12 Nëntor 2019

Bordet politike të Universiteteve

Shkruar Prof.Dr. Naim Syla

Universitetet si institucione më të larta të arsimit jo vetëm tash por edhe më parë ishin cak i interesave politike.

Mbaj mend zhvillimet prej viti 1983, atëherë kur fillova studimet në FSHMN, dega e Fizikës.

Pavarësisht rrethanave politike, struktura udhëheqëse e Universitetit ishte pothuajse sikur kjo e sodit. Ishte rektori me prorektorët, kuvendi dhe pleqësia, ndërsa tash janë rektori me prorektorët, senati dhe bordi.

Detyrat e pleqësisë ishin të diskutonte dhe merrte vendime të rëndësishme për universitetin, ose siç thotë populli të pleqëronte punët e Universitetin.

Anëtar të pleqësisë ishin stafi akademikë me përvojë dhe vlera shkencore e mësimore.

Ata ishin ndër më të respektuarit. Mund të ketë pasur raste kur ndonjë herë të kishte edhe emra jo domethënës për jetën akademike, mirëpo në  parim tentohej të gjenden më të mirët.

Me kalimin e kohës kjo ide filloi të degradohej, e sidomos në vitet e fundit. Viteve të fundit termi pleqësi u zëvendësua me termin bord.

Detyrat dhe obligimet e bordit janë po  thuaj se të njëjta me ato të pleqësisë. Të menaxhoj me universitetin. 

Por, a janë të tilla? Nëse analizojmë bordet në të gjitha Universitet publike të Kosovës, na jep për të kuptuar se, pothuaj se, në të gjitha rastet pjesa e deleguar nga MASHT është kryekëput politike.

Pra, kriteri i vetëm “akademik” është të jesh i anëtar i një partie politike ose i dëgjuar i ndonjë klani. Nëse shesh CV e disa prej anëtarëve të bordeve e kupton këtë.

Pasi viteve të fundit, MASHT udhëhiqej nga një parti politike e cila ishte e varfër me anëtar, e sidomos me ata nga jeta akademike, si pasoj e saj u bënë gabime të pafalshme në këtë drejtim.

Për shembull, në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan, muajin e fundit u ndërrua një bord me një bord tjetër.

Nëse analizon peshën e tyre akademike, të bordit paraprak dhe këtij të fundit,  është për keqardhje.

Ministri, ose dikush tjetër ka mundur të merr vendime të tilla të pamatura, mirëpo pasojat do të jenë të mëdha.

Jam i bindur se edhe në Universitet tjera është vepruar po thuaj se njësoj. Nuk besoj se ka ndonjë rast në regjion, e mos të flasim për Evropë ku anëtar bordi të Universitetit janë njerëz me pak dije akademike sikurse tek ne. Ku na qon kjo?

Koha do ta tregon. Por, a mjaftohemi vetëm me kaq, unë mendoj se jo. Intelektualët duhet të reagojnë vazhdimisht, sepse zhvillimi i Universiteteve është interes i përgjithshëm i yni.

Duhet t’a aktualizojmë në vazhdimësi këtë, bilës në atë shkallë sa që ministri i ardhshëm punën e parë që duhet ta bëjë në ditën e parë të detyrës së tij të shkarkoj këto borde. 

Për të tjerët nuk e di, mirëpo për Gjilanin e di, se qyteti i Sadullah Brestovcit e Xhavit Ahmetit ka kapacitet të tjera akademike.

Detyrë tjetër që duhet të bëjë ministri në ardhje është të harmonizoj statutet e Universiteteve në Kosovë.

A ka logjikë që në Universitetin e Prishtinës të mos ketë mundësi të merr thirrje akademike, ndërsa në një X Universitet tjetër po?

Si rezultat i kësaj qasje asimetrike Universiteti i Prishtinës pat marrë masa mbrojtëse duke mos njohur thirrjet akademike në Universitet tjetra.

Thirrjet e njëjta, pagesat e njëjta, kriteret jo të njëjta. Nëse shteti nuk ndërhyn kjo gjendje do të bllokoj dhe deformoj kriteret akademike të shtetit të Kosovës.

Pasoj e kësaj gjendje është jo mobiliteti akademikë në mes Universiteteve të Kosovës.

Të gjitha këto vështirësi dhe plotë derivate të tyre duhet të tejkalohen me një ligj të ri të arsimit të lartë.

Të shohim dhe presim si do të veprojnë qeveria e re. Uroj që të marri hapa radikal në përmirësim të gjendjes. Mirë u pafshim me qeverinë e re
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)