për shqetësimet dhe zhurmen qe u shkaktuat. 

Buxheti i Kosovës për here te pare e prek shifrën 1.5 miliard. Euro.  Para se Partia Demokratike te vinte ne pushtet iu rikujtoj se ne vitin 2007  buxheti i Kosovës  ishte  717 milion  Euro.
Edhe nëse tenton ta mohoi ndokush ketë rritje  me shumë se te dyfishtë te buxhetit te Kosovës shifrat flasin vete, dhe përveç këtyre shifrave flasin projektet e realizuar  te cilat qytetari i shef për çdo dite.
  Vërtet duhet mbështetur Qeverinë për punën e bere, dhe  prioritet e caktuar zhvillimore, duke reflektuar  rritje te buxhetit për bujqësi , shëndetësi,  ambient , arsim , kultur ,rini dhe sport.
Ne Sport për here te pare  prioritetet vendosen drejt , investimet ne futboll  si sporti me masovik  rriten dhe tani i kemi te planifikuar per investime kapitale ne kultur rini sport 4 milion Euro bashkfinacim me IPA. Investohet ne terrene sportive ne futboll, e qe ne buxhetet  e kaluara nuk  kishte investime ne ketë fushe apo ishin minore.  (160 000 Euro)  Duke pasur parasysh qe edhe ligji për sport veç ka kaluar ne leximin pare  dhe gradualisht po ngritën  edhe kapacitet infrastrukturore edhe ligjore ne ketë lemi.

Miratimi buxheti është  qeshteja me  madhore dhe me themelore për shtetin dhe si te tillë duhet trajtuar ne mënyre reale dhe serioze,
Andaj  te nderuar koleg nuk do te duhej te përdoret foltorja e parlamenti për te shpërnda te pavërteta,  se gjoja qeveria ka shpërnda parat për investimet kapitale  ne komunat qe udhëheq PDK-ja , gjë qe nuk është aspak e vërtet , bile thëne te drejtën pas një analize te mirëfilltë shihet qarte se komunat te cilat nuk i udhëheq PDK-ja ne investime kapitale  janë te favorizuara,  dhe po ua argumentoi një fakt te tillë duke krahasuar 5 komuna qe udhëheq PDK-ja me 5 komuna qe nuk udhëheq PDK-ja te cilat për ka numri i banoreve janë te përafërsisht te barabarta, dhe krahasojmë:
Skenderajn, Drenasin, Malishevën, Vushtrrinë, Mitrovicën , qe janë   komunat që udhëheqin nga PDK-ja

Me : Besianën, Rahovecin , Suharekën, Pejën dhe  Gjakovën, qe nuk udhëhiqen  nga PDK-ja
Për investime kapitale janë parapare ne :
Skenderaj,                2. 895,902  Euro
Drenas,                     2. 373, 508  Euro
Malishevë,               2. 887, 542  Euro
Vushtrri,                  3. 823, 095  Euro
Mitrovicë                 4. 774, 100  Euro
Gjithesejt --------- 16. 754, 147 Euro

Nderas  per investime kapitale jane parapar ne:
Besianë                  5. 821, 521 Euro
Rahovec,                3. 138, 662 Euro
Suharekë,               5. 088, 118 Euro
Pejë                        5. 161. 670  Euro
Gjakovë                  5. 669, 108 Euro
Gjithesjet --------- 24.879, 079 Euro   apo 8. 124,932 Euro me shume investime kapitale ne komunat qe nuk udhëheq PDK –ja.

Nëse kësaj shifre i shtohen edhe 32.370, 653 Euro te planifikuar për investime kapitale ne Komunën e Prishtinës  atëherë  ne 6 komuna qe nuk udhëheq PDK-ja janë planifikuar për investime kapitale 57. 249. 732 Euro nga 124. 664,343 Euro  te paraparë për te gjitha komunat e Kosovës apo  46 %  te te gjitha investimeve kapitale te planifikuar për komunat.

Kam disa propozime te ia bashkangjes keti projekt buxheti te cilat me pas  do te ia dorëzoi komisioni për buxhet dhe financa,  kërkoj qe te merret parasysh  dhe te përfshihet ne buxhet:

 Nen 1 kerkoj Ne veçanti ndarja e me shume  mjeteve për zhvillmë dhe hulumtime  shkencor , dhe pasurimi e universitet me me shume tituj shkencor , ..literaturë universitare,  
Nen 2  kerkoi te ndahen mjete  për  Mirëmbajtjen e  kompleksit memorial “Adem Jashari” ne Prekaz dhe trajnimi i stafit të këtij memoriali.
Nen 3 . Janë nja dy ullinjtëve  mbi 200 vjeçar  njeri të Kopiliçit e tjetri në Kuçicës,per te çilet nuk duhen shumë mjete qe te restaurohen bashkë me Akademinë pare ushtarake te UCK-es ne Acareve,
Nen 4. Kërkoj gjithashtu qe te ndahen mjete edhe për ngritjen e shtatores se Isa Boletinit ne Mitrovice dhe Kullen e Shaban Manxhollit ne Mikushnic
Besoj qe këto propozime nuk do te prishin tabelat projektuese por do te pasurij ato dhe do te jen ne korniza te planifikimeve për vitin 2012.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)