28 Mars 2024

A nuk mjaftoj kompromisi i dhimbshëm i pakos së Ahtisarit?

Shkruar nga Islam Krasniqi

Është për tu quditur mentaliteti i këtyre liderëve të cilët po thonë së në dialog më Serbin duhet të mbyllet dhe priten kompromise të dhimbshme. A nuk ju mjaftoj Pako e Ahtisarit ksaj elite politike, e  cila në brendesin e  sajë pos fjales pavarsi asgje  nuk pati në favor të popullit  shqipëtar, nga shumica  na  shenderroj në pakic,  na  benë shtet  multi etnik, duke i favorizuar pupullin pakic serb, pako e cila serbet  i benë superior dhe popullin shumicë shqiptarë i diskriminon në çdo aspekt.


Deri kur do ti prin karnavalit këta  individ të pa dishemë, të cilët në gojen e tyre e  kanë fjalen kompromis dhe  asnjë here nuk e  dine  së normalizimi I raportëve shtetërore dhe i fqinjësisë së mire krijohet me reciprocitet e jo me  kompromise të dhimbshme.   Ne pranuam pakon e  presedentit Ahtisari, pa e  lexuar , pa e  ditur përmbajtjen e sajë, pako e  cila i mashtroj të pa dishëmit më fjalen pavarsi, ku popullit shqipëtar I’a  vrajti ëndrren e  bashkimit kombëtar, nga 97% e populluar  më shqipëtar e  shendrroj në shtet multi etnik, ju dha serbëve të drejten e  vetos, që Kosoves  të ja  paralizoj të gjitha rrugët  drejt shtetndërtimit, drejt antarsimit në institucionet  EuroAtlantike,  compromise të cilat  tash e disa  vite e  kanë bllokuar formimin e  Ushtris.

Çka mund të ketë më të dhimbshme si kjo pako, qfar kompromisi tjetër do të lind tash, ndoshta edhe  shpallja e autonomis për  serbet në komunat që jëtoin, pavarsisht asaj së ne i kemi krah edhe  Londren, Berlinin,Washingtonin  po qesum hapa të gabuar, duke e fuqizuar  vetën në dem të shtetit.  Apo mendojn këta  lider së kompromiset e reja  mund ta demtojn funksionalizimin e shtetit, gjithashtu ndarja e brendshme  perms  një entitetit ashtu siq kërkoin me  asociacion është shumë e rrezikshme, sepse lideret tanë kanë prerë pa e matur, me atë matsin e  paushalit apo sit hot populli me “Tahmin”, duke harruar së Kosova nuk ka më hapsir pë kompromise. Çdo ditë po provokohen qytetaret nga lideret  me fjal të ndryshme si Ndarje, shkembim territoresh, autonomi për  serbet në veri, korrigjim i kufive, karta shumë të rrezikshme, cila do nga keto që qitet  në tryez mund ta rihap çështjen e statusit. Mos ta harrojm amanetin e atyre që ranë për  më të shtrejtën Liri,  e jo ta bejm gabimin siq e  benë me Maqedonin dhe  Malin e  Zi, duke falur territore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)