03 Tetor 2022

Brezi i ndryshimeve të mëdha historike

Shkruar nga Shefqet Dibrani

Në kompleksin hotelier "AMAZONA", në Fshatin Milloshevë, Komuna e Kastriotit, nxënësit e shkollës së mesme, (atëherë Qendra Shkollore Teknike "Nikolla Teslla", drejtimi Kimiko-Teknologjik në Obiliq, vitet 1975-1979), pas 43 vjetësh, për të parën herë u takuan.  

Kjo ngjarje ishte përplot emocione mallëngjyese. Takimi fizik, po sidomos rinjohja e shoqeve dhe shokëve, vërtetë ngjalli emocione të pa përshkrueshme, pasi disa prej tyre nuk ishin parë asnjëherë qysh nga bankat e shkollës së mesme.

Takimin solemn e hapi Zymer Gjonbalaj, profesor i kimisë, njëri nga nismëtarët dhe promotori kryesor i takimit. Ai në mëngjesin e hershëm të të nj¨jetes ditë kishte ardhur nga Amerika, për të asistuar në këtë takim.

Fjalimi i tij ishte tejet i shkurtër, mjaftë emocional, pasi kishte qenë katalizator i tërë procesit, ai që diti të komunikojë dhe t’i afrojë shoqët dhe shokët, dhe si ëndrrimtarë i pa epur, pasi përgëzoi të pranishmit që kishin gjetur kohë për të ardhur, i falënderoi ata për kohën dhe mundin që kishin bërë, e pastaj shprehu dhembje për shoqet dhe shokët që nuk ishin gjallë dhe shprehu keqardheje për ta që nuk kishin mundur me ardhë.

Më pas Zymeri fjalën ia kaloi Kryetarit të Klasës, z. Avni Musliu, tashmë ekonomist i diplomouar dhe pronar i biznesit, i cili po ashtu me fjalë të ëmbla iu shprehu mirë se ardhje shoqeve dhe shokëve të gjeneratës.

Avniu kishte rezervar vendin dhe kishte marrë për sipër shpenzimet e drekës, prandaj të pranishmit thanë, jo më kot Avniun qysh atëherë e kemi pasur kryetar të klasës dhe prijetar të shumë aktiviteteve.

Siç e theksuam në fillim, takimi i gjeneratës ishte emocionues, kujtimet e tyre kryesisht u kthyen në vitet 1975-1979, atëherë kur ishin nxënës në shkollën e mesme.

Të gjithë të gëzuar dhe mjaftë të ngazëllyer, rrëfenin kujtime për jetën e tyre dhe për vitet e rinisë së hershme, aty ku kishin marrë njohurit e para profesionale, aty ku ishin përgatitur për studime në universitetin e Prishtinës.

E kjart, atëherë ishin të rinjë, tashmë takoheshin në moshë të thyer, dhe të gjithë i kishin kaluar të gjashtëdhjetat, dikush gjyshër e ndonjëri prej tyre edhe pensionist i parakohëshëm.

Klasën e tyre, kryesisht e përbënin nxënës të fshatrave përreth Obiliqit, qendër kjo që atëherë ishte pjesë administrative e Komunës së Prishtinës, por në klasën në fjalë, kishte nxënës edhe nga komunat tjera si: Istogu, Klina, Drenasi, Suhareka, Vushtrrija, Podujeva dhe tre të tjerë ishin nga Vuthajt e Malësisë. Tashmë, pjesa më e madhe janë shpërndarë gjithandej botës si në: Gjermani, Zvicër, Francë, Angli, Suedi, Finlandë dhe në Amerikë.

Shoqet dhe shokët e klasës, me mjaftë sakrifica kishin arritur të vinin nga larg, për t’u takuar në mes vete, dhe për t’u takuar edhe me pjesën tjetër në Kosovë, për t’u çmallur njëri me tjetrin.

Duhet të theksohet se kjo gjeneratë ishte pjesë e të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova, që nga viti 1981, në vitet e ‘90-ta, në kohën e Luftës së UÇK-së, e gjerë në të tashmën e gëzueshme të Kosovës, prandaj në njëfarë mënyre ky brez e ka kryer misionin e vet, duke llogaritur se ato dhe ata ishte pjesë e ndryshimeve të mëdha historike.

