20 Prill 2024

Bisedimet me Serbinë përcaktojnë koalicionet dhe qeverinë e re

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Fushatë egërshane, me fatura pa mbulesë: Fushata për zgjedhjet e parakohshme është në përfundim e sipër, ende pa filluar zyrtarisht! Zyrtarisht,  kjo fushatë duhet të fillojë me 25 shtator dhe të përfundojë me 5 tetor mirëpo subjektet politike garuese dhe koalicionet thuaja e kanë kryer punën e madhe dhe tani ka mbetur vetëm t’i nënshkruajnë faturat e premtimeve, gjatë fushatës së ligjshme.

Tash i kemi listat me kandidatë që janë certifikuar nga KQZ-ë dhe vetëm pritet të realizohen rezultatet e votimeve që i kanë bërë ambasadorët e fuqishëm në Kosovë, zyrtarë të BE-së, Donald Tramp, Pompeo, Metju Pallmer dhe të tjerët në mënyrë që t’i kemi të qartë koalicionet pas zgjedhjeve si dhe përbërjen e re të qeverisë së Kosovëës e cila, për bazë do t’i ketë votat e personaliteteve të përmendura më lartë e jo se çfarë do të ofrojnë dhe prodhojnë kutitë e votimit. Subjektet dhe koalicionet garuese kanë hyrë realisht në luftë dhe dallon vetëm lloji i armatimit verbal që e përdorin në këtë luftë. 

Fjalorin më “ kërcënues “ po e përdorin subjektet që as të kaluarën, as të tashmën e as përmabjtjen nuk e kanë të dhunshme, partia e doktorëve dhe akademikëve që kanë tituj si kalavesh rrushi por se kanë probleme elementare me përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe duke përjashtuar nga ky alfabet disa shkronja që janë tepricë teknologjike për faktin se nxjerrin shumë probleme sikur që janë shkronjat ; ë, gj, xh, ç dhe q, si më të ngatërruara dhe disa më lehtë për t’i kuptuar dhe vendosur në fjali, të thjeshta, si më të lehta dhe më praktike.

Besoj se LDK –ë është dashur të angazhojë Zafirin për një kurs intensiv të rregullave të drejtshkrimit. Tash, pak për listat dhe premtimet:

LDK : po e vendos në vend të parë sepse edhe mund të fitojë zgjedhjet apo të jetë e dyta, pas PDK-së. Listat e LDK-së janë lista tradicionale dhe në kuptimin e korrupsionit (të zbuluar) janë 100% të pakriminalizuara .

Kjo listë është tarator midis elefantëve të vjetër që, moti janë gati për të shkuar te varrezat politike dhe vendimarrëse dhe, të skifterëve të rinjë, pa kthetra dhe pa sqep goditës dhe shpues.

Në betejën me dema në Spanjë bëhet një hile kur demave të rrezikshëm, për të mos e rrezikuar toreadorin, i topiten brirët me një limë por se brirët mbesin si kërcënim, më shumë vizuel se sa funksional.

Edhe skifterët e LDK-së, që kanë aderuar këto katër vitet e fundit me ambicie të mëdha që, përmes reformimit demokratik të LDK-së, ta marrin pushtetin duke i nxjerrë nga loja   “ old timerat “ apo pleqtë e këtij subjekti politik që ka luajtur rol në historinë e re të Kosovës .

Skifterëve të LDK-së, edhe sot u kanë mbetur vetëm fjalët sepse “ old timerat “ apo pleqtë e kësaj partie janë ata që marrin vendime.

Shembull për këtë i keni zgjedhjet për kryetarë të komunave ku pleqtë e LDK-së i rrahën keq skifterët pa sqep goditës dhe me kthetra të topitur, si brirët e demave të Spanjës. Madje, le të ndjehen të lumtur që i futën në lista për deputetë!

Tash, pleqtë e LDK-së që kanë bartur barrën që nga themelimi (viti 1989) e deri më sot, si kompromis e futën në lojë Vjosa Osmanin që dikur e shqelmonin sa herë që e kishin afër kurse sot derdhin lotë gëzimi sikur dikur kur paraardhësitë e kësaj partie qanin nga gëzimi kur e takonin shokun Tito apo shokun Slloba.

Nëse LDK e ka një listë të pakriminalizuar që edhe e ka, fjalori në fushatë është i dhunshëm, përjashtues dhe kërcënues, në mungesë të një oferte serioze politike, ekonomike, reformatore dhe zhvillimore.

Deri më tani vetëm kemi dëgjuar se si PDK-në do ta dërgojnë në opozitë, se si do ta pensionojnë në bisedime Hashim Thaçin – Shimën, dhe si do ta dërgojnë jashtë postit Aleksandër Lumezin – Lekën.

