06 Mars 2021

Bota po ndryshon edhe gjeopolitika e ne jo!

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Dëshirat, interesat, egot, prepotenca na e përbëjnë ritmin e jetës politike në Kosovë, qoftë në rrafshin individual apo edhe të strukturuar nëpër subjekte partiake.

Mendoj të jetë koha e fundit për t'u ndalur dhe pushuar pak ata të cilët janë të mbuluar me dëshirat e tilla pasi, nëse nuk reflektojnë do të shpenzohen shpejt e mbase pas një kohe të hudhen si leckë.

Të tillët duhet të aftësohen për të pirë ujë nga burimet e paqes, të ndershmërisë, ligjshmërisë për të arritur qetësinë e duhur politike.  

Vizioni i sakt dhe potenciali i dijes nga diaspora i dhënë kuptim ndryshimit.

Ndërsa ne nuk po ndryshojmë, ne ende po jetojmë me ëndrrën e një lufte të fituar apo heroizmin e një filozofie të pacifizmit të viteve 90-ta.

Na është ndal ora atyre viteve, ndërkohë harruam se politika është luftë e vazhdueshme por pa armë, për pozicione të shteteve në gjeopolitikën e re në kohë e rrethana të reja.

Politikës së vendit tim i mungojnë planifikuesit strategjik.Ka me bollëk planifikues të tjerë të cilët po jetojnë me fodullëk në orën e ndalur.

Politika ka lëkund shtratin e kulturës së shpresës

Dëshirat, interesat, egot, prepotenca na e përbëjnë ritmin e jetës politike në Kosovë, qoftë në rrafshin individual apo edhe të strukturuar nëpër subjekte partiake.

Mendoj të jetë koha e fundit për tu ndalur dhe pushuar pak ata të cilët janë të mbuluar me dëshirat e tilla pasi, nëse nuk reflektojnë do të shpenzohen shpejt e mbase pas një kohe të hudhen si leckë.

Të tillët duhet të aftësohen për të pirë ujë nga burimet e paqes, të ndershmërisë, ligjshmërisë për të arritur qetësinë e duhur politike.

Ndryshe do kemi politikē e cila nuk do të kërkojë më pak korrupcion por më shumë mundësi për të marrë pjesë në të....!

Dardha ka bisht

A e dini se sa shkrime e sa storie e dokumentare ku prekej e etiketohej UÇK - ja, u bënë në këto dy dekada në mediat e shkruara dhe elektronike?

A e dini se sa herë në Kuvendin e Kosovës u përdor etiketa për kundërshtarin politik si vrasës, kryekriminel e kriminel?

Vetëm në katër vite në gazetën Bota Sot, Koha Ditore dhe Express, u botuan afër 2500 shkrime, e mos të flasim për storie televizive apo dokumentare.

Diskursi i tillë u bart tek rinia pasi u fol e u shkrua me mijëra here. Diskursi i tillë për të pasur sukses kombinohej me "kapje të shtetit" a korrupsion.

Krimet e luftës të supozuara dhe korrupsioni nuk kanë gjë të përbashkët.

Libri i Karla Del Pontes e më vonë raporti i Dick Martit i punuar nga prokurorët serb dhe mbledhur nga gjithë publikimet e bëra tek ne e detyruan Kuvendin e Bashkimit Evropian të miratojë Rezolutën 1782, nga ku u krijuan disa detyrime për Kosovën.

Presioni ndërkombëtar nga Uashingtoni si dhe Brukseli, bëhej e qartë se Kosova nuk ka zgjedhje tjetër përveç se të miratojë Gjykatën Speciale në Kuvendin e saj. U zgjodh e keqja ma e vogël.

Mbase në fillim akuzat ishin për ekzistencën absurde të shtëpisë së verdhë dhe trafikim organesh dhe këtu dhe ishte mashtrimi .....!

Akterët politik të cilët mbetën, mos të krekosen e as kokorasin si pula a gjela në maje të plehut.

Sot, po e shijojnë dardhën dhe nesër kanë për ta shijuar bishtin.

O Hasan Prishtina,

Historia po na përsëritet. Nuk lamë heronjë, as trima e as veprimtar të devotshëm për me i shërbye vendit.

Lamë pelivanë, do thoshte Agolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Mars 2021 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit te Kodra e Kuqe në Grabanicë. (Grabanicë, ora 9:00)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:15)

 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:50)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hap ekspozitë me fotografi. (Prekaz, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kolektivi i Marshojmë s'festojmë do të mbajë konferencë për media ku do të prononcohen rreth organizimit dhe manifestimit të 8 marsit 2021. (Amfiteatri në sheshin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet turnir në volejboll në Skenderaj. (Skenderaj, ora 11:00)

-  Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapitarit të Komandant Kumanovës - Ismet Jashari. (Në qënder të qytetit të prizrenit, ora 11:30)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ora 12:00

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapidarit të Komandant Drinit - Ekrem Rexhes. (Përball Shtëpisë së Bardhë, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Ekspozitën me 59 fotografi, e cila do të mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore në 23 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. *Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon Performancen “A je çikë, a djalë?!”,  për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Teatri Oda në Prishtinë, ora 19:00)