Dhe kjo dihet se ky brez ka përjetuar gazin lotësjellës, dhunën e shfrenuar të politikës serbe, helmimet, diskriminimin e pashembullt, përjashtimet nga puna, izolimet, bisedat informative, e disa nga ta kanë mbajtur burgje të gjata politike, e të tjerë ishin avangardë e ndryshimeve të mëdha politike gjatë viteve të ’90-ta.

 Më vonë, të tjerët si Isak Qolli e Sami Leci e ndonjë tjetër, ishin edhe udhëheqës e pjesëmarrës në Luftën e drejtpërdrejt të UÇK-së, madje kjo klasë ka Ing. Isa Sh. Istogun, të flijuar për kauzën kombëtare dhe për Lirinë e Kosovës.

E pjesa dërmuese që ishte në emigracion, pa dyshim janë faktor sensibilizues për internacionalizimin e çështjes së Kosovës, dhe pa dyshim edhe donatorët kryesor për mbajtjen e shpirtit e të shpresës, se në këtë vend do të vjen liria, për të cilën kanë gjakuar breza të tërë shqiptarësh.

Ia vlenë t’i veçojmë se nga shoqet dhe shokët e klasës që morën pjesë janë: Sanije dhe Agim Dakaj, motër dhe vëlla, atëherë e tash shembull emancipimi, ata kishin ardhur nga Gjermania, pastaj Agim Muhaxheri dhe Avni Musliu bashkë me Destan Hashanin dhe Ejup Kurshumliun, të gjithë janë në Kosovë, të punësuar dhe me emër familjar.

Ata ishin motivi i takimit, shëmbëlltyrea më pozitive e ngjarjes. Fatmir Sogojeva, nga Suedia, qysh në natjen e datës 13 gusht, përmes aeroportit të Shkupit kishtë mbërritur në Kosovë. Ai të hënën do të kthehet në Suedi, sepse Fatmiri bashkë me familjen e tij, vetëm para pak ditësh i kishin kaluar pushimet pikërisht në Kosovë.

Dhe kjo ishte sakrificë për të dhe të tjerët, si është Gani Grasniqi, i cili kishte lënë anash planifikimet e tij, vetëm e vetëm për të qenë kësaj vere në Kosovë. Ganiu, prtej vitesh jeton dhe gjallërinë në Paris të Francës.

Këtë sakrificë e shohim edhe në personalitetin e Halil Gashi, nga Sferka e Klinës, por që nga viti 1983, jeton në Zvicër.

 Për arsye krejt objektive veçojmë gjestin e Hamdi Morinës, i cili nga Gjermania, si asnjë tjetër kishte bërë sakrificë për të ardhur në Kosovë, dhe ky  veprim i tij u vlerësua nga të pranishmit.

Shoqja e klasës Hylkije Kicaj, e cila pas mbarimit të shkollës, fillimisht ka punuar në Kombinatin Ballkani në Suharekë, ajo jeton me familjen e saj  në Prizren, si atëherë ishte gazmore dhe tejet e lumtur që takonte një pjesë të konsiderueshme të shokëve dhe shoqeve nga Shkolla e Mesme, kurse shoqja tjetër e kasës Hyrije Grajçevci, juriste, ajo prej shumë vitesh jeton në Gjermani.

Duhet veçuar Hyrij, sidomos gjesti i saj, ajo të shtunën më 13 gusht, kishte dasmënn e vajzës, por siç tha ajo, nga malli dhe respekti që kishte për shoqet dhe shokët e klasës, kishte gjetur kohë për të asistuar në këtë takim, prandaj shoqet dhe shokët e falënderuan Hyrijen, dhe i uruan që vajza e saj të ketë fat dhe të trashëgohet.

Isak Qolli, është nga Bardhi i Madh, ai ka qenë luftëtar dhe komandant në UÇK. Pa të ky takim do të ishte i mangët, sepse si atëherë edhe tash atë e trajtonin si babaxhani i Grupit dhe i Klasës. Vlenë të theksohet se Isaku, gjithmonë me dashuri, me ngazëllim dhe me humorin e tij të këndshëm është më i veçantë ndër të veçantët e kësaj klase. I veçuam disa nga karakteristikat e tij, të ruajtura qysh nga ajo kohë.