Pse e thotë këtë Albini i cili ka një profil tjetër të shkollimit dhe edhe i falet, nuk i falet kurrsesi kandidates për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmani e cila ka përfaqësuar para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës LDK-në dhe ish – presidentin Sejdiu, anëtar i kësaj partie.

 Fati nuk i ka ecur dhe i ka humbur të gjitha rastet por, mendoj se nga këto pësime është dashur të nxjerrë mësime ; as nuk mund ta dërgojë në pension politik Hashim Thaçin – Shimën edhe nëse i siguron 120 vota në Kuvendin e Kosovës e as ta shkarkojë Lekë Lumezin.

Sa i përket betimit dhe porosive që i dërgon nga “ vatrat e luftës “ se kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, të mos ngutet, le të presë rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverinë e formuar, jo për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar por për të bërë bisedime me Serbinë duke e hequr taksën 100% e që, pa asnjë dyshim do ta bëjë!.

 LDK, pjesën më të madhe të pasluftës e ka kaluar në shtratin e PDK-së duke kaluar, herë çaste të mira, herë jo të mira, sikur në çdo shkërdhyerje që ndodhë.

Ama raporti edhe korruptiv midis LDK-së dhe PDK-së ka qenë konsensual, të dyja palët kanë përfituar. Nuk mjafton t’i flakni brekët e palara e ta fitoni pastërtinë pasi jeni shkërdhyer një kohë aq të gjatë.

Shumë herë, krerët dhe kokat e LDK-së kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në por, kurrë nuk i kanë rezistuar tundimit nga PDK –ë.

Në shenjën më të vogël, vullnetarisht kanë shkuar drejt shtratit. Jo pse ua kënda shkërdhyerja por për shkak se janë parti shtetndërtuese dhe institucionaliste prandaj, intetresi i shtetit dhe i popullit është mbi interesin partiak.

A do të jetë kështu pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 ? Deri më tani LDK e ka fushatën e paartikuluar dhe votat po i kërkojnë nga Gjykata Speciale, Varri i Ibrahim Rugovës, vrasjet e pasqaruara të pasluftës, urrejtja ndaj PDK-së dhe UÇK-së sikur edhe përkrahjes që po i japin Vjosa Osmanit, jo si kapacitet politik por si femër dhe kjo përkrahje po vjenë nga partia simotër evropiane, nga Universiteti ku ka studiuar në Amerikë dhe nga disa personalitetet që ju përkrahin ekskluzivisht në baza gjinore. Kjo përkrahje nuk i mjafton Vjosa Osmanit madje, në disa raste besoj se e dëmton shumë!

PDK: Derisa të gjithë po e refuzojnë ditën, PDK po e bënë gati shtratin për natën kur edhe luhen lojërat e mëdha dhe ato kryesore ; politike dhe seksuale e që, në rrethanat tona nuk ka fare dallim. PDK nuk kërkon partner të përkryer dhe të virgjër ; i duhet partner sa për t’i përmbushur boshllëkun e shtratit – pushtetit .

 Po hyre në atë shtrat edhe nëse je i pajisur me rripin e virgjërisë që ua vendosnin dikur kalorësit dhe fisnikët grave të tyre kur shkonin në ekspedita të gjata luftarake, përsëri do ta leni ” virgjërinë  “ politike dhe “ parimore “ në shtratin e hamshorit, me një traditë 20 vjeçare të shkërdhyerjes politike – PDK-së!

Është interesant sa shumë e shajnë ditën kurse natën, nën hije të hënës shtyhen para krevatit të PDK-së se kush do të jetë i pari! Edhe tash, askush nuk e do, por të gjithë e dëshirojnë.

PDK po e bënë fushatën më paqësore se që e bënte Ibrahim Rugova dhe Gandi. Po vepron sipas mësimeve të Biblës ; të gjithëve po ua kthenë faqen që ta godasin, askujt nuk po ia kthenë goditjen!

Ruleti rus apo oferta e PDK-së! E ka bërë një listë që ka më së shumti emra të rinjë dhe figura që, jo se nuk ishin me PDK-në por se as sot e kësaj dite nuk e ndjejnë veten si anëtarë të PDK-së.

Po e shfrytëzon me mjeshtëri fushatën amatoreske të LDK-së sikur edhe strukturën e ashtëzuar organizative që e ka ruajtuar thuaja të paprekur që 20 vite! Dikush e ka mësuar shumë mirë Kadri Veselin se si ta bëjë listën e kandidatëve për deputetë, duke u dhënë përparësi ardhacakëve apo muhaxhirëve politikë (të larguar apo të përndjekur nga partitë tjera) .