Ramadan Hasani, nga Mihaliqi i Vushtrrisë, pa asnjë dyshim, ka qenë ndër ma aktivët në Grupin e Klasës në rrjetin social Viber, pa të komunikimi ynë do të ishte më i mangët. Dani edhe në takim ishte po ai Dani i Mihaliqir që e njihnim kur ishim në shkollën e mesme, i dashur, i urtë dhe etik!

Sami Leci, është nga Barileva e Prishtinës, ai është prijetar i proceseve politike nga kjo klasë, sepse qysh në Vitin 1981, ka mbajtur burg të rëndë politik, u vlerësua dhe nga shoqet dhe shokët e klasës pat tretman tejet respektues.

Shoqja e klasës Selvije Ibrahimi, nga Plemetini, e martuar në Llap, por prej shumë vitesh jeton në Gjermani, ajo për të gjithë shoqet dhe shokët e klasës kishte sjellë nga një laps si dhuratë modeste dhe simbolike, gjë që i emocionoi të gjithë të pranishmit.

Po aq e gëzuar dhe fisnike ishte Shpresë Gjonbalaj, nënë e 6 fëmijëve, të gjithë me arsim të lartë dhe tre sish edhe profesor universitar.

Shpresa, bashkë me familjen e saj gjithmonë ka gjallëruar në Prishtinë, dhe si asnjë tjeter dukej tepër e lumturuar që pas kaq e kaq vitesh takonte disa nga shoqet dhe shokët e klasës, madje edhe kusheririn e saj Zymer Gjonbalajn, i cili siç thamë më lart kishte ardhur nga Amerika.

Po ashtu edhe Sabit Ademi kishte ardhur nga Gjermani, siç tha për këtë takim të shenjtë dhe të mrekullueshë. Ndër ata që jetojnë në Kosovë po veçojmë Xhemdush Mjekun dhe Zymer Bekteshin, të cilët sa njëri po aq edhe tjetri i krijuan atmosferë të këndshme kësaj ndeje të bukur, këtij takimi të pa harruar.

Siç e kemi theksuar edhe në fillim, prof. Zymer Gjonbalaj, ishte nismëtari i këtij takimi. Ai dukej tejet i lumtur, i kompletuar dhe i hareshëm, dhe bashkë me të edhe autori i këtij shkrimi, Shefqet Dibrani, i cili qysh moti jeton dhe vepron në Zvicër. Të dy kishin bërë rrugtimin e tyre, vetëm e vetëm për të qenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës.

Të pranishmit kujtuan shoqet dhe shokët që nuk kishin arritur për të ardhë, disa prej të cilëve me letra e mesazhe kanë përshëndetur duke shprehur keqardhje për mos prezencën e tyre.

Ata kanë uruar shoqet dhe shokët e klasës. Prandaj po i veçojmë përshendetjet e ngrohta nga: Hysni Krasniqi, i cili jeton në Finlandë, Kadri Fazliu nga Britania e Madhe, ky përmes kamerave përshëndeti shoqet dhe shokët e tyre në Kosovë. Po ashtu me mesazhe urimi është shprehur edhe Fazli Qosja nga Amerika.

Edhe të tjerët nga Gjermania: Minire Maxhuni, Ramadan Ujkani, Shefqet Emini, Ymer Brestovci, edhe pse nuk kishin arritur me ardh, në një mënyrë a në një tjetër i kanë përshëndetur shoqet dhe shokët e tyre në Kosovë.

 E këtij karvani që mungonin ishte Sanije Mujolli, e cila jeton në Amerikë, kurse nga Kosova mungonin: Ing. Agim Grajçevci, Hajrije Vitija dhe Xhevahire Ujkani, të cilët për arset e tyre nuk kishin mundur për të ardhë në këtë takim mjaftë mbresëlënës.

Vlenë të theksohet se me nota mallëngjimi dhe me pietet të rrallë u përkujtuan: Sabrije Gjoshaj, (22.07.1960 - 16.03.1999), e cila ka vdekur mjaftë herët dhe ing. Isa Istogu, (15.02.1961 - 24.05.1999), vrarë në luftën e Kosovës. Po ashtu u përkujtua edhe profesori i Kimisë Fizike dhe i ushtrimve të Elektro-Kimisë, Ramadan Hajrullahu i cili nuk është më, duke mos i harruar as profesorët tjerë që kishin dhënë mësim në Qendrën Shkollore.

Por, rrëfimet për profesorët e gjallë, shpaloseshin si kujtime të bukura, andaj nuk munguan fjalë miradie e lavdata për mësidhënësit e tyre, kontributin e të cilëve e vlerësuan shumë.

Për ta bërë takimin e kësaj gjenerate sa ma madhështor dhe më të kompletuar, organizatorët kishin ftuar edhe Kujdestarin e Klasës, profesorin e Fizikës, Shaip Fazliun, i cili padyshim te të pranishmit ngjalli emocione të jashtëzakonshme.

Ai falënderoi nxënësit e tij që nuk e kishin harruar dhe veçmas u ndje i lumturuar që ishte përseri në mesin e tyre. Vlenë të theksohet se përveç urimeve mjaftë të përzemërta, prof. Shaip Fazliu, qysh atëherë ka qenë përkthyes i tekstit shkollor “FIZIKË, për klasën e I të shkollave profesionale”, botim i vitit 1974.

Pastaj profesor Shaip Fazliu, është edhe autor i monografive të ndryshme dhe bashkautor i monografisë , monografi që e ka botuar ProKult, Prishtinë 2017.

Ky emërtim i ri është për shkollën ku ky brez atëherë i ka vijuar mësimet, ndërsa në faqen 117, të kësaj Monografie, ishte vendosur edhe fotografia e kësaj gjenerate bashkë me kujdestarin e klasës, prof. Shaip Fazliun, i cili disa të pranishmëve ua dhuroi nga një libër, ndërsa për të gjithë nxënësit e tij që ishin prezent, ai kishte sjellë nga një fotografi të zmadhuar me shënimet përkatëse të nxënësve, emrin e shkollës dhe emrin e kujdestarit të klasës.

Natyrisht se kanë kaluar më shume se katër dekada, që nga viti 1979, dhe kur të kthehemi në retrospektivë, kujtimet na kthejnë atje në atë kohë kur një pjesë ia kishte mësyrë dyerve të Universitetit të Prishtinës, për studime të mëtutjeshme, e të tjerë kanë zënë vende pune, dhe pa dyshim pjesa më e madhe e tyre është rropatur me sfidat e jetës e shumë sish ia kanë mësyrë mërgimit.

Krejt e qartë secili prej tyre kishte bërë rrugën e vet ashtu si ka mundur, ashtu si ka ditur. Në mes të këtij brezi ka hyrë një kohë e gjatë e cila është mbushur vetëm me kujtimet për njëri - tjetrin, e kjo gjeneratë atëherë nuk kishte internet e celular për t’i ruajtur lidhjet, prandaj edhe kjo gjeneratë e ka përjetuar fatin e brezave para tyre.

Në këta dyzet e sa vjet, një pjesë e madhe e këtij brezi ka emigruar në vendet e Evropës Perëndimore ndërsa dikush tjetër kishte shkuar që moti edhe përtej Oqeanit Atlantik, atje në Amerikën e largët.

Në këto dyzet e ca vjet që kanë hyrë ndërmjet, shonojnë kohën kur pothuajse të gjithë janë martuar, kush më herët e kush më vonë, dhe me ndonjë përjashtim, kanë krijuar familje duke u bërë jo vetëm prindër por edhe gjyshe apo gjyshër, madje të shumfshit, të tjerë presin, presin për t’u bërë, por vitet kanë shkuar dhe dalngadalë si të tjerët edhe kjo gjeneratë iu ka afruar pensionimit të rregullt, andaj luteshin për shëndetin dhe të ardhmen e njëri tjetrit.

Pa asnjë dyshim, jetën e këtij brezi e kanë përcjellur gëzime dhe suksese, por jo pak janë përballur me sfidat e jetës, me pikëllime nga humbja e anëtarëve të familjes, të bashkëshortëve të tyre të jetesës.

Por u tha se ne jemi gjeneratë që kemi kaluar nëpër të gjitha zhvillimet politike e shoqërore që kaloi vendi ynë, pra detyrimisht ky brez është pjesë e luftës dhe e pasojave të saj, e shkatërrimeve të pasurive dhe mirëqenies sociale, edhe me vrasje të anëtarëve të familjes.