E ka forcuar Prishtinën me kandidatë si Merita Makollin, Shqip Demaçin, Abelardin dhe të tjerët, Ferizajin e ka bërë thuaja dominion të ish vartësit tim të SHIK-ut (Shërbimi Informativ i KMDLNj –së) Ilmi Reçica, Hajdari po ia stabilizon shumë Gjakovën, Prizreni ka qenë i fortë edhe më parë, me largimin e Hasan Prishtinës – Agim Bahtirit nga AKR edhe Mitrovicën e ka në grusht, e ka huqur keq me Podujevën, Gjilanit dhe Anamoravës të imperatorit Haziri mund t’ia marrë ndonjë votë, Pejën e ka të lodhtë, kurse Drenicën, të Kuqe dhe të Zezë (Drenica Kuqezi) e ka me vete, Shtimen, Çakanikun dhe do vende të vogla i ka me pozicione të forta . Kadria po e bënë fushatën e mirë dhe fort paqësore .

Shumë edhe nuk i besojnë mirëpo nuk e besoj se do të ndahet keq. Në mos për asgjë tjetër, bisedimet me Serbinë nuk e lënë jashtë loje. PDK, e hjek taksën, pa asnjë dyshim vetëm se është kërkesë ndërkombëtare. Deri vonë ka marrë përgjegjësinë, pa bërë fare ADN-në për atësinë e kësaj takse .

 Po duket se kurrë nuk ka qenë i kënaqur me fëmijën (taksën 100%) e porsalindur prandaj ka qenë kundër saj. Këtu është një problem ; ose PDK ka qenë prind i papërgjegjshëm dhe nuk e ka edukuar fëmiun si duhet ose fëmiu i ka dalë jashtë dore!

Ata që po mendojnë se aq lehtë e dërgojnë PDK-në në pension politik e kanë gabim sepse PDK nuk mund të llogaritet si pensionist i moshës por është kontributdhënës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, herë duke qëndruar krenarë dhe ballëlartë, herë duke u gjunjëzuar por se asnjëherë nuk u shtri për toke. Nëse nuk del partia fituese atëherë mund të jetë partia e dytë! Më shumë në saje të gabimeve të partive tjera . Dhe punës së madhe në terren!

LVV: E ka një listë me emra të aktivistëve të hershëm të LVV dhe ardhacakëve që duan të bëjnë karrierë duke kaluar “ Rrugën e Trëndafileve “, pa shumë investime dhe pa shumë mundime.

Në disa procese nëpër të cilat ka kaluar Kosova, LVV ka luajtur rol historik, jo se i ka pamundësuar disa procese por se i ka ngadalësuar në zbatim, duke i vonuar e që e kanë humbur peshën që e kishin po të ishin zbatuar sipas dinamikës së paraparë nga bashkësia ndërkombëtare.

Me kohë i ka identifikuar proceset e dëmshme, sikur një mjek që saktësisht e përcakton diagnozën por se nuk ofron terapi përkatëse për shërim. LVV është rast tipik i parimit të shpërputhjes së madhe midis asaj që është e drejtë dhe që e dëshironi dhe asaj që mund ta realizoni.

Lojën për koalicion parazgjedhor me LDK-në e humbi sepse ra në kurthin e dhelprës politike, Isa Mustafës kurse Albin Kurti, LDK-së i vendosi kurth për minjë. Dhelprat asnjëherë nuk bijnë në kurth të minjve kurse minjtë lehtësisht bijnë në kurthe të dhelprave!

Në vend se gjatë fushatës të merret PDK (Memli Krasniqi) dhe AAK (Arian Agushi) me rep muzikë apo fushatë në ritëm, këtë po e bënë rokeri Albin Kurti me ; “ le të lëvizë Lumezi e të kthehet Elezi ...” . Albini e ka të qartë se, as, edhe po të bëhet kryeministër i Kosovës, nuk do të lëvizë Lumezi e nuk do të kthehet Elezi e vetëm në ëndërr mund të shoh se mund ta shkarkojë Hashim Thaçin – Shimën.

Ligjet aktuale, edhe si kryeministër nuk i lejojnë këto transakcione dhe transfere. Ligji nuk përmbush dëshira por, në të shumtën e rasteve rrënon dëshira! Në konstalacionin aktual politik ndërkombëtar, Albin Kurti e ka të vështirë, mos ta them të pamundur të bëhet kryeministër edhe në rast se i fiton zgjedhjet.

Albini ka bërë më së shumti salto mortale në këto vitet e fundit por po merr në thua në bisedimet me Serbinë. Nuk ka kohë bota të merret me rishqyrtimin e marrëveshjeve të Brukselit! Bota kërkon zbatim të këtyre marrëveshjeve e jo rishikim!

Albini sigurisht se ka vullnet (edhe nga hakmarrja) ta luftojë korrupsionin sepse jam i sigurt se nuk është i korruptuar por se koha nuk po punon për të ; nuk po kërkohet lufta kundër korrupsionit, si prioritet por prioritet absolut janë vazhdimi i bisedimeve me Serbinë dhe arritja e një marrëveshjeje.