Prandaj ishin të vetëdijëshëm se në zemrat tyre kishte plagë, kishin mall dhe dhembje, megjithatë ata gjetën forcë për të kaluar momente emocionuese dhe ndjeheshin me fat se jenë gjallë dhe se kishin pritur Lirinë e Kosovës, zhvillimin dhe ndryshimin e saj.

Ia vlenë për tu theksuar se bisedat kryesisht janë fokusuar rreth familjeve dhe jetës së tyre, ku shpreheshin emocione, kurse bisedat zgjatnin në pafund, për të mësuar për njëri tjetrin, ku e si kishin jetuar gjatë këtyre viteve pa u parë, prandaj të pranishmit bekonin prof. Zymer Gjonbalajn, Agim Dakën dhe Avni Musliun, të cilët bashkë me disa të tjerë, të shtunën e kaluar e mundësuan atë takim të bukur, me shumë dashuri, ku shprehej mallëngjyim dhe rrëfime emocionuese.

Jeta e këtij brezi ishte përplot me ëndrra, përplot me sfida të cilat i impononin rrethanat shoqërore e politike të kohës, madje si askush tjetër, ky brezi është ballafaquar me mungesën e lirisë, në të gjitha trajtat e saj.

“Ishim idealistë dhe kemi punuar vazhdimisht për të tashmën më të mirë, më të gëzuar”, thanë ato e ata, duke mos harruar entuziasmin e atyre viteve, progresin shoqëror dhe emancipimin e femrës, klasë kjo e cila përbëhej nga 1/3 me vajza, gjë që për atë kohë ishte sukses, ishte arritje, sepse atëherë kishte nisur një lloj renosance kulturore e cila ka vijuar me vite të tëra.

Pavarësisht rrethanave shoqërore e politike, u tha se ishte kënqësi të ishe shkollar i asaj kohe, gjithësesi edhe student, ndonëse kjo gjeneratë, sidomos ata që u regjistruan në universitet, Viti 1981 dhe Pranvera e Madhe Kosovare, i gjeti aty, kurse ngjarjet pasqyruan dhëmbin e diktaturës komuniste dhe të vetqeverisjes sociliste në Jugosllavi, kohëra të cilat kalitën vetëdijen e tyre nacionale për të punuar, për të vepruar dhe për të ngadhnjyer.

Në emër të kësaj gjenerate, prof. Zymer Gjonbalaj, kishte përgatitur edhe dy mirënjohje të cilat iu ndanë: Kujdestarit të klasës, prof. Shaip Fazliut, me motivacionin për kontributin e tij në procesin edukativo-arsimor dhe me tjetrën u nderua shoku i klasës Sami Leci, me motivacionin patriotik që kishte dhënë nga viti 1981-1987, kur kishte mbajtur burg e gjatë e të rëndë politik.
 
Takimi që u mbajt në kopshtin e bukur të Restorantit “AMAZONA”, kaloi në atmosferë të mirë e ngazëllyese ku dominonin ndjenja të përziera me gëzim, emocione dhe mallëngjim.

Kujtimet që u rrëfyen për kohën sa ishin nxënës në shkollën e mesme në Obiliq, pastaj për ngjarjet jashtë shkolle dhe për të gjitha peripecitë tjera jetësore, në këto katër dekada, ku kanë ndodhur zhvillime të mëdha shoqërore e politike, bënë që takimi të jetë një ëndërr e realizuar nga të gjithë të pranishmit, që do të kujtohet gjatë tërë jetës së tyre.

Vlenë të përmendet se shpenzimet për drekën fillimisht i kishte marrë, z. Avni Musliu, por siç mësuam, më pas kishin participuar edhe katër-pesë shokë të tjerë, për tu solidarizuar dhe për të dëshmuar afrinë që kishin pasur dhe kanë në mes vete.

Ndërsa me fotografimet e shumta, me shkëmbimet e adresave dhe kujtimeve të ndryshme u mbyll ky takim i mirë, i këndshëm, emocionues dhe tejet mallëngjyes, me shpresë për tu takuar edhe herave të tjera...

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)