Vetëm pas kësaj do të aktualizohet lufta kundër korrupsionit dhe do të jetë koha e Albinit nëse deri atëherë mbijeton politikisht! Mendoj se rrethanat do të jenë përcaktuese që LVV të mbetet ende në opozitë.

Dhe mendoj se do të jetë më mirë për LVV të ndodhë kjo! Në politikë nuk kalon urrejtja ndaj askujt, ndaj asnjë subjekti politik. Mund të ketë efekt momental pozitiv por strategjikisht është (urrejtja dhe përjashtimi) sport i kushtueshëm!

LVV, në variantin më të mirë mund të dalë e dyta por objektivisht mendoj se do të jetë partia e tretë. Nëse fiton do të jetë befasi e madhe, së paku për mua! Albini po thotë se taksën do ta zëvendësonte me reciprocitet të plotë. Nëse ndërkombëtarët janë 100% kundër taksës, do të ishin 1000% kundër reciprocitetit!

AAK dhe këmbaleci PSD: Do të fitojnë vota në saje të Ramushit por 100% nuk i fitojnë zgjedhjet. Ramush Haradinaj e ka bërë një potez shumë të mençur politik gjatë mandatit të përgjysmuar: të gjithë do të thonë se është vendosja e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Unë mendoj se ky ishte potezi nr.2 i Ramushit kurse potezi nr. 1 ishte mospranimi i marrjes së përgjegjësisë për dialog me Serbinë.

Po ta merrte këtë përgjegjësi taksa nuk do të kishte fare efekt kurse, mosmarrja e përgjegjësisë e ka fuqiozuar taksën. Po ta merrte Ramush Haradinaj përgjegjësinë e udhëheqjes së bisedimeve (monologut) me Serbinë, nuk do të bënte asgjë tjetër përveç se do t’i lante pampersat e mbushur të Hashimit dhe Editës pas takimeve me Bareshën Ashton dhe mashtruesen Mogerini!

Kështu, të gjithë po e ndjejmë kundërmimin e bisedimeve pasi t’i kenë dhjerë Hashimi dhe Edita por nuk kemi detyrim, as t’i veshim ato brekushe e as t’i pastrojmë. Ramushi e ka një problem; nëse edhe hipotetikisht do të bëhej kryeministër i Kosovës, ku do të mbetej taksa 100% ?! Problem, për momentin i pazgjidhshëm!

Nisma demokratikesociale  dhe Aleanca e sabotuesit të njohjeve për Kosovën: Kësaj radhe nuk po komentoj asgjë sepse kam dilema të mëdha se do ta kalojë pragun. Nisma pa AKR –në 100% në Kuvend, Nisma me AKR-në 100% lë mëdyshje!

Zgjuarësia e munguar politike: Lista Serbe është parti e Serbisë në Kosovë, 100% përfaqëson dhe mbronë intreset e Serbisë dhe 100% punon kundër intereseve të Kosovës, të cilën nuk e njeh dhe nuk e pranon, as si shtet e as si entitet politik, i pavarur nga Serbia.

Serbët e Kosovës rreth Sllobodan Petroviqit dhe  Nenad Rashiqit  duan të jetojnë në Kosovë dhe duan të integrohen në Kosovë . Për aq sa janë të përndjekur nga Serbia dhe marionetës së quajtur Lista Serbe, aq kanë qenë të përndjekur nga disa subjekte kosovare që janë shkërdhyer me Lista Serbska, jo për shtet por për pushtet!

Tash, po të kishim liderë që mendojnë pak më larg se interesi momental dhe hunda e tyre që është e operuar nga nuhatja e drejtë politike, ata do të udhëzonin votuesit e tyre që të sigurojnë një numër të votave për Petroviqin dhe Rashiqin dhe vetëm në këtë mënyrë do të fuqizoheshin serbët që duan të integrohen në Kosovë dhe do t’i priheshin krahët një partie socialshoviniste siç është Lista Serbe. Po a mund të ndodhë kjo në Kosovë ?! Nuk e besoj

Mos qofsha në lëkurën e fituesit të zgjedhjeve: Nuk ka më keq se t’i fitoni zgjedhjet dhe të veproni kundër vullnetit të votuesit!

Kjo do të ndodhë në Kosovë sepse vullneti i votuesit do t’i nënshtrohet urdhërit të Zeusit ; heqja e taksës, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe një marrëveshje që do të dhemb bukur shumël.

Në çdo vend në botë zgjedhjet organizohen për t’i shëruar dhimbjet, vetëm te ne ndodhë e kundërta! Vërtetë, a jemi nje vend normal ?!     
